Letërsi Kombëtare: ULLIMADHJA ÇAMËRI

rrustem_geci_ulimadhja_cameri

  rrënjë    ulliri   e kam  lidhur

Fjalën, në shpirtin tënd mijëvjeçarë

Çamëri, hape atë zemër të vrarë

Merrë frymë, ti tani je dora e Epirit

 

Çamëri, me ty sot janë të dëbuarit tuaj

Të pushkatuarit e një kohe të zezë

Çamëri, ti kurrë su nënshtrove

Në çdo pëllëmbë toke ke nga një të rënë

 

Ullimadhja Çamëri! Ne tërë botën

Sot e njoftuam, s’e me 30 tetor 2016

Çamërinë e shpallëm shtet. Urime Epir i

Ilirisë! Urime Republikë e Çamërisë!

 

Dodonë, ti je nëna Shqiptarëve mbi tokë

Betohem në bijat tua hyjnore; Janinë,

Prevezë, Artë, dhe Egjeu vëllai ynë  I ujit

Çamëri e Arvanitë jemi të gjithë pellazg

 

Në rrënjë të ullirit e kam mbjelluar këngën

Çamëri, urime Ushtrinë tënde Çlirimtare

Ajo sot ty të mbron nga ai që ty dje të vrau

Çamëri, lirinë e flamurin e ken ë shtëpi

 

Çamëri, ti që e le pikën e gjakut tend:

kopshteve, arave, rrugëve dhe maleve

pika e gjaku tënd rritet kullotave, kreshtave

librave dhe dorëshkrimeve të shkruara

Çamëri, kënga e lindur nëpër beteja

Të lutem thuaje; s’e ti je foleja e të gjitha perëndive!..

RrustemGeci

Rrustem Geci – Hagë, 30 Tetor- 13 Nëntor, 2016

 

Shperndaje ne
Updated: 13 Nëntor, 2016 — 15:28

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

1 Comment

Add a Comment
  1. Jam vetëm një qelizë plakë e organizmit shqiptar, por nuk do të kursehem për të dhenë kontributin tim modest, për të shpjeguar nder bashkëkombës, se është obligim joni kombëtar, manifestimi i mbështetjes të gjithanshme dhe të fuqishme, deri në jetësimin e të drejtës legjitime të vëllezërve tonë çam dhe arvanitas, pra të drejtës tonë, për të jetuar të lirë dhe me dinjitet të plotë dhe të pa nëpërkëmbur nga askush në Atëmemëdheun tonë-trashëgim prej të parëve!
    Rroftë Republika e Çamërisë!
    Rroftë populli jonë liridashës!
    sveseli@hotmail.com
    Me 18 nentor 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.