Gjuha Shqipe eksportuese ne Gjermanisht

Flamujt_gjermano_shqiptar

dr_lirim_muhajShkruan: Dr. Lirim Muhaj

Nuk mund te gjeja fillim me te goditur per kete material, dhe nuk mund te rezistoja pa vene ne krye te tij, idene e te madhit gjerman Han: “Shqiptaret se kane thene ende fjalen e tyre per gjuhen, por kur ta thone do te cudisin boten”.  Personalisht ndjej fillimin e kesaj profecie te gjermanit qe njohu, deshi kombin dhe gjuhen time. Ne gjysmen e dyte te shekullit te kaluar ne Shqiperi dhe ne Kosove u bene hapa qe nuk ishin bere per qindra e mijera vjet ne studimin horizontal te Shqipes, ne te tera disiplinat e ligjerimit te gjuhes letrare shqipe. Por duhet te pranojme se per arsye te ndryshme ne planin vertikal “Diakronik” per prejardhjen e shqipes qe nga lashtesia u be shume pak dhe iu vu kufiri deri tek epoka ilire.  Eshte e studjuar shqipja si importuese nga gjuhet greko – latine dhe per fat te keq vetem kohet e fundit ka filluar te studjohet dhe fakti qe shqipja mund te jete dhe eksportuese ne gjuhet e tjera europiane.

Akademiket dhe gjuhetaret e viteve 50 – 90 dhe Etimolog te shquar si Çabej nuk u ngriten dot ne nivelin ku shqipja te studjohej sic e ka studjuar i jashtezakonshmi Petro Zheji. Pas viteve 90’ te cliruar nga cdo kufizim, jashte cdo lloj nacionalizmi te semure, te nxitur nga e verteta shkencore njerez nga inteligjenca shqiptare po thyejne levezhgen e kufijve shteteror e shkencor, po perjetojne nje shperthim studimesh, qe cudit te paditurin, habit mosbesuesin, revolton xhelozin dhe armiqeson anti – shqiptarin.

Dy librat e jashtezakonshem te Spiro Kondo dhe per francezin Zahar Majani, te botuara ne vitet 60 – 70 nuk gjeten atmosferen e ngrohte qe meritonin as ne nivelin e lexuesit hallemadh, as ne ate te shkences albanologjike e kufizuar nga ana ideo – shkencore.

Ne dekaden e fundit shkrimet e Aristir Koles, Dhimiter Pilikes, Clirim Xhunges, Nerminj Vlora, Edvin Zhaka, Petro Zheji, Arif Mati dhe tash se fundi te studjueseve fierake Elena Kocaqi dhe Shpresa Musai Omer lum kush i lexon dhe i perjeton shpirterisht. Te duket sikur kjo plejad studjuesish, pavaresisht nga koha, vendi dhe kendveshtrimi ka si ide themelore: te lene pas ndrojtjen qe kemi perpara Europes politiko – shkencore, ti dalin perballe shovinizmit te fqinjeve Serbo – Grek, mohues te vlerave te kombit dhe gjuhes shqipe, ti kthehet shqiptarit qe i takon shqiptarit.

Muajt e fundit shtypshkronja Ymeraj ne Fier, botoi nje liber sa te papritur aq dhe funksional. Autori eshte Shpresa Musaj nje vajze me lidhje bijesie e gjaku nga gjaku Çam, banore prej 10 vjetesh ne Austri del ne nje liber qe permbys nje koncept ate te importit te shqipes nga gjuhet e huaja dhe evidenton faktorin eksportues te shqipes ne nje prej gjuheve me te medha te europes. Perpara se te ietiketojme me mbiemrat e bollshem cilesore mund te themi me te thjeshten. Ne Fakultetin e Gjuhes Shqipe ne Tirane ku ka mbaruar ska qene as aksidentalisht as si teknokrate as me shpresen te mbaroj nje shkolle, te bej nje pune, te marr nje rroge. Ajo i shton gezimin inteligjences fierake dhe kombetare sepse brenda 2 muajsh, dashamiresit e shkences gjuhesore ne Fier mblidhen ne biblioteken e qytetit te tyre dhe marrin ne dore librat , dhe analizen librat e 2 librave Kocaqi dhe Musaj.

“Ne gjurmet e Pellazgishtes”  nje krahasimi etimologjik i fjaleve te gjermanishtes me ato te shqipes Ky titull e nen-titull brenda 300 faqeve te librit me shume kryen funksionin e dyte sesa meret me gjurmet e pellazgishtes. Qellimi i autores eshte madhore, ajo ve gur themeli ne ndertesen qe mund ta quajme eksportet e gjuhes shqipe. Eshte fushe e re. Po te veconim Kondon dhe Majanin veprat e autoreve te dekades se fundit sa e kane ngritur strukturen e kesaj ndertese te re. Shpresa eshte ne kete hulli. Ne 250 faqet e fundit ka analizuar afersisht 1500 fjale qe mund ti quajme perputhje te plota (konkordanca) midis shqipes dhe gjermanishtes. E cliruar nga kompleksi i inferioritetit vetjak dhe kombetar, autorja te gjitha fjalet e ketij fjalori krahasues i ka kalon ne laboratorin e analizes fjaleformuese dhe i nxjerr as me pak as me shume por te cuara ne fondin e gjermanishtes nga shqipja.

E reja qe sjell Shpresa si argument bindes per prejardhjen e shqiptarit te kryefjaleve eshte nje dukuri gjuhesore. Nje fjale gjermanishte e formuar prej dy pjesesh mbart nje kuptim. Por kuptimi i sejciles pjese nuk shpjegohet ne gjermanisht por ne shqip. Kjo eshte veza e Kolombit te Petro Zhejit qe i dha celes e guxim qartesimit qe autorja te nxjerre nga fondi i gjuhes se ketij kombi te madh ka huazuar nga shqipja e lashte.

Dhe vete vetiu lindin pyetjet kur, ku, si eshte realizuar ky mesazh kulturor, gjuhesor midis shqiptareve dhe gjermaneve. Nese do ti binim shkurt do te thoshnim se burimi eshte origjina e perbashket arijane pa epersi, as ne force, as ne numer, as ne vend, as ne kohe. Ku u zhvillua arian i bashkesise gjuhesore shqiptaro – gjermane. Nje variant i dyte eshte ideja e austriakut Karl Trajler, referuar ne konferencen e pare te studimeve albanologjike ne vitin 1962 ne Tirane. Autori eshte besues se ka ekzistuar perandoria Ilire me shtrirje ne te gjithe kontinentin deri ne kufijt e detit Balltik dhe te Gjermanise se sotme. Varianti i trete i mundshem eshte: Ne bylisin arkeologjik nje punonjes i ambasades gjermane u shpreh: “Kur ju keni pasur teatro, me 20 mije shikues ne kasavareshim si majmune ne pyjet e bohemise”. Pra, kultura pellazgo ilire qe ka qene baze per ato greko – romake ( me mijera fakte nepermjet ushtrimit te pushtetit mbi dinastite europiane sic konfirmon Elene Kocaqi ose nepermjet bashkejeteses ose epersise kulturore te ushtareve romak me prejardhje ilire shperndan pluhur yjesh gjuhesore nga thesari i shqipes).

Keto tre a me shume rruge nuk merr persiper ti shpjegoj autorja. Le te shpresojme ne nje studim me te thelluar te mevonshem te saj. Per te dale sa me larg nga klishet qe perdoren neper urimin e ketyre librave e per te qene sadopak te dobijshem per shpresen dhe kedo qe thellohet ne kete fushe i them autores: Se pari tu befte mendja drite e tu befte pena arme dashurie per gjuhen tone. Per te qene me e besueshme ne fushen qe ke levruar per ty dhe kedo eshte e domosdoshme te studjohet e te thellohet korpusi i dy kolloseve te etimologjise se shqipe, te mbrekullueshmet Çabej dhe Idris Ajeti. Edhe pse neper vepra te tyre mund te kete vend per ndreqje qe u ben koha ato mbeten gur themeli jo vetem per shqipen por ne te ardhmen dhe per ballkanistiken dhe gjuhet europiane. Uroj te rinjte te arrijne sa me shpejt kete mbrekulli te kombit tone.

Ne nje punim a ripunim te kesaj vepre do ti rekomandoja autores qe per fjalen shqipe te mbeshtet te forma perfaqesuese. Ne te kundert s’eshte fare e veshtire qe nje fjale nga fundi i gjermanishtes ta perqasesh me nje nga format qe merr fjala e shqipes ne perdorimin e saj gjuhesor.

Beluli i famshem eshte bir i Qamil Buxhelit dhe nip tek fiarket e Fuat Bocit. Meqe e kemi gjak e ne gjak po behem dhe une pak Belul. Kam perpara nje varg emrash dhe fjalesh te analizuar nga Shpresa qe nuk mund te rri pa shprehur ndryshimin e mendimit tim me te. Mbaj rezerva ose shpreh ndryshim mendimi per emrat Akil. Pse mbiemri, nofke, ndajshtimi per Shpresen dhe per te tjeret duke perfshire dhe Kondon e marrin si emer. Nuk percakton cilesia kembeshpejti etimotologjine e emrit Akil qe per mua nenkupton fjaline eshte ky yll. Nuk puqem tek analiza e emrave Enea, Laerti, Mnemuzina, Penelopa, Skepter, Telemak, Themis, Alert, Druided, Eureka, Olimpia etj. Por kam kenaqesine qe gjej pika te perbashketa me kete studjuese ne analizen e emrave Zeu, Athina, Aliada, Esus=Sise=Thithe, Ra, Cengel, Kap, Thur, Brixhid= brirengjitur.

Se fundi do ti rekomandoja autores se vepra ka nevoje per nje redaktor me kendveshtrim sadopak te ndryshem nga autorja, per nje personazh a personalitetit te formatit Ardjan Klosi qe ka njohuri ne keto dy gjuhe. Nje redaktor i ketij niveli do te kishte pasuruar vepren dhe me shenime sqaruese. Nje qeveri shqiptare vajza si Eleni dhe Shpresa, studjuesi Xhunga, Alimyftari, Arif Mati, Spahiu, Kondo e Zheji duhet ti peshonte me flori. Por nje qeveri shqiptare ama se Saliu e Fatosi emrin kane… Dhe nje problem fare kalimthi, te lexosh keto dy vajza qe i kthjene pasuri qe shqipja u ka dhene kombeve te tjere te medhenj si ata Gjermane, Italiane, Greke, Franceze dhe te degjosh ca rrufjane ne masmediat tona qe na shesin per fjale te huaja dhe fjalet e gjuhes shqipe eshte as me pak as me shume po te vesh klithmen (nga vjen dhe emri Klinton) kujen e te bertasesh ne kupe te qiellit.

Afrojuni librit e gjuhes shqipe o mjerane te penes e te mikrofonit qe te pakten tju kuptojne nenat tuaja.

Libri:

Libri_ne_gjurmetepellazgishtesFieri.com

Shperndaje ne

The Author

Dr. Lirim Muhaj

2 Comments

Add a Comment
  1. Shkrim interesant,po nuk e di sa eshte ne gjendje te njohe autori,referuar edhe autoreve,ligjesite e zhvillimit te gjuhes shqipe,duke e pare ate ne aspektin diakronik.Me duket se dominon emocioni patriotik ne raport me ate shkencor.Gjithsesi,eshte nje arritje per autoret per te nxitur edhe gjuhetare te tjere te japin mendimet e tyre.

  2. Kete shprehje e ka then minister i mbrojtjes gjermane mos gabohem kur greku hyri duke ndertuar nje autostrad diku nga 97_98. kryeminstrja tatiana curcill e turqis mos gabohem jep urdher te dal greku nga territori shqiptar.. dhe ministri gjerman jep urdher te terhiqet greku nga shqiper,, dhe thote kete fjale ne konferenc per shtyp live.. “Kur shqiptaret kan pasur teatro, me 20 mije shikues dhe benin tregeti me are neper bote ne kasavareshim si majmune ne pyjet e bohemise”. dhe ai te nesermen eshte shkarkuar nga detyra direkt…. kte video kam koh qe e kerko ne internet po se gjej dot..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.