Kimete bijë , a je ti ?

Që ishim popull i pa kurriz e kuptuam në kohën e pas pavarësisë së Kosovës, por   që Kimete Berisha i takon grupit më të keq të zvarranikëve nuk e kisha menduar ;se si ajo qëndron në këmbë një e tillë është vështirë të spjegohet , sepse rrëshkitja e saj prej zvarraniku herë në një anë e herë në tjetrën  i për ngjanë kërmillit të rreth bunarëve i cili i linte gjurmët e veta .

Mjafton të klikoni emrin e saj në internet dhe mund të lexohen të gjitha p`shtymat e saja prej kërmilli ( gjakovarqe ; Kaqamilli).

Kimete e je ti, që e ke shkruar ?: “Opinionistja Kimete Berisha ka reaguar serish ndaj Erzen Vraniqit, djalit të Hamdi Vraniqit që mundësoi ndërtimin e Kishës Ortodokse serbe në oborrin e UP’së, gjatë kohës së masave të dhunshme të regjimit.

Berisha habitet se kush ka mbetur të flet sot për bashkim kombëtar, duke aluduar në Vraniqin, babai i secilës, sipas Kimete Berishës, “Në kohën kur u dëbuan nga puna 80,000 shqiptarë, 6000 prej tyre arsimtarë për shkak se kishin marrë pjesë në protesta dhe kishin refuzuar të pranonin planprogramet e reja serbe që eliminonin mësimin e letërsisë dhe të historisë shqiptare”, “Hamdi Vraniqi nënshkruan projektin e Sllobodan Millosheviçit për ndërtimin e kishës serbe në oborrin e Universitetit të Prishtinës”.”

 http://m.gazetaexpress.com/lajme/kimete-berisha-per-erzen-vraniqin-celu-toke-qe-kush-u-mbet-me-fol-per-bashkimin-kombetar-250346/?archive=1

Kimete bijë ,e lexova një status tëndin në rrjetet sociale,  duke komentuar aktualitetin fetar kombetar në Kosovë : « Na m`ytën’!
 
E cfar do të thotë me e ndjer veten më shumë musliman sesa shqiptar! Se musliman mund të jetë edhe një rus, për shembull. Musliman bëhesh, kur të duash, kur do, kush do, mund të konvertohet e të bëhet musliman, ama, shqiptar nuk bëhesh. Nuk konvertohet përkatësia kombëtare, shqype. Se Zoti ka dashur të jeni shqiptarë. Nuk mund ta ndryshoni vullnetin e Zotit, se vet keni thënë se asgjë nuk ndodh pa lejen e Zotit. Pra, ti je shqiptar, me lejen e Zotit!
Ju ndjejeni veten si të doni, po arab s’mundeni t beheni , tranohuni, shkarravituni, bezeritni, shkulni flokët me rrënjë, po nuk zhbëheni dot nga përkatësia kombëtare shqiptare.
 
Mohojeni sa të doni historinë dhe të vërtetën.edhe nëse hiqni dorë publikisht, me shkrim, nga përkatësia kombëtare, nga gjuha dhe kultura shqiptare, kot e keni, ngulni sa të doni, nuk bëheni dot turq, as indianë, as iraninë, as sirianë.
S’po kuptoj pse e urreni gjuhën shqipe dhe e idhnoni Zotin. Arabët nuk besoj se ua ndalojnë të luteni shqip.Liria që e solli bota perendimore në këtë vend të pushtuar me shekuj, ju ka frymëzuar të çoheni kundër shpëtimatërve. Kjo është logjika e robit.
 
Thonë ‘robi ëndërron me ‘vra’ zotninë e vet’.( nga Kimetja ) 
 
Kimete a je ti ? që pate shkruar : “Asnjë imam, hoxhë, politikan fetar, qytetar, askush me kaq afsh nuk u ka dalë në mbrojtje 40 shqiptarëve të arrestuar për terrorizëm, si Albin Kurti sot!
 
Deri sot, të vetmin lider që e kam parë si shpresa dhe e ardhmja e këtij vendi ka qenë Albin Kurti me shokët e tij .Prej sotit, i vetmi politikan, që e shoh të pamend dhe pa të ardhme në politikë është Albin Kurti, PA shokët e tij, të cilët i shoh spontanisht dhe përfundimisht të kërditur dhe të distancuar me kohë nga demagogjia e tij shumë e rrezikshme.  (http://www.fjala.info/arkiv/fjala4/?p=1629 )
 
Po në të njejtin shkrim Kimete Hanëm, sa mirë e  theksojshe realitetin : » Të dalësh në mbrojtje të xhihadit si ideologji, me prepotencë e mendjemadhësi, si Albin Kurti, të bëhesh avokat e psikoanalist i xhihadistëve si me spontanitet, e në të njejtën kohë të paraqitesh ‘francez’, se kishe ti nuk po e kupton rrezikun që vjen nga bindjet, ideologjia dhe qëllimet e xhihadistëve, vërtetë është për t ‘u ‘mbytur n’legen’!
 
Të respektosh të drejtën ‘universale’ të Lavdrim Muhaxherit me shokë, për të prerë koka fëmijësh në Siri; Të përkrahesh Palestinën, për t’u identifikuar si kundërshtar i Izraelit, nuk është rastësi; Të deklarohesh kundër Ligjit për pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftëra të huaja, përkatësisht për pjesëmarrje në xhihad dhe vëllavrasje, s’ështe asgjë tjetër përveç ‘vetëvrasje politike’!”
 
E di që në atë kohë mendojshe ndryshe dhe shkruajshe :  “Dykuptimësia dhe sofizmat e Albin Kurtit janë bërë të neveritshëm dhe të rrezikshëm. Albin Kurti e di fort mirë jotolerancën ekstreme të këtyre muxhahidëve, ai e di mirë antisemitizmin dhe urrejtjen që e kanë xhihadistët për Republikën e Kosovës, të cilën duan dhe planifikojnë ta bëjnë Republikë islame, Kalifat, shtet të tyre!
 
Albin Kurti, e di më së miri se të arrestuarit për terrorizëm dhe shokët e tyre janë stërvitur nga imamët radikal, kanë bërë gjimnastikë mendore natë e ditë për ta rrënjosur thellë urrejtjen, ndjenjën e dëbimit dhe neverinë e jashtëzakonshme për shtetin e Kosovës, të cilët e shohin si Republikë hebreje!”
 
Kimete edhe unë isha me ty ; – A e patë se si janë sjellur meshkujt e këqij të Vetëvendosjes me Zonjën e rëndë, Ajnishahe Halimin! E kanë nënçmuar, e kanë marrë në bisedë informative, e kanë quajtur “rrense”, e kanë mohuar, e kanë mërzitur, e kanë shokuar, e kanë shantazhuar dhe në fund e kanë përjashtuar nga pozita e koordinatores. Ka diçka perverse dhe nekrofile, ka diçka mizogjine dhe diskriminuese, diçka raciste dhe të tmerrshme në sjelljen e Dardan Molliqajt dhe rrebelit të tij nga Shqipëria, Bojken Abazi. Ka diçka të prishtë, sadiste dhe poshtëruese në sjelljen e tyre ndaj Ajnishahe Halimit. ( nga KIMETE BERISHA: KU E KENI SHOTËN O VARRE TË GJALLA! )
 
Kimete ishame ty , kur shkruaje : “ Polici i shpirtit, sadisti Dardan Molliqaj nuk lejon që anëtarët e Vetëvendosjes të shprehin mendimet e tyre publikisht, para se t’i licencojnë ato mendime në zyrën për kontrollin dhe redaktimin e ideve dhe opinioneve në Vetëvendosje.”
 
A të vazhdojmë Zaja Kimete : “ Policia e Vetëvendosjes e heshtën edhe Shpend Ahmetin dhe grupin e tij, të cilët prej se është bërë Kryetar Visar Ymeri, nuk dëgjohen për së gjalli. Visari i shërben Albinit për të kryer punët e ndyta për përjashtimin dhe rrënimin e personaliteteve si Ajnishahe Halimi, derisa ëndrrimtari Albin Kurti ia fut gjumë.  S’qe i zoti bre, s’qe i zoti ta ruaj dhe ta kursej nga goditjet e ulta të Dardan Molliqajt, së paku Ajnishahe Halimin.
 
Çfarë njeriu është Albin Kurti që ia mbylli derën znj.Ajnishahe, dhe i tha se nuk është i thirrur që ta ndihmoj dhe ta kursej nga lufta e ndytë që po bëhet kundër saj, e cila luftë dirigjohet nga vet Albin Kurti. Ajnishahe Halimi, është një vlerë kombëtare. Ndësa, Albin Kurti i njejtë si fallangat e qeverisë së Ahmet Zogut. »
 
Dhe sot na shkrove : “Ani çka që kanë shtruar iftar në xhade, z.Ramabaja!
 
Pse po të pengon ty? Trego drejt! Ky popull me shumicë është myslimanë. Lërini të qetë. Ata ashtu po duan. E dinë ata (kanë mësuar në shkollë), se si të parët e tyre e kanë marrë fenë me zor, nga pushtuesi osman. S’e kuptoj pse turpëroheni nga kultura e popullit tuaj. Me më pas dëgju’ mua, populli i Kamenicës kishin shtru iftar në autostradë.  (Shkruan: Kimete Berisha  Jeni bë bozë! )
 
Kimete bijë ,Mehmetali Rexhepi ka shkruar “Logjika anakronike e “distancimit”
 
Në jetë ndodhin gjëra të cilat nuk mund të mbahen të fshehta, sepse vjen një rrethanë dhe bien maskat… Shtrohet pyetja e mëdyshjes: si kërkoi Partia Vetëvendosje “distancim “ nga Profesor Dr. Sadri Ramabaja, anëtar i devotshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, pse Sadriu paska shprehur një konstatim brengosës të kahes kah po e shpien rrymat e errëta radikale në emër të islamit identitetin e etnisë shqiptare?! Si duket në kokat e “distancuesve” ende paskan mbetur viruset e “leçitjes”, të diferencimit ideor-politik të stilit të LKJ-s fantazmë?! Shumë i paska hyrë në gjak pushteti këtij klani, aq sa për vota të radikalëve e mjekërzinjve qenkan në gjendje të djegin në turrë drush, madje dhe përfaqësuesit vetjakë të mendimit të lirë, por të shqetësuar?! Brenga e një intelektuali me edukatë etnike dhe kulturë evropiane për katandisjen e turmës pas mendësisë së errët mesjetare, për Vetëvendosjen spekulative qenka veprim ”blasfemik”, andaj u dashka “diferencuar” nga autori i asaj “blasfemie!” A jeni në vete ju të verbuar nga karrierizmi?!
 
Albin, a je ti?! pardon Kimete, a je Ti ?
 

01.07.17 Gjakovë

Postuar: 1 Korrik, 2017 — 05:32

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons