Lagjja e trimave, trime do ngel!

UCK_grupi_1

z_halimiShkruan: Medine HALIMI

Skenari dihet fort mirë se nga kush është shkruar. Skenaristi është po ai i hershmi, sic qe dhe në rastin Monstra dhe po në shumë raste të tjera.. Kësaj radhe ndërroi pak a shumë mënyrën e të luajturit, idea e tij ishte e qart edhe tema e skenarit poashtu, vetse sot nuk qoj dëm disa djem maqedon e ti burgos përjetësisht shqiptarët, për t’i lën në ajër ato të vërteta që i ruajn përgjimet, vrasjet dhe të burgosurit e pafajshëm. Pikërisht kjo arsye dhe dëshira për destabilizimin e vendit, poashtu për të shmangur dhe rënien e qeverisë që vetëm qeveri nuk mund të quhet, zgjimi i Kumanovës sot u bë me krismat e plumbave dhe jo me jehonën e Ezanit të mëngjesit!

Pra jetojm në një vend ku dhe gjumi nuk bëhet i sigurt.. Mirë e tha një mik: “Para se të shkonim në gjumë, biseduam për dasmat që do bëhen verës, e pa gdhir krisën plumbat”.. -E si të mendosh që e kishin në plan luftën, këta dasmor në shpirt?! Kemi javë që dëgjojm ‘bombat’ e opozitës, të cilat edhe mund të na hyjn në punë për mirë. Po kjo e sotshmja nuk do shumë mend për ta kuptuar, kush dhe si, si dhe pse?! Sepse sa raste syt panë e goja heshti, ne përfunduam fajtorët! Tani që e vërteta doli në shesh, as edhe ky trillim nuk ja fsheh dot qeveris të gjitha fëlliqësit që i ka bërë. Vetëm se nuk duhet lënë anash pa i kujtuar dhe përfaqësuesit tanë të ‘denjë’ që sot duket sikur i ka pirë toka. Mësuam definitivisht që vota e dhënë gabimisht kushtoka jetë!! /strugalajm

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.