Vetevendosja duhet të shuhet – Albinit i ka dalë boja !

krimeja_kosova

Nuk e di se kush është tutori i Albinit dhe “Vetvendosjes” , porse në një gjë jam i sigurt që ata nuk janë të nevojshëm për ne si shqiptar të Kosovës e as për shqiptarinë në përgjithësi . Kosova është shtet i njohur ndërkombëtarisht , prandej kjo ishte vetvendosja më e madhe e Amerikës dhe Europës dhe vetdeshira dhe vetvendosja e shqiptarëve të Kosovës. Ç`farë vetvendosje tjetër na duhet ?Prandaj nuk kemi nevojë për “ Levizje” tjera të cila po na sjellin më shumë dëm se sa që mundemi të paramendojmë .

Nga të gjitha demonstratat antiqeveritare   për rrëzimin e pushteti t në Kosovë të organizuara me vite nga Albin Kurti dhe “Vetvendosja “ askush nuk u “”rrëzua” e as nuk pësoi asnjë “fisurë “ e  lere më ndonjë “ frakturë” d.m.th.  “mision “ i dështuar. Prandaj , ku është qëllimi , t`i trashen b…. qeveritarëve?  

Në rrezikun islamik , gjithnjë prezent në Kosovë : “shamija , ferexheja , mësimi fetarë në shkolla , shkuarja në “ISIS” dhe  dënimi i tyre “- heshtje dhe super heshtje nga  Vetvendosja ! Ç`na duhet një levizje e cila nuk e ka kuptuar rrezikun kombëtar se edhe  nga kush vjen ?

Nëse jemi krenar me Luftën e UÇK-s  e qe duhet dhe jemi krenar , edhe Albini : “””Statusi i veteranit iu ka njohur edhe ish liderit të Vetëvendosjes Albin Kurti. Kurti është renditur në mesin e 177 veteranëve tjerë që janë publikuar në kuadër të Shtabit të përgjithshëm të UÇK-së nga njësitë vartëse të tij. Kurti gjatë luftës për një kohë ka qenë sekretar i përfaqësuesit politik të UÇK-së në Prishtinë Adem Demaçit. Në prill ai u arrestua nga policia serbe ku në Nish u dënua me 25 vjet burg. Kurti është liruar nga burgu pas luftës. (http://www.telegrafi.com/edhe-albin-kurti-veteran-i-luftes/ )””””” dhe popullin nuk e harron thirrjet tua dhe të Adem Demaçit kundër nënshkrimit të Rambujes . Të Kujtohen ?

Edhe një herë tek rreziku islamik , ku Vetvendosja heshtë e as që e përmend ndonjë herë : “”””””Fytyrat e terrorit, detaje tronditëse për terroristët që kërcënuan Ballkanin (Foto/Video) Dokumente të besuara të shërbimeve informative të Bosnjës dhe Hercegovinës kanë zbuluar detaje tronditëse për pjesëtarët e Shtetit Islamik (ISIS), të cilët vitin e kaluar me anë të një video-incizimi kanë kërcënuar vendet e Ballkanit Perëndimor.  Në vazhdim të tekstit janë biografitë dhe fotografitë e akterëve të videos me titull “Krenaria është në xhihad, mesazh ballkanasve”, i cili fton myslimanët që t’ju bashkohen në “luftën e shenjtë”, dhe nëse nuk munden, të luftojnë atje ku janë, shkruan “Nezavisne Novine”, përcjellë Lajmi.net.( http://www.telegrafi.com/fytyrat-e-terrorit-detaje-tronditese-per-terroristet-qe-kercenuan-ballkanin-fotovideo/)””””””” .  E sigurtë është që nuk mund të ndodhë asgjë nga terrorristët e ISIS-it në Kosovë , por këto kishin mundur të jenë vetëm një prishje imazhi për ne , një hapje goje për Serbinë dhe një poen plus për Rusinë.  

E more Albin ! “””””Vetvendosja krenohet që e parandaloi luftën në Kosovë me 1 Shtator 2016: “”””Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë në një tubim me qytetarë se nëse Demarkacioni do të kalonte me një shtator atëherë trupat malazeze do të tentoni të futeshin në territorin e Kosovës dhe kjo nuk do të kalonte pa luftë.   Sipas Kurtit, opozita edhe shpëtoi territorin edhe ndaloi luftën me fqinjët e Malit të Zi.“Beteja jonë zgjati plotë një vit, derisa e ndalem qeverinë e Demarkacionit e të Zajednicës dhe kësisoj kemi korrur një fitore shumë të rëndësishme e të vlefshme. Po të kalonte Demarkacioni trupat e Malit të Zi ia kishin mësyrë Kuqishtës. Ne jo vetëm që e kemi ndalur Demarkacionin, por ne e kemi parandaluar edhe luftën. Jo vetëm që e kemi mbrojtur territorin, por e kemi parandaluar edhe luftën”, ka thënë Kurti, njofton Klan Kosova.( http://gazetablic.com/albin-kurti-beson-se-opozita-e-parandaloi-luften-me-malin-e-zi/ )”””””

Mos ore ! Ti e paske ditur që do të bëhet luftë atë ditë? dhe i thirre të mashtruarit ( nga ti ) që të bashkangjiten në protesten tënde në Prishtinë ? Fatbardhësisht që populli i Kosovës që ti i konsideron si dele nuk të erdhën pas , se sigurisht dikush iu hjeki mjergullën për të parë që një ujk është duke i  ndjellur .   KFORI paralajmëronte që nuk do të rrinin duarkryq , ata dinin diçka , ata  nuk janë si ne që jemi vetëm dele e që e ndjekim  çobanin  pas sepse na mashtron me një grusht kryp .

I habitshëm ishte edhe reagimi i atyre ditëve  veprimtarit Ukë Lushi nga Amerika : “”””””Veprimtari shqiptar në Amerikë, Uk Lushi e ka cilësuar si të gabuar deklaraten e komandatit të KFOR-it, Guglielmo Luigi Migletta, se mund të intervenojë KFOR-i në rast se eskalon situata më 1 shtator. Ai tha se deklarata e gabuar e italianit në krye të KFOR-t vëç sa e shton tensionin, transmeton gazetablic.com “””””””  

Pra Albin , si deshte ti që të ndodhë diçka  dhe ata që na e hapën parajsën tokësore të heshtin dhe t`a humbin mundin e tyre ushtarak ?

Tek e fundit Shoku Albin , e mira së mirës do të ishte që ti dhe pajdashët e tu  të tërhiqeni dhe të rrisni pasurinë që e keni krijuar , se çdo rritje është një punësim më shumë. Sikur mos të ishit ju , çdo qeveri me këto sjellje do ta kishte jetën qeveitare më të shkurtër .

Mos të harroj edhe një gjë se sa i përket mbrojtjes sate nga lufta e mundshme , të lutem lëshoje një sy këtij shkrimi të gazetave gjermane. Putini :” Ju mua Krimenë , unë juve Kosovën “

krimeja_kosova

Shoku Albin , kujdes pra mos luaj me fukaratë e mjerë.

fahriu_re_reja_tash

Fahri Xharra,11.09.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. Ou,i nderuari Fahri Xharra;o,i preruari na shtri varra,sharra;
    pa le ta hjekim Ne atë futë,shputë xharrën;ç’po na pezmaton,or
    brezaton varrën,mbledhje,derdhje,terë qelbë-gjak,thelbë-prag,
    ëh,sipas një anekdotë strategbote:-Dy miq duke kaluar,kanë de-
    gjuar ulurima-kulurima tek ujkut dhe harushës,në një park-çark
    kishe,bisdha nacional-trazio-shkalë;qe,njëri po i thot tjetrit
    -Nese na sulmon ujku e hrusha,si do mbrohësh ti?!A,ai po thot:
    -unë hypi në lis;-edhe harusha hyp në lis;-kacavirrem një degë
    të lakuar;-edhe ajo kacavirret në atë degë;-ia prej degën me
    sharrë dore;-ajo të sulmon gjersa ti ia sharron degën?!Dhe,qe
    tani me hidhërim,po i drejtohej:-More miku im,po ti a je me
    harushën e ujkun,apo je me mua?!Në atë moment,njëmend ulurinë,
    arrinë ujku dhe harusha;ai hypi në lis,ndërsa tjetri mëshihej
    pas lisit;harusha përplasi atë përtoke;a,ujku sulmoi harushën
    të ia rrëmbejë viktimën,jetimën;a,harusha hypi n’lis;një degë
    më poshtë,se ai në lis;ndësa,ujku gllabëroi viktimën;ai,priti
    harushën te zbret në tokë;a me sharrë duke ia prerë degën;sa,
    harusha po sinjalizon me shputë,ne të butë;qe mos prej degën,
    ndërsa ky fatbardhi e preu degën;harusha takërrlamsh tek ukju,
    ku ujku e çkeu copa copa;duke u larguar shpatit të bjeshkës;ai
    sa zbriti në tokë,qe po i thot mikut të masakruar o copa copa,
    nga harusha e ujku:-Eh,more fatzi,ti,sikur vetë i ndjellë,mor,
    i pjellë,ujkun dhe harushën;qe une veprova,e provova;shpetova
    ndërsa ti,mendoje,tentoje,qe kanë mëshirë bishat,trishat,oh,o
    për viktimën,jetimën;dhe,re pre e bishave,trishave qe berë or,
    vetvrasje,oh,vetëplasje,;more i mallkuar,shkallmuar!!.Të fala
    një refugjat luftë nga Kosova në USA.vetëm njëri nga dheta o,
    milionë,gadi terë Shqiptaria,nga këso,pëso,beso;banda,tranda,
    nën dhunë,furtunë,na përzunë,në varre masive,zjarre mafive,or
    mos kthehëmi,as të prehëmi,as të shprehëmi,as varre,as zjarre
    troje,ploje tona,zona shteg baba shteg,brengë shkaba breng,ou
    mbarë kombëatre,mbarë Shqiptare!!.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.