NË NJËZETVJETORIN E EPOPESË SË PREKAZIT LIBRI I NJËZETË I AUTORËS MEVLYDE MEZINI -SARAÇI "PËRTHEKIM KOHËSH"

NË NJËZETVJETORIN E EPOPESË SË PREKAZIT LIBRI I NJËZETË I AUTORËS MEVLYDE MEZINI -SARAÇI
“PËRTHEKIM KOHËSH”

Shkruan: Rrahman Hyseni

I një gruaje të urtë, të çeliktë, bujare humane, trimëreshë, e cila mundi të kalojë mbi sfida, vështërsi e vuajtje të mëdha dhe nuk u dorëzua, nuk u përkul. Kjo grua, kjo nënë, motër, shkrimtare, përpos asaj që bëri me shpirt e zemër për atdheun dhe kombin shqiptar, një gjë të tillë e bën me shpirt edhe me penën e artë të saj, ku në çdo fjalë ndjen mall për Luftën e Kosovës, për dhimbjen e të gjithë atyre që dhanë më të shtrenjtën-jetën e tyre.
Sot kur na mungojnë të zhdukurit dhe që ende familjarët nuk dinë për trupin e tyre znj,Mevlyde Mezini-Saraçi, shkruan për atdhe, vuajtje, gëzime, hidhërime, diku shpërthen mllefin ndaj padrejtësive, por shkruan edhe për gëzime, për jetën, familjen, miqësinë e shoqërinë, për nënat, motrat, baballarët, për varfërinë, pasurinë, të ligjtë e të pasurit, të kaluarën e të tashmen për trojet shqiptare, e pra si mos të jetë gëzim i madh kur libri botohet, të duket se e sheh rilindjen e vet, sepse aty e derdh tërë energjinë për ta përshkruar synimin e saj, ta gjejë subjektin që ta kënaqë lexuesin apo dikujt që ia dhuron. Tani do ta japim biografin për shkrimtaren znj,Mevlyde Mezini Saraçi,u lind më 15.12.1954, në Mitrovicë, në një familje qytetare me kushte mesatare ekonomike.
Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në vendlindje, ndërkaq studimet për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Prishtinës.
Studimet master, Menaxhimi i Emergjencave i kreu ne Kolegjin Universitar “Biznesi” në Prishtinë.
Në aktivitetin politik e humanitar është inkuadruar në vitin 1989.
Në muajin mars të vitit 1998, është zgjedhur kryetare e Këshillit Komunal për Ndihma Emergjente në Gjakovë, për të strehuar të dëbuarit nga zonat e luftës dhe për furnizimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Në vitin 1998-2000 ka qenë deputete e Kuvendit të Kosovës.
Për shkak të aktivitetit të saj politik e humanitar është burgosur nga policia serbe, në Gjakovë më
1 qershor 1998 dhe ka vuajtur dënimin në burgun hetues të Lipjanit deri më 4 dhjetor 1998.
Është gruaja që i ka dërguar arkivolet në Drenicë, për Komandantin legjendar Adem Jashari, familjarët Jashari dhe të gjithë të rënët në Betejën e Prekazit.
Para se të burgosej ka punuar si mësimdhënëse e gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollën fillore “At Gjergj Fishta” në Bishtazhin.
Në vitin 2000-2001, ka punuar si zëvendës drejtoreshë në Drejtorinë për teknologji informative në Qeverinë Komunale në Gjakovë.
Prej vitit 2001 – 2003 dhe 2006-2007, ka qenë Drejtoreshë e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve në Gjakovë.
Në vitin 2001- 2004 ka qenë Deputete e Kuvendit të Kosovës.
Është shkrimtare dhe autore e librave:
1. “Sytë e Pranverës”- poezi, 2000
2. “Ndoshta më s’ka kuptim” , poezi për fëmijë, 2002
3 “Kur jeta duhej jetuar” 2003, roman
4.“Çelësi është diku larg”, 2004, poezi
5.“When life has to be lived” 2012, roman në gjuhën angleze
6.“Në rrugëtim me Yllka Domi”, bashkë autore, 2013
7.“Ditëlindja e nënës”, dramë për fëmijë, 2013
8. “Jeta është e pamatur” Përkushtime, 2015
9. “Ledhatim pritjesh”, Poezi, 2015
10.“Për ty”, Poezi, 2015
11.“Murana” roman, 2015
12.“Lot i zemrës “Poezi, 2016
13. “Panoramë e poetëve”,2016
14.“I flas heshtjes”, Poezi, 2016
15. “Ç ‘faj ka vargu”, Poezi, 2017
16. “Dhembje që vret” Antologji, 2017
17. “Simfoni jete”, Poezi, 2017
18. “Këndi shkrimor”, 2018
19. “Oazat e shpirtit”, 2018
20. “Përthekim kohësh”, 2018
Anëtare e Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, 2002
2004, Është Ambasadore e Paqes Universale në Botë
2007, Qytetare nderi e Lushnjës
2012, Është shpallur “Gruaja shqiptare e vitit”
Kryetare e Qendrës Kombëtare të Poetëve, Shkrimtarëve dhe Artistëve “Gjakova”
Veterane e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Anëtare e kryesisë së Bashkimit të Shoqatave të Shkrimtarëve Shqiptarë
Autorës suksese e shëndet!

Shperndaje ne
Updated: 9 Mars, 2018 — 02:43

The Author

Rrahman Hyseni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.