HYMNI I FLAMURIT THIRRJE PËR SAKRIFICË

Noli_flamuri_shenjte

         Autor_Muhamet_D_RogovaNisur nga rëndësia që ka ky symbol I fuqishëm kombëtar,  në periudhën kur  po bëhej shteti ynë, u hartuan disa tekste, poezi  me përmbajtje  solemne që u quajtën  hymne kombëtare.  Në këtë rast  do t’I marrim në shqyrtim  tekstet e tri hymneve :  “Hymni I Flamurit”  me autor  Asdrenin, “Hymni I Flamurit Kombëtar” I Gjergj Fishtës  dhe “Hymni I Flamurit”  shkruar nga Fan. Noli.

      Teksti i hymnit i hartuar nga Asdreni është më I thjeshtë, më praktik, më solemnë e më përmbledhës.  Autori i bën thirrje  popullit  për  luftë e për sacrificë sublime  për ta shpëtuar atdheun, Tekstet e  Fishtes e të F.Nolit, krahas këtyre kërkesave që i kemi edhe në tekstin  e Asdrenit, kemi edhe historicizëm, duke evokuar të kaluarën e lavdishme të popullit tonë gjatë periudhave  të ndryshme të historisë  e të cilat duhej t’i shërbenin  popullit tonë si  mjet frymëzimi dhe inkurajimi për ta vazhduar atë  traditë të hershme dhe për ta rikthyer  dinjitetin e të parëve tanë.

         Teksti I Fishtes përshkohet nga romantizmi patriotik me elemete të theksuara  të epikës tradicionale të veriut, me thirrje patetike për bashkim, që ngjajnë me veprimet e personazheve  të këngëve  kreshnike të veriut:

                                     “Bini toskë e bini gegë

                                      Si dy rr`fe që shkojnë  tue djegë

       Poezia e Fishtës ka mjaftë elemente të përbashkëta   me poezinë e njohur të Pashko Vasës, me digresione dhe antiteza të  cilat përpiqet t’i vejë në shërbim të idesë së tij për  ngritjen e  moralit të popullit në luftën e tij të drejtë.

         Fan Noli, që në vargjet e para të poezisë së tij, përpiqet ta paraqes  flamurin si gjënë më të shtrenjtë për shqiptarët që krahasohet  me gjërat më të shtrenjta që ka njeriu:

                                         “O flamur gjak,  o flamur shkabë,

                                          O vend  e vatër,  o nënë e  babe,

                                          Lagur  me  lot,  djegur me flake”

           Pra krahasimet  me vendin,  vatrën,  atdheun, nënën dhe babën,  paraqesin gjërat më të shenjta që ka njeriu  dhe për t’i mbrojtur këto, vlera , ia vlen edhe të vdiset.  Kështu kanë vepruar, sipas Nolit,  edhe brezat e përparmë të popullit tonë.në luftra të pandërprera  kundër pushtuesve  të ndryshem si Romës, Venedikut,  serb Dushanit, turk Sulltanit  e shumë pushtuesve të tjerë për të ruajtur identitetin e tyre kombëtar.  Noli, duke përshkruar historicizmin , tregon se nga populli ynë, nuk dolën vetëm luftëtarë e bujqër,, por edhe strateg e mendje të ndritura  që i ndihmuan qytetërimit botëror:

                                 “Flamur që linde Shën  Konstandinin”

 Pra nga ky popull  doli edhe Shën Jeronimi e shumë shenjëtorë të tjerë si tani vonë, Shën Tereza si dhe perandorë të Romës e të Bizantit, Disa  Papë, vezirë e pashallarë të shumtë, themeluan  qytetërime e  shtete si  Mehmet Ali Pasha i Egjiptit, si dhe nobelistë të kohës së sotme.  Sipas Nolit, ky popull me vitalitet kaq të lartë, mëkat të lëngojë  nën robëri. Ky popull e meriton një  fat më të mire.

           Në kohën  kur disa skeptikë dyshonin në mundësinë  e formimit të një shteti unik shqiptar, per shkak të tri besimeve, Fan Noli  me pak vargje  trtegon për tolerancë të lartë  që ka populli shqiptar në aspektin fetar :

                                       “Pajton islamin e krishtërimin

                                        Çpallë midis  feve  vllazërimin”

Me këtë jep të kuptohet  se dallimet fetare  nuk janë kurrëfarë  pengese për formimin e shtetit të përbashkët  kombëtar gjë të cilën e vërtetoi edhe koha.

          Në të tri tekstet e këtyre autorëve del edhe bekimi I Perëndisë për mbrojtjen dhe bekimin  e luftës së drejtë të popullit shqiptar për ta quar popullin e tyre drejt lirisë,  pavarësisë  dhe mbarësisë së përgjithshme.

           Nëse Asdreni dhe Fishta  përmendin Perëndinë  në marrjen e këtij vendimi hyjnor:

                                       “Se Zoti  vetë  e tha me gojë

                                        Se kombet shuhen përmbi dhe

                                        Por Shqipëria do të rrojë

                                        Për te, për te, luftojmë ne”         (Asdreni) 

Gjergj Fishta  shkruan:

                                      “Mbi njat flamur Perëndia

                                      Me dorë t’vet  Ai e ka shkrue

                                      Për shqiptar do të jetë Shqypnia

                                      Kush e prekë ai kjoftë mallkue”             (Fishta)

Fan Noli, ndonse nuk e përmendë Perëndinë, ai flamurit tonë  përpiqet t’ia japë epitetin hyjnor si të Perëndisë, që I jep  bekimin  Shqipërisë në formë urdhëri duke i përdor  foljet në mënyrën urdhërore :

                                          “O  fushë kuq, o  shkabë zi

                                           Përpjetë  prije  Shqipërinë

                                           Përlindja  shpirtin dhe fuqinë”

Që të tre autorët, përmes këtyre vargjeve, përpiqen t’i japin kurajo  popullit se në luftën e tyre të drejtë e keni edhe bekimin e Perëndisë, prandaj të mos ngurroni për të luftuar  se fitoren e kemi të  sigurtë e të garantuar nga Perëndia, por duhet edhe përpjekja e jonë si popull, pra kërkohet sakrifica.

         Për sakrificën sublime që kërkon  atdheu prej popullit të tij, shkruan Asdreni dhe Fishta.  Pa sakrificën e popullit nuk mund të arrihet ajo që është më e shtrenjëta- liria. Liria nuk falet por fitohet  duke e dhënë gjënë më të shtenjtë që e ka njeriu, pra me gjakun e tij. Kur atdheu është në rrezik, indiferenca  dhe largimi prej detyrës kombëtare-luftës,  konsiderohet tradhëti, si :

                                        “Prej luftës veç ai largohet

                                          që është lindur  tradhëtor

                                          Kush është burrë nuk frigohet

                                          Po vdes, po vdes si një dëshmor”       (Asdreni)

Vetëm në këtë mënyre I dilet borgjit  atdheut.  Kurse  Gjergj Fishta  thotë:

                                       “ Ma mire dekë me u shue  nën hije

                                          T’Flamurit  t’onë në fushë t’mejdanit

                                          Se me rrnue  nji jetë  robnije

                                          Për nën sukuj t’huejtë  t’ Ballkanit “            (Fishta)

Për ndryshim të teksteve të tjera, teksti i Hymnit të Fishtës  është më i gjatë  dhe pas çdo strofe  është refreni  përmes të cilit  i bën thirrje popullit  për bashkim kombëtar si dhe për sakrificën sublime që duhet të bëjë populli për gjënë më të shenjt – atdheun dhe lirinë . Ashtu sikur  Mihajl Grameno   që e lëshoi thirrjen e tij “Ja vdekje ja liri” , Fishta thot:  “A ngadhnjyes  a të gjithë dëshmorë” se sipas Fishtës,  jeta nën robëri është më e rëndë se vdekja dhe po të bashkohet populli si një trup I vetëm    një luftë të vendosur dhe të  përbashkët, sado I fuqishëm të jetë  pushtuesi,  ai më në fund do të detyrohet  për t’u larguar nga trojet  tona.

Muhamet D. Rogova , Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 24 Nëntor, 2016 — 04:15

The Author

Muhamet Rogova

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.