Gjuha shqipe e ndaluar , si zakonisht gjatë shekujve

Nuk e kam për asgjë më shumë se sa të kërkoj një lloj baraspeshe në kërkesat e turqve të sotëm ndaj nesh . Të gjithë e dimë se sot cila është Turqia ; cilat janë interesat e saja strategjike nëpërmjet nesh në Ballkan. Me postimet e mia unë vetëm po e kërkoj një peshë të barabartë në marrëdhënjet tona.

Referenca e ime kryesore për një këndellje të mendjes gjithëshqiptare është dhe mbetet Kadare.
“Me gjak e me lot tragjedie u themelua trualli i shqiptarëve. Frika irracionale që shkaktonte kombi shqiptar te të tjerët, në Ballkan gjoja, në fakt, ka qenë gogol propagande. Por tani, kemi frikë se mos e humbim vetë me dorën tonë shqiptarinë, lirinë tonë. Kemi frikë se mos nga gogol propagande shndërrohemi në gogol-xhihadësh. Perandorët e rinj osmanë, Erdogan-sulltanët me dhëmbët zgërdhirë, po këndojnë këngën “Ty shqiptar të kam gaz”. Europa perëndimore mezi ja hoqi nga thonjtë (për)dhunuesit shqiptarëve, për ti kuruar trutë atyre në familjen e shtëpisë së saj europiane. Mirëpo, trauma pesëshekullore e pushtimit osman paskësh qenë e rëndë, fryma otomane paskësh lënë probleme të ndërlikuara. “ (https://topkadare.com/2016/07/10/mka-zane-vorri-oh-me-bese-te-dhane/ )

Fryma pro-osmane, po krijon themele të reja në Shqipëri, Kosovë , te shqiptarët e Maqedonisë ka kohë që ka zënë vend. Tashmë nuk është film po të përmendet hapur këtu se: feja islamike është përqafuar nga më shumë se gjysma e shqiptarëve, se ka pashallarë të rinj vendës të lidhur me një mijë fije me erdogan-sulltanët e Anadollit, ka një shtresë njerëzish të nëndheshëm (të rrezikshëm) me prirje proislamike, ka shoqata të reja „ Dum Babën“(dalin hapur nëpër mediat shqiptare) të cilat janë gati të përmbysin gjendjen deri në rebelim pro turk etj.,etj, Alarm! ( IK)

A nuk po e shohim se ku jemi ? A nuk po e shohim se për ditë e më shumë jemi të zënë në grackën serbe ?

Ja një dokument , të cilin e keni parasysh ; Një urdhër qeveritar turk në të përditshmen “Cumhuriyet “ të datës 21.05.1936 me të cilin ndalohet edhe gjuha shqipe në Bashkinë Gënen .Ndalohet në rrugë, në Pazar ,në vendet pra publike . Po në shkolla ? Vetëm turqisht !

Në këtë urdhëresë përfshihej edhe ndalimi gjuhëve tjera jo turke .Por? Ne në Kosovë gjuhën turke e zyrtarizojmë për një numër të vogël njerëzisht që nuk dinë ta dallojnë se feja e tyre nuk është Turqia, dhe se feja e tyre nuk është kombësia turke . Ne jemi shumë dorë shlirë në mohimin e vetvetes .
Ky mohim do të ketë pasoja: “Kush nuk beson se Serbia, nga njëra anë paguan radikalizimin islam, nga ana tjetër ankohet fuqive perëndimore duke i paditur ata: «Ja për çfarë na bombardove 1999-ën, për xhamitë e shqiptarëve!» – pyet Ismail Kadare

Nëse ne të pranojmë , mos na hyp në qafë i kisha thënë Turqisë ! ( “E padurueshme është qetësia që shfaqin politikanët shqiptarë të të dyja vëndeve, Kosovë e Shqipëri”. Kadare )

Pra “Taksën për liri shqiptarët e paguan me çmim shumë të madh. Çdo shqiptar i vërtetë anembanë globit ka dhënë kontribut për këtë liri të munguar . Çdo shqiptar i vërtet duhet të jetë në gjendje ta mbrojë po me çmim të madh lirinë nga krimet që duan të bëjnë të tjerët në emër të saj. “

Fahri Xharra, Gjakovë
05.09.17

Shperndaje ne
Updated: 5 Shtator, 2017 — 19:29

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons