Sllupçani, miti që u shemb për oazën e paqes

slupcani9_01                                                                 Sllupçani ‘aman’ nuk bënë

Shkruan: Ndriçim Iseni 
Lufta e vitit 2001 mes trimave të UCK-së dhe egërsirave sllavo-maqedonase, një pjesë bukur të madhe e përfshiu edhe karadakun e Likovës ku shkatërroi të gjithë pasurinë që e gëzonin banorët e kësaj ane. Në mesin e shumë fshatrave të kësaj rrethine ishte edhe fshati Sllupçan, fshati me numër më të madh të banorëve të cilat pa hamendje pranuan që të bëhen mburojë dhe çerdhe e Ushtrisë Clirimtare Kombëtare, në të cilën çerdhe lindën shumë trima dhe u betuan për të luftuar deri ne fund edhe pse e dinin mirë shumë që janë të vetmit që e përkrahin me të gjitha forcat që kishin. Kështu që me 02 maj 2001 Sllupçani u shpall zonë e lirë bashkë me fshatin Vaksinc e cila gjendet shumë afër fshatit Sllupçan. Dy fshatra me tërë një shtet, besa edhe shumë egersira iu bashkangjitën barbarëve maqedonas si ato bullgar, serb e nga qielli helikopterët ukrainas. Fshati Sllupçan u bë kalaja ku u vendosën shtabet dhe eprorët kryesorë ushtarak të UCK-së. Por jo edhe kaq.
Luftës për të drejta iu bashkangjitën edhe popullata civile e fshatit duke përfshirë edhe gratë, pleqtë dhe fëmijët të cilët nuk I lëshuan shtëpitë e tyre deri në përfundimin e luftës edhe pse e dinin mirë se çfar mund t’ju ndodhë. Barbarët maqedonas shkatërronin çdo gjë që ishte shqiptare duke zbrasur tërë arsenalin mbi kullat ku banonin popullata e pafajshme.
Ata nuk I lëshonin shtëpitë e tyre se në vijat e frontit I kishin më të dashurit, I kishin ata që për këtë ditë I kishin rritur, I kishin bijt e tyre që egërsirave u thanë NDAL, e duam atë që na takon. Ushtria maqedonase gjuante pandërprerë ku një granatë e hidhur qëlloi kullën e Zymberajve ku mori jetën e dhjetë anëtarve te saj në mesin e të cilëve kishte edhe gra e fëmij të vegjël. Altarit për liri iu bashkangjitën edhe shume dëshmorë anë e mbarë trojeve shqiptare. Shumë të rinjë të plagosur që sot nuk mundem të kujdesen as pëe veten e tyre. Sllupçani nuk kërkonte mëshirë, nuk kërkonte ndihmë, ata kerkonin drejtësi. Lufta zgjati disa muaj. Gjithçka në fshat ishte e tmerrshme, mungonin shumë gjëra, në mesin e tyre edhe shume të dashur që sot fëmijët e tyre dhe nënat i shoqëron vetëm hija e të humburve me kujtimet e hidhura të luftës së 2001-shit. Pasojat e luftës ende janë të pranishme në këtë fshat i cili edhe sot e kësaj dite nuk kërkon mëshirë e ndihmë, por vetëm don që e gjithë sakrifica most të hidhet në oazat e pakapshme. Ata, shkurt janë të zhgënjyer edhe nga partia e re e cila fitoi elektoratin dhe shumicën e votave të shqiptarëve në Maqedoni.
Ku jeni juve z. Ali Ahmeti I cili premtuat shumë gjëra, premtuat rimëkëmbjen e këtij populli të mjerë I cili ju ngriti pa hezituar? Po juve z.Buxhaku I cili nuk gjetët ca minuta kohë për ta vizituar Sllupçanin se aty shënohet historia zotri, aty shihet qart se çfar ka ndodhur, e z. Arbën Xhaferi , ju si udhëheqës ideal a nuk mendoni se ky fshat ka nevojë për shumë gjëra, e dini juve “zotrata”, juve BDI-sta dhe PDSH-sta besa edhe juve z. Haliti e z.Haxhirexha se edhe ne jemi shqiptar ndoshta juve ju mungon tipari “solidariteti”.
Se në kohën kur Sllupçani digjej juve ‘zotrata’ strukeshit nëpër vilat e juaja ku ju rrethonin rojet e armatosura deri ne dhëmbë por jo në vijat e frontit aty ku tregohet burrëria e trimëria. I larguat familjet e juaja nëpër shtetet fqinjë besa edhe nëpër botë. ‘Zotrata’ Sllupçani nuk e mbajti popullatën për vehte por për të gjithë ata që veten e ndjejnë shqipëtar. Ata nuk I dhanë të gjitha se I kishin tepër, por për ditë më të mira që një ditë të vendosin vetë për fatin e tyrë.
Çka u keni ofruar juve si udhëheqës Sllupçanit që të mirën t’ua ktheni me të mirë, apo ndoshta duhet të presin si gjithëherë? Sllupçani vizitohej vetëm në kohen e zgjedhjeve. Përgjegjësi e madhe është të votosh, por përgjegjësi më e madhe është kur dikush ta beson votën juve atje që jeni në krye të ketij populli. Kur, ne do ta kuptojm fjalën ‘pushtet’, por si duket jemi shume larg asaj. Juve znj. Arifi insistoni në atë se ju jeni iniciatore për formimin e BDI-së, mos vallë doni të deklaroni se jeni edhe numër një I UCK-së, deri kur juve do ta leni pasdore Karadakun I cili eshte shtyllë e shqiptarëve dhe shtyllë e juaja udhëheqës politikë ne Maqedoni?
Vallë a nuk e meriton postin e propozuar z. Shaqiri apo z. Buxhaku është I vetmi që I meriton katër poste qeveritare? Po juve z. Thaçi, aq shumë ju dhimbsej koalicioni me Georgievskin që nuk dhatë as mbështetjë morale trimave të UCK-së, që aq shumë nevojitej në kohën kur popullata ishte tepër rrezikut, ishte afër shfarosjes apo donit të bëheshit si GANDI që të jemi tolerues I çdo gjëje, të na sundonin në mënyrë më çnjerëzore, të jetojmë nën shputat e okupatorit?
Ku ishte Zajazi I cili përmendet në histori, po Tetova, Gostivari, e shumë e shumë vende tjera që pas luftës bëhen udhëheqës të një populli I cili prêt të mira? J’ua dijmë të kaluarën të gjithëve, mos e genjeni veten dhe popullin e dashur tuajin.
Sllupçani krenohet me trimërinë që tregoi. Nuk është vonë për ta vizituar se ende ka nevojë për gjithçka. E nëse doni prap luftë juve udhëheqësa ideal, keni shumë vende të paprekura nga sindromi I shkatërrimeve, ku sot u ofrohet gjithcka që Karadakut I mungon.
Ju bekoftë Zoti juve çlirimtarë që me armë në krah mbrojtët trojet e stergjyshëve tanë. Sllupçan, ngrite ballin lart se I ke dyert e hapura gjithkah.
Shperndaje ne

The Author

Ndricim Iseni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.