DOKUMENTAR: DARDANËT, themeluesit e qytetit të Trojës,Romës, Londrës,Parisit, etj…(Pjesa e KATERT)

rrustem_geci_troja_kosove23

Ky cikel filmash dokumantar ështe realizuar  në bazë të skenarit  dhe regjisë  së  z. Kol  MARKU (Studjues, i antikitetit). Në këtë publikim të pjesës së KATERT, dhe pjesët e  TJERA që do të vinë në vazhdim, ju do të njiheni me disa të dhëna për DARDANËT, për ndodhite e luftes së Trojës, që zgjati 10 vjet  dhe  për rolin e të mbijetuarëve të saj siç ishte,  Enea Dardanidi.  (kushuri dhe dhënder i Priamit mbretit të Trojes). Ky  hero dhe të tjerë që e shoqëronin , u bënë të famshem  më bëmat dhe aventurat e  tyre në vazhdim të  rruges në kerkim të një vëndi të ri, ato shkuan në  Thrakë, Kretë, Epir, Sicili, Itali, Afrikë dhe rikthehen  përseri, deri sa u  vëndosen përfundimisht në Itali. Pikërisht për këto ndodhi dhe histori të tyre do të bëhët fjale dhe në  pjesët e tjera të dokumentarit në vazhdim. Pra,  do të trajtojme ngjarjet e këtij fisi të  lavdishëm  DARDAN, i cili, jo vetem shkelqeu me civilizimin e  tij në qytetin e  famshëm  të TROJËS, por pas rënjes së saj të mbijetuarit, e nder to,  heroj kryësor  Enea Dardanidi, themeloj në Itali, qytetin Lavinium, ndersa djali i tij Asgani,  themeloj po në Itali, Alba Longen dhe pasardhesi i këtij të fundit (Briti)  me trojanë të tjerë  shkuan  deri  në Britani,  ku themeluan  qytetin  e Londres  që e  quajtën  ‹‹Troja e Re››.  Gjithashtu  u thmeluan dhe troja të tjera, po nga princer  Pellasgë, Ilir e Dardanë; si në Epir  (Butrint) në Venecia  (Itali),  e  vënde të tjera. Ndërsa pasardhësit e Ene Dardanidit në dinastine e Alba Longes në disa  breza, themeluan më pas në vitin  (753 p.e.s.) qytetin e Romës, i cili e arriti kulmin  e lavdisë se saj me civilizimin e famshëm Romak.

***

Në  pjesen e KATERT  të  ketij cikli dokumentarësh « Dardanët» do të njiheni me    disa të dhëna  të civilizimit të ishujve Cikladi   dhe të Kretës,   e cila në lashtësi   kishte qënë   një qëndër e një   qytetrimi shumë të zhvilluar   i cili mund të konsiderohet si djepi i qytetrimit Europian.

Në këte pjesë na dalin lidhja e Dardanëve me Kreten, Athinen dhe Azine e Vogël (Trojen), si dhe  ajo që  eshte me e rëndisishmja është  fakti  që na vertetohet   nga  deshmitë letrare të shume autoreve dhe studjueseve  të lashtësise, por dhe atyre modern,  se   Kreta  ishte banuar që në krye të herës nga  Pellasgët   dhe se ishin pikërisht ata qe zhvilluan qytetrimin e pallateve madhështore dhe   shkrimin e  Linearin A  i cili   ishte baza e Linearit B.

Ndalesat e Ena  Dardanidit nëper ishujt kryësorë   si në;  Nasso (Naxo) e Kretë,  na zbulojnë një   lidhje etnike   të pellasgëve dhe Ilireve me Dardanet kulturen dhe arritjet e një civilizimi  të shkelqyer si dhe   evidentojmë disa elemet  kulturor e etnografik më ngjashmeri   me  ato Shqiptare   në veriun e Shqipersie,  si psh; Xhubleta e fiseve Gege të veriut. Gjithashtu ne ishullin Naso do te hasin dhe kultin e Zuesit  në një maje mali që quhet ZA-S, pra   kemi rrenjen ZA. Zani i Zeusit, kultin e Arianës  bijës e Minosë, mbretit të Kretës  etj.

Por  siç  do të shikojme dhe në vazhdim  në pjesen e Pestë   do të kemi të  tjera surpriza për lidhjet e shkrimit te Linarit A të Kretes  me ato të Vinçes  (6000 vjet p.e.s.)  si dhe për nje zbulim me të vonë të një   shkrimi linar në Bullgari të  datuar rreth  5000  vite p.e.s.,(Thrakes së vjeter pellasgë),një shkrim  i cili  paraqet një  ngjashmeri me Linarin A të Kretës   i cili ishte atribut i Pellasgëve, si dhe elemet te tjerë  kulturore  si varret tumulare, sopatet dy  tehshe (labrys)  dhe kultin e  Demit (Zeusi  i transformuar në Dem  që grabiti Europën)   krahahas asaj të Nënes se Madhe hyjneshë etj, qe do ti trajtojmë në vazhdim.

Duam të theksojmë se pjeset e këtij dokumantari janë  në lidhje organike të pa shkeputura. Kush nuk ka ndjekur «NE VAZHDIM»  e ka me veshtire për të kuptuar të tjërat, qe vine me pas; kështu që kini miresine dhe vullnetin  që ti shikoni të gjitha pjesët sipas radhës. Dukë ndjekur pjesen e katërt   të  dokumantarit, ju mund të krijoni një  perfytyrim më  të plotë të tabllosë së përgjitheshme të  ngjarjëve. Ju urojmë lexim dhe shikim të këndshëm.

KLIKO  PER  TË  PARË    DOKUMENTARIN E PLOTË  ” DARDANET”  PJESA E   KATERT


Shkëputur nga: http://kolmarku.altervista.org/

Shperndaje ne

The Author

Kol Marku

1 Comment

Add a Comment
  1. Nuk mund të studjohet Iljada dhe Odisea , po kuptuar drejtësisht alegorit që sjell ajo në artin e saj .
    Ajo bisedon tërsisht për mardhanje matematike , algopritme matematike

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.