Kryengritjet shqiptare kundër Tanzimatit

Luftetare_shqiptare1845xdggddgShkruan:Brilant Gashi

Zbatimi i reformave të reja ishte një përpjekje për forcimin e Perandorisë Osmane. Por për shqiptarët ato sollën pakënaqësi të mëdha dhe sollën rëndimin e zgjedhës osmane dhe keqësimin e gjendjes së tij ekonomike.

Me këtë rrjedhim u rrit edhe pakënaqësia dhe shpërtheu një valë kryengritjesh në tërë Shqipërinë etnike nga Kosova e deri në Çamëri dhe filluan në vitet 1830 deri më 1870.

vilajetet_shqiptare075Vala më e madhe e kryengritjeve shpërtheu në Berat në vitet 1830 dhe përfshiu edhe Shkodrën. Kryengritja e Beratit shpërtheu në vitet 1834 dhe përfshiu rreth 10.000 kryengritës. Kjo kryengritje u përhap edhe në Vlorë, Tepelenë, Tomoricë, Mallakastër etj.

Një kryengritje tjetër shpërtheu në Shkodër në vitet 1835. Mbi 11.000 kryengritës të udhëhequr nga Hamza Kazazi dhe Dasho Shkreli, sulmuan forcat osmane.

Kryengritja u përhap edhe në Malësinë e Mbishkodrës, në Mirditë, Ulqin etj., Njëra ndër kërkesat e shqiptarëve në vitet e 30-ta ishte që të qeverisin vendin shqiptarët.

Në vitet e 40-ta shpërthyen edhe kryengritje të tjera më të mëdha në pjesët verilindore në vitet 1844. Ajo u përhap në : Dukagjinë, Prishtinë, Shkup, Kumanovë e në Tetovë e Gostivar.

Nga kjo kryengritje me mijëra kryengritës shqiptarë çliruan një varg qytetesh në drejtim të së cilit ishte Dervish Cara dhe për të shtypur këtë kryengritje Porta e Lartë dërgoi forca të mëdha per ti shtypur kryengritjet.

Në nëntor të vitit 1844 shpërtheu një kryengritje në krahinën e Dibrës dhe të Matit. Më vonë në vitet 1847 shpërtheu një kryengritje në Shqipërinë e Jugut dhe filloi në Kurvelesh dhe u përhap në të gjithë trevën e Çamërisë, Përmet dhe në Mallakastër.

Kryengritjet e periudhës së Tanzimatit kishin karakter popullor dhe në të do të bashkoheshin të gjithë shqiptarët pa dallim feje por këto kryengritje nuk mundën që të arrijnë suksesin e dëshiruar të shqiptarëve dhe u shuan me ashpërsi nga Perandoria Osmane.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.