Vlerat historike në gojën e të porositurve .

Kaleshi_Akad_hadriKur gjërat lihen në duar të  “kalamajve “  të historisë , e posaçërisht atyre që ende mbahen me “pampersa “ të huaj dhe se cuclla e qumështit ( biberoni ) iu është me dozues  atëherë dihet dhe kuptohet se “vaji “ i  tyre varet nga “pelenat “ e reja  dhe sasia e  “qumështit” që rrjedhë  Pra ?

Të thuash që Ali Hadri e paska kopjuar historinë nga PPSH dhe na ka transmetuar neve në “ Kosmet” e që Hasan Kaleshi , ka qenë “ burrë i madh i kombit  “ i cili e ka  “shkruar historinë “ si duhet  dhe se krahasimi i tyre është i pamundshëm në pikëpamje të vlerave ; do të thotë që në Kosovë kemi njerëz që as për veti nuk i kanë gjërat e qarta e lere më që funksionin e tyre për dezinformim publik dhe ç`orientim të vëmendjes publike në moment të caktuara është i porositur. Ç`ti bësh  ? Kështu e kemi kuptuar demokracinë e të shprehurit .!

Cili na ishte ky far’ Hasan Kaleshi?  Hasan Kaleshi thotë se teza që Ilirët kanë qenë të parët e shqiptarëve duhet parë me rezerva dhe këtë e argumenton me atë që shqiptarët nuk kanë pasur një traditë shteti dhe një trashëgimi kulturore të mirëfilltë; në lidhje me historinë e Ilirisë nuk ka legjenda dhe epope e epika popullore; nuk është gjetur një mbishkrim i vetëm i shkruar në gjuhën ilire dhe nuk kemi një organizim të kishës ilire  (KALESHİ,Hasan, “Türkler’in Balkanlar’a Girişi ve İslâmlaştırılma Arnavud halkının etnik ve milli varlığının korunmasının sebepleri”, Tarih Enstitüsü Dergisi, sayı:X-XI, sene:1979-1980, Edebiyat Fakültesi Matbaası, İstanbul, 1981,177-194.
“Në kohën që po finalizohej pushtimi turk i Ballkanit ( shek 15 ), populli shqiptar ndodhej para sprovës më të rëndë historike, pra rrezikonte të asimilohej i tëri.” shkruan Kaleshi.
Po , sa i madh ishte roli i Hasan Kaleshit në zbërthimin e historisë shqiptare?

Hasan Kaleshi: Shqiptarët do zhdukeshin po mos vinin osmanlijtë Në punimin e tij shkencor me temë “Ardhja e turqve në Ballkan dhe përhapja e Islamit, shkaqe themelore të vazhdimësisë etnike të shqiptarëve”, profesor Hasan Kaleshi ka thënë se pushtimi i Ballkanit nga osmanlijtë ka ndalur zgjerimin e popujve sllav dhe atij grek. Në anën tjetër ka mbrojtur popullin shqiptar nga zhdukja dhe humbja e traditave të veta.” Me sa  dhimbsuri që flet për të kaluarën shqiptare!

 Çka thoshte Hasan aga ?“Ardhja e turqve në Ballkan dhe përhapja e Islamit, shkaqe themelore të vazhdimësisë etnike të shqiptarëve”, shkruante  Hasan Kaleshi.

Historiani i shquar anglez Noel Malcom, e quan Akademik Ali Hadrin ne librin e tij: “Një histori e shkurt e Kosovës”, “Intelektuali me prominent i Kosovës dhe viktima e pare e nacionalizmit Serb” ne spastrimet pas demonstratave te vitit 1981”

Akademik_hadri

Ne Kosove qarqet akademike dhe koleget e tij e përshkruan atë si një njeri te qetë, por me guxim te papare ne avancimin e çështjes kombëtare dhe njeri me shume ndikim ne jetën akademike, si themelues i Institutit Historik te Kosovës.

Akademik Ali Hadri, figurë emblematike e historiografisë shqiptare- armiku i hapur i mashtrimeve serbe . Vullneti e pasioni së bashku bënë që Akademik Ali Hadri brenda një periudhe 30 vjeçare të lerë një varg veprash dhe studimesh, të cilat për nga rëndësia dhe kontributi e radhitën atë ndër shkencëtarët e studiuesit më të shquar me përmasa kombëtare e evropianë. Ai për asnjë moment nuk e ndau veprimtarinë kërkimore nga ajo edukative duke dhënë leksione universitare e pasuniversitare, si dhe në veprimtarinë botuese – shkencore, që e nisi me veprën e tij dhe me qëndrimin ndaj rrjedhave të jetës nën pushtetin serb. Ai me veprën e tij dëshmoi përkushtimin dhe veprimin e pa kompromis për t’u bërë ballë sulmeve e veprimeve shoviniste serbe ndaj popullit e kulturës sonë. (Prof. Dr. Nebi Dervishi )

Akademik Ali Hadri ishte ndër të parët që i doli në mbrojtje Flamurit Kombëtar, simbolit të patjetërsueshëm i popullit shqiptar, për përdorimin e lirë të tij, ku në mes tjerash shkruan: ”E drejta për flamurin kombëtar dhe për përdorimin e lirë dhe të barabartë të tij në një bashkësi shumëkombëshe siç është RSFJ, ka të bëjë me të drejtat elementare kombëtare. Periudha më e vështirë, por edhe më e ndritshme e akademik Ali Hadrit do të mbetet ajo pas vitit 1981. Ai si intelektual i kompletuar, i pari shqiptar iu kundërvu politikës shoviniste serbe dhe qarqeve të tjera Jugosllave.

Zakonisht ndodhë, kur shkruajmë apo flasim për ndonjë figurë të shquar të kombit, bëjmë analiza e trajtime gjithëpërfshirëse. Por, sot, do të ndalesha vetëm në angazhimin dhe mbrojtjen e simboleve kombëtare, çështje, në mesin e shumë çështjeve të rëndësishme, me të cilat u rrekë dhe u morë profesori i nderuar Akademik Ali Hadri.

Në qenien e njeriut është diçka që e determinon fatin dhe kahet e jetës. Është diçka, që vë në lëvizje njeriun dhe vetëdijen e tij. Janë këto ide apo ideale, që mund të formulohen me fjalët “Spiritus muvens”, apo shpirt që lëvizë. Jeta dhe vepra e profesorit, që ishte trinom i ecjes nëpër misteret e kohës, nëpër sfidat e paparashikuara të jetës dhe nëpër damarët e historisë kombëtare, njëmend e bëjnë këtë njeri Shpirt lëvizës prej hulumtuesi e shkencëtari elitar. (Nga Prof. Dr. Sabile Keçmezi- Basha )..

Pra, vlerat historike duhet të peshohen në peshoren kombëtare dhe jo ato individuale dhe të porositura .

fahriu_shumemire

Fahri Xharra,12.04.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.