Ali Ahmeti po lan duart me gjakun shqiptarë!

largjjaegjakut01

                                                       Ali Ahmeti dhe lagjja e gjakut

Tradhtia e Ali Ahmetit rrezikon thellimin e krizës në Maqedoni!

Për sa kohë që Ali Ahmeti me partinë e tij të dështuar nuk jep dorëheqje nga Qeveria, vetëm sa i kontribuon thellimit të krizës politike në Maqedoni.
Dorëheqjet e dhëna nga figurat kryesore të krimit shtetëror në Maqedoni, Sasho Mijalkovi shef i shërbimit sekret maqedonas, Gordana Jankullovska, zbatuesja e përpiktë e programeve antishqiptare në Maqedoni, nuk e zbusin zemërimin ndaj qeverisë Gruevksi, përkatësisht vetë udhëheqësit të saj. E vërteta është se të gjitha krimet janë kryer me bekimin e vet Gruevskit, i cili madje është përfituesi kryesor, dhe motivuesi, prandaj askush më nuk e do një qeveri ku ai zë vendin kryesor. Madje edhe në një qeveri teknike ka pak gjasa të mbetet.
Maqedonia nuk mund të pastrohet pa ndëshkimin e krimit shtetëror ndaj shqiptarëve. Pjesë e këtij krimi fatkeqësisht edhe pas luftës së 2001-it ishte edhe vet politika shqiptare atje, përkatësisht liderët e dy partive shqiptare, Ali Ahmeti drejtpërdrejt dhe Menduh Thaçi tërthorazi.
Ndërkohë, shqiptarët në Maqedoni po përgatisin një protestë në Shkup, e cila do të mbahet të premten, për të nxjerrë kërkesat e para grupore të shqiptarëve, duke kërkuar kushte për gjithë politikën sllavomaqedonase. Në anën tjetër grupet që ende nuk dihet se nga kush kontrollohen kanë kërcënuar se do të vazhdojnë aksionet në Maqedoni, të ngjashme si ai i Tetovës.
Pra, Ali Ahmeti duke qëndruar në Qeveri, edhe pas zezonës së Kumanovës, ku ai është përgjegjës më shumë se kushdo tjetër, pas kokave sllavomaqedone, rrezikon përsëritjen e zezonave të tjera, dhe thellimin e krizës në atë mënyrë që të mos ketë më asnjë perspektivë, jo vetëm ai personale politike, por as partia e tij, dhe që rrezikon në thellimin e përçarjeve ndër shqiptarë, në atë shkallë që mund ta ngurosin fatkobin e shqiptarëve, duke vazhduar të mbesin në Maqedoni qytetar të rendit të dytë.
Por, ajo që rrezikon më shumë Ahmeti me këtë rast është thellimin e konfliktit, me pasoja edhe më të mëdha në njerëz. Tash ai hapur, po lan duart me gjakun shqiptarë! /botasot I. M.

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.