Autariatët , Amantët dhe Breukët

Fiset_ilire_Br_De_Aut

Fahriu_02Nga Fahri XHARRA

Autariatët ,sipas gjeografit grek Strabos ishin ndër fiset ilire më të fuqishme dhe më të mëdha. Sipas arkeologëve Autariatët kishin jetuar në jug-lindje të Bosnjës deri në jug-perëndim të Serbisë së sotme dhe në veriun e Malit të Zi dhe automatikisht vazhdimësia e tyre shtrihej në Kosovë dhe Shqipëri. ose thënë ndryshe në ato territore ku u zhvillua grupi etnik i fuqishëm i kohës së Hekurit.. Edhe kultura e asaj kohe u quajt kultura e Glasinacit (rrafshirë afër Sarajevës) , por e njejta u zbulua edhe në luginën e Matit dhe si e tillë njihet Kultura e Glasinac – Matit.

Klasa e lartë e fisit Ilir të Autariatëve si dhe shoqëria e kohës e mbërrijti kulmin e zhvillimit ekonomik dhe gjatë shek.V-të pr.K .Kur Strabo shkruante” për popullin Ilir më të madh dhe më të fuqishëm “ sigurisht që mendonte për këtë kohë. Por maja e zhvillimit filloi të shuhet me ramjen graduale te Autarianëve duke përfunduar rreth vitëve 310 prK.

Iliret_AutariatetNga Autariatët u trashëgua një pasuri e madhe e të mirave. Përndryshe mbi 100 kështjella të tyre të shkatërruara janë gjetur , si dhe me mijëra tumule të tyre. Çdo gjetje ( bizhuteri dhe armë) e ringjallë origjinalitetin etno-kulturor të Autariatëve. Ata e kishin një traditë të vazhdueshme në përpunimin e metaleve dhe keramikës. Kompleksiteti i traditës së tyre shquhej në zbukurimet e rrypave luksoz me ari dhe argjend.

Autariatët ishin popull “ malor” dhe si të tillë e tregonin edhe edhe mentalitetin e tyre”malor” ,duke i ruajtur me kujdes të madh besimet e tyre të vjetra Për tu përmendur është që Autariatët e ruanin me xhelozi traditën e tyre të djegëjes së të vdekurit në tumule, e cila nuk kishte ndryshuar deri në shuarjën e Kulturës së Glasinacit. Mbetjet arkeologjike tregojnë që jeta e tyre fetare ishte e ndikuar nga kulti i të parëve të tyre

dhe kulti i diellit. Në të gjitha territoret të banuara dhe të kontrolluara nga Autariatët shihen gjurmët e kultit të diellit.

Ekonomia e fortë e Autariatëve qëndronte në blegtori , punimin e metaleve , punim dore dhe tregti. Fisi ilir i Autariatëve ishte partneri më i madh tregtar i Italikëve dhe Grekërve gjatë shekujve 7-të dhe 6-të prK.

Një karakter i posaqëm luftarak i Autariatëve ishte vrasja e shokëve të plagosur dhe të dobësuar të luftës ,nëse kuptohej se ata më nuk mund të vazhdojnë dhe si të tillë mos të biejnë në duar e fiseve armiqsore.

“ Disa elemente të punuara në stilin e Kulturës së Trebenishtit (rrethi i Ohrit) .janë gjetur gjithashtu edhe në lokalitetet e Shqipërisë e deri në Skodër; kultura materiale e gjetur në tumulet e shumta në luginën e Lumit Mat ( në Shqipërinë Veriore), karakteristike për kulturen ilirike të kohës së Hekurit është shumë e ngjajshme me ate të Glasincit në Bosne.”( The Illyrians: history and culture, Aleksandar Stipčević) “

Në mesin e popullit Ilirik , në veri të lumit Shkumbin ishin fiset që ishin shumë konzervativ në praktikimin e ritualeve të tyre ,vitet 750-530 prK. Edhe në Zadrime e edhe në luginën e Matit , varrosja në tumuluse që ishte kryer në të kaluarën ,kishte vazhduar deri në fillimin e shek.të tretë paraKrishtit.Tumulet ishin përdorur pë luftarakët dhe klasën aristokrate të kohës. Varrosja kryhej me të gjithë pajisjen ushtarake ; kurse në varrezat e aristokrateve nuk mungonin as qaforet dhe rruazat prej qelibari . Në anën e Kukësit rreth Drinit (Driloni) ,në fashtrat e Krumës dhe Kënetës tumuluset ishin të shekujve 7-të deri në shek e 4 -të PrK ( N.G.L. Hammond “Illyria”) . Të gjitha këto të ngjashme me ato të Glasinacit.

Fiset Ilire janë shumë ; në të vërtetë ato ishin shumë dhe na jemi sot . Edhe pse sot jemi shumë më pak se ata të parët tanë ,por ne e kemi krijuar historinë . Shquheshim për trimëri ,dashuri ndaj dheut tonë.Shquheshim për të gjitha ato që njerëzimi i trashëgoi prej nesh.Por natyra dhe historia nuk ishin mike për ne .

Për Amantët ,ka pak shënime ,por dihet që ishin fis Ilir , e sipas ndarjës së më vonëshme administrative të Romës ,ishin fis Ilir i Panonisë. Amantët ishin afër Sirmiumit(Mitrovica e Sremit,sot) por duke u thirrur në qytetin Amantia , atëhër duhet të kenë jetuar edhe në viset jugore ilirike. J.J. Wikeys në librin e tij “The Illyrians(1992) “ shkruan se lufta me Romën ishte një egërsi . Amantët dhe Breukët ( fis tjetër ilir) e kishin luftuar aq shumë Romën sa që pas dështimit të tyre Amantët u shiten si skllevër në Itali, dhe si të tillë edhe u zhdukën. Kurse Breukët e pësuan një fat tjetër duke u shpërngulur me dhunë nëpër Daki ( Rumania e sotme; Ion Grumeza, Dacia: Land of Transylvania, Cornerstone of Ancient Eastern Europe)

Shtrirja_fiseve_Ama_Bre_Des_AutBreukët , si ilir që ishin jetonin në tokat e tyre në Sllavoninë e sotme ( Kroacia) ; në tokat e nënlumit Sava nga Novsko deri në Sllavonsko Gorje në veri ,në lindje deri te Bosuta ,si dhe shtriheshin në vazhdim në mes të lumit Vërbas dhe Drina ( Lumi “Ba(thinus)”- Bosna dhe Hercegovina e sotme ) Kufizoheshin me vëllezërit e tyre fiset Ilire të Andizetëve ,Kolapianëve ,Amantëve dhe Skordiskëve; të gjithë të njohur për qëndrueshmërinë e madhe ndaj pushtimeve të Romës.Shenimet e para për Breukët , sipas studjuesve kroat dhe boshnjak, gjenden shume vonë në shek XIX, ku flitej vetem në mënyrë fragmentare . (Arkeologu i njohur C.Patsch në Enciklopedinë e tij të vitit 1897 ) .30 vjet më vonë nga historianët i kushtohet plotësisht një kujdes Breukëve ( fililogu Milan Branimir). Për Breukët kishte folur edhe Herodoti ,duke thën se ata ishin me origjinë Frigase .

Burimet e ruajtura antike thonë që Breukët kanë jetuar në territorin e Panonisë (Pannonia Inferior), krahas rrjedhës së Lumit Sava . Kurse Straboni në Gjegrafinë e tij shënon që popujt panon ishin ilirët si Breukët Andizetët, Dicionët ,Pirustët dhe Mezejt e Desidatët. Kurse , sa i përket kufinjëve lindorë at shtriheshin deri në Frushka Gorë në kufi me Amantët e që shtriheshin deri në Sirmium. Sipas të gjitha shënimeve mund të përfundohet që Breukët kanë jetuar në të dy anën e rrjedhës së Savës ,pra në Kroacinë dhe Bosnën e sotme.Kjo s`është e çuditëshme kur dihet se popujt parahistorik dhe protohistorik kanë jetuar në luginat e lumenjve , sepse ato lejonin drejtime të lira të komunikimit nga të cilat edhe janë formuar territoret etnike dhe finore ,kurse lartësitë malore ishin kufinjt në mes tyre. Rreth lumit Sava janë gjeturë venbanime arkeologjike të periudhës së bronzit dhe asaj të hekurit Mbetjet e Sirmiumit janë gjetur në lokalitetin e sotëm të quajtur Mitrovica e Sremit ,55 km në perëndim të Beogradit ( Singidunumit) dhe largë qytetit Kosolac (Viminacium) vetëm 145 km. Dhe ,gjetjet e vjetra mbi 5000 vjet prK tregojnë se aty kishte jetë të organizuar njerzore.

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.