Archeo Dardania

Dardania_toka_ilire

fahri_xharra_webPër shkak se Historia e Shqipërisë dhe Historia e popullit shqiptar janë parë kryesisht si paraqitje deskriptive e lëvizjeve popullore dhe jo si sistem i organizuar shtetëror, historia jonë ka përjashtuar gjerësisht zhvillimet institucionale në hapësirën ballkanike dhe me gjerë dhe jua ka bërë të mundur historianëve serbë që të përvetësojnë institucionet e kësaj hapësire si vlera të tyre mesjetare, e t’i paraqesin shqiptarët vetëm si popullatë nomade, të cilët në zonën kontinentale të Ballkanit u bënë banorë sedentarë vetëm diku nga shekulli XVII.

“ Serbia antike, në mbrendinë tokësore të saj është quajtur Dardania, sipas Dardanit, gjegjësisht Sardanit, Sarbonit që nga shekulli i XiV para Krishtit, dhe Serbija antike përgjat bregdetit të Adriatikut është quajtur Iliria. Pra Serbia qenka para 34 shekujve ne këto anë” . Zbulim epokal i serbëve.? ( në burimet e tyre).

Ky qëndrim irritues me Dardanët, Ilirët, Maqedonasit, Epirotët dhe të tjerët si eksponentë të parë dhe kryesor të faktorit pellazg jashtë dukjes “si barbarë “, që do t´ua përcaktojnë atyre ardhësit Grekë, sipas të gjitha gjasave diku nga fillimet e shek.VIII-të para Kr., Dardanët dhe Dardaninë e më këtë edhe Kosovën e tanishme si pjesë e pandashme e historisë dhe historisë shqiptare, e kthen në epiqendër të njërit nga zhvillimet kyçe të historisë së antikitetit, dhe se, me këtë, ajo që është parë si vazhdimësi ilire-shqiptare, jo vetëm që nuk vihet në dyshim, por me një koherencë mbi katër mijë vjeçare, fuqizohet dhe kështu një pikëpamje shpesh e diskutueshme fiton themelet e së përhershmes.(Jusuf Buxhovi )

Në Serbinë e sotme jo fort larg Kosovës është një fshat i quajtur Artenica ( Çaçaku ) . Në rrethinën e Çaçakut janë gjetur burime arkeologjike që që tregojnë se këndej pari kanë jetuar njerëzit që nga koha e neolitit ( gurëherit ) 5500-3200 para Kr. Këtu janë gjetur objekte edhe nga koha e bronzit . Në fshatin Atenice është gjetur edhe varre të shek.5-të paraKr , me plotë dekorime femërore në to.

Kësaj radhe do të shohim se çka meshinte nëntoka dardane që serbet e kanë gjetur, e ruajnë dhe ia “mveshin historisë së tyre’ kësaj radhe po ia lë artefakteve të flasin për kohën e tyre dhe të dëftojnë se cilit popull i takojnë.

Arkeologji_dardane

 

arkeologji_dardane02

Fahri Xharra.15.12.15
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.