TEHUT TË NGjARJEVE

TEHUT TË MENDIMIT FILOZOFIK TË FAIK KONICËS

I madh është Faik Konica, jo veç për penën e hollë që e kishte në letërsi por edhe për mendimet dhe konstatimet filozofike të tij të shumta e njëra ndër më të qëlluarat që dhemb shumë por është e shëndoshë dhe reale shiç thot edhe Nikolla Rot: ”Kritika duhet të jetë e shëndoshë madje edhe e hidhur duhet gëlltitur”. Pra, e vërteta gjithnjë, pa shkëputje, madje në rritje të bujshme e mugullim të plotë është se “shqiptarët do të përparojnë atëherë kur do ta fitojnë luftën me vetveten”. Kjo e përkthyer në gjuhën e popullit i bie se e keqja dhe humbja, shqiptarit, i vijnë nga brenda.

Shtrohet pyetja: -si merren kalatë? Kjo pyetje në vete e ka përgjigjen; historikisht kalatë janë marrë nga brenda. Pra pushtimi i kalasë që ndodh nga ana e pushtuesit, zaptuesit, plaçkitësit, përvetësuesit të vlerave dhe pasurisë së tjjetrit dmth. atij që e lakmon të huajën, kjo vjen si ndihmesë apo rezultat i përçarjes aty brenda në kala. Për shkaqe nga më të ndryshmet, siç janë: naiviteti , makutëria, mosnjohja e problemit në thelb, shantazhi, mbajtja e principit të së drejtës, shkurtpamësia, bindja personale, botkuptimi joliberal, mospajtimi me konceptin e mbrojtjes si dhe mosbindjes së urdhërit hierarkik, humbjes kohë me analiza të strategjisë e deri te shikimi i përfitimit personal në dëm të asaj që është madhore-kauzale edhe planifikimi i mëparshëm ndryshohet konform zhvillimeve në teren, në kohë dhe hapësirë!

Pra ndërtimi i strategjisë dhe mund të ndryshohet sipas rrethanave që zhvillohen në kohë e hapësirë të caktuar vetëm e vetëm për qëllim të mbrojtjes së suksesshme. Ai që ndodhet në anën e mbrojtësit e ka për detyrë dhe për obligim të mbrohet dhe të fitojë përkundër atij që sulmon dhe i cili e sheh vetëm pushtimin si fitore pa e llogaritur humbjen e cila mund edhe t’i ndodhë deri në zhbërje. Kauza është e shenjtë sepse e ka brenda qelizën që thirret familje e ajo është dy herë e shenjtë! Pra këtu nuk ka vend parimi i drejtësisë teorike sepse, lufta sado që t’i ketë rregullat e saja ajo në thelb e ka fitoren deri me çmim të asaj që është sublime e ajo është jeta!

Dikush që ta rrezikon jetën, ta shkel vendin tënd, që livadhiset në pronën tënde, që bëhet zot në shtëpinë tënde, që komandon me familjen tënde, që ta ndryshon historinë dhe kulturën tënde, aty më s’ka kuptim humanizmi, “drejtësia”, toleranca, keqardhja..! Aty duhet të mbrohet jeta me çdo kusht dhe pa “pardon”!

© Kasam ShAQIRVELA

Shperndaje ne
Updated: 28 Shtator, 2018 — 03:46

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.