Pushtetmbajtës demagogjin tuaj politike nuk e përbin koha!

demagogjia_koha03

Të heshtësh sot nuk është gjë e mire ngase ndodhemi në lojën politike që nuk na pëlqen rrjedhat e fundit të ngjarjeve në shtetin e Kosovës nuk të lejojnë të mbetësh indifferent. Këtu duhet ndarë të gjithë ata njerëz që angazhohen për të mirë, që me punën e veprat e tyre konkrete ekonomike dhe shkencore po i shërbejnë Atdheut dhe mbarë njerëzimit që domosdo duhet nderuar e rrespektuar në veçanti, por ata që janë të përfshirë në mëkate e krim të organizuar nuk i falë assesi historia.

Krimi më i madhë që i bëhet një populli është kur e pëfaqëson njeriu me sjellje demagogjike, që të shprehem më ndryshe ka kaluar koha e feudalizmit, që çdo pushtetmbajtës mund të bëjë çfarë t’i teket pa qenë i detyruar të jap llogaridhënie askujt.

Këtu kemi të bëjmë me të gjithë ata pushtetmbajtës shqipfolës që shkelin interest tona kombëtare për interest e tyre personale. Ndërsa për të tjerët që janë në përkrahje të antikombëtarizmit vlen porosia që të reflektojnë të kundërtën. Të them të vërtetën tregtarët e lirisë nuke meritojnë të zënë hapsirë në radio e television e as në faqet e gazetave, revistave e portaleve informative serioze shqipe, (ndërsa në ato të huajat antishqiptare mbase mund të zënë hapsirë), kështu e ndjej për obligim moral që ta themi të vërtetën për opinionin mbarshqiptarë që ndjehen të fyer e të poshtëruar nga përfaqësimi jo i dinjitetshëm i pushtetëmbajtësve në mbarë hapsirat shqiptare.

Tragjedia fillon me oratorin demagogjike e mashtruese të pushtetmbajtësit, fjalë paushalle, duke mospërfillur argumente, flasin duke falsifikuar nga historia e lavdishme e popullit shqiptar, sikur çdo gjë historike fillon e mbaron me ta?! Kështu ata nga demagogjia e tyre e turpshme, problemet politike e ekonomike të shtetit të Kosovës, po i kualifikojnë nëpër qendrat e ndryshme të Europës, si problem të serbëve, e jo të pakicave e të kombësive tjera që jetojnë në Kosovë, pakica këto të cilat duhet t’i kenë të drejtat aq sa kanë të drejta pakicat shqiptare në shtetet e Gadishullit Ilirik dhe atyre të Europës. Të drejtat superiore të dhëna pakicës serbe në Kosovë, kështu të drejtat e shumicës shqiptare dhe pakicave tjera jo serbe po nëpërkëmbën nga ky pluribus të drejtash e mendimesh demokratike, që sot vështir është t’i përbin koha. Menduam se lufta çlirimtare na e solli lirin e kërkuar ndër shekuj, liri kjo që ujiti me gjak heronjësh e dëshmorësh token shqiptare. Por ju pushtetmbajtës po mendoni, e po silleni sikur jemi në kohën e Mesjetës duke qëndruar mbi kokat tona si lugetërit e asj etape. Gjitherë nga ato pozita prej pushtetmbajtësi po e cenoni sovranitetin territorial të Kosovës duke i falur toka Malit të Zi, dhe duke e bërë faktor Serbin me atë “Zajednicën” e turpshme. Kështu po silleni me frymë përbuzëse ndaj shumicës shqiptare, në këtë rend të ri demokratik.

Përdorët e ç’ka s’përdorët për të na sjellur një flamur ndryshe ng ai i kombit shqiptarë!

Po përdorni lloj-lloj metodash mashtruese për të na ndarë nga kombi shqiptarë, duke mbjellur neveri ndaj atdheadashësve për ta tjetërsuar kombin tone që është njëri nga më të vjetrit në Gadishullin Ilirik dhe Europë, po krijoni njëfarë kombësie hibrite të ashtuquajtur “Kosovar” por ju themi sërish se edhe këto marifete tuaja demagogjike nuk i përbin koha. Kështu ju veqse jeni bërë shërbëtor të interesave të huja dhe interesave tuaja personale, që ta ndani shqiptarinë duke vjellë vrer prej goje, ju thirreni gjithnji me atë demagogjin tuaj të pistë kinse koha e patriotizmit ka kaluar qysh atherë kur ju keni ardhur nëpërmjet mashtrimit në pushtet, mirpo ndarjen e kombit shqiptar ju nuk keni për të arritur kurrë, se popullit shqiptar nuk mund të ja mbyllni sytë para realitetit që shihet ditën për dielle nuk mund t’i mashtroni shqiptarët me ato deklarata tuaja boshe e servile se gjoja nga demarkacioni me Malin e Zi, Kosova nuk humb asnjë pëllmbë tokë, poashtu me “Zajednicën” shqiptarët nuk humbin asgjë, përkundrazi sipas rrenave tuaja ne jemi të fituar?!

A ka gjë ma ironike se kjo!

Kështu flisnin nga foltorja edhe pushtetmbajtësit e mëhershëm se nga ndryshimi kushtetues shqiptarët e Kosovës nuk humbnin asgjë edhe pse ata humbën edhe atë pak autonomi që kishin, nga e cila më pas u hapen dhjetra varre të reja, qindra shqiptar u plagosën, mijëra të tjerë u maltertuan, u bënë mijëra burgosje, dhe u larguan mijëra të tjerë nga puna e nga procesi universitar arsimor shkollor. Si or nuk po mbusheni mend njëherë e përgjithmonë të luftoni për liri e të drejta kombëtare, po a nuk ju duken të mjaftueshme ato drama e tragjedi që përjetoi populli shqiptarë në rregjimet gjakpirëse të Pashiqit, Titos e Millosheviqit, përjetime dramash e tragjedish që nuk i provoi asnjë popull tjetër nga Kontinenti i Europës. Mos more pushtetmbajtës dogmatik e interesagji mos na sillni sërish Serbin në Kosovë, në bazë të do kritereve politike të çorroditura, që imponoheni nga politika ditore kinse kështu po duan miqtë tanë ndërkombëtarë të cilët miqë i respektojmë, porse nuk mund ta duan ata Atmëmëdheun tone më shumë se sa vetë ne.

E si duket ato karrikat tuaja të kalbura me siguri se do t’ju lëshojnë një ditë, e nuk do ta gjeni më asnjë njeri nga shqiptarët që do t’ju shtri dorën për t’u ngritur. Edhe pse popullit të varfër me sjelljet tuaja anarkiste ja keni gërditur jetën, ai do të di ta tejkaloj edhe këtë fortune, këtë dramë tragjikomike, sikur që ka kaluar edhe shumë të tjera, se gjaku i heronjëve e heroinave shqiptare është gjakë që kurrë nuk shuhet, këtë më së miri e ka treguar edhe vetë historia e popullit shqiptarë, histori kjo të cilën ju servil pushtetmbajtës nuk e njihni dot, se sikur ta kishit mësuar ju do të silleshit ndryshe në qëndrimet tuaja.

Por mos harroni se mbarëshqiptaria ka një qëndrim, se kemi një gjuhë, një flamur, një shtet shqiptarë e ajo është nënëmadhja jonë SHQIPËRIA.

E ardhmja do të tregoj se populli shqiptar ka për t’u përfaqësuar nga intelektual të dinjitetshëm me bërthamë të forte kombëtare e njerëzore që kanë zemrën sa një mal për ta rimëkëmbur Atëmëmëdheun.

Nga:

Avdi_ibrahimi

Avdi Ibrahimi

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.