Letërsi Kombëtare: ANKTh NË ËNDËRr MAKTH NË ZhGJËNDËRr

© Kasam ShAQIRVELA

LE TË PËRFUNDOJË MË KY ANKTh!

…Dhe Shqiponja e jonë
me dy koka
është bile krenare
për këtë dhunti
që ia fali vetëm asaj,
Perëndia vetë, bashkë
me shikimin e mprehtë
të syve të saj,
dhuruar e pastaj bekuar
nga qielli ngjyrë blu,
ajo vetë ta shtrijë atë
nga Lindja tek Perëndimi,
t’i matë punët shumherë
e vetëm një herë të presë,
por, me saktësi
dhe jo kuturu!
të nxjerrë mësime
nga pësimi..?!
dhe jo vetëm
nga lëkura e vet…
le të mbulohet pra,
me vello të bardhë
dashurie, dhe
njerëzimi i përparuar
që sot e mot
është i stërlodhur,
madje madje,
i ngathët dhe i mpirë
me apo pa dëshirë
në trup e në tru,
i sfilitur
e i ndrydhur pa masë
se, ndryshe, ka pak gjasë
të shpëtojë nga vetvetja,
sepse,
e keqja me zarar të madh
mbi shpinë i rri shaluar
maratonë e shkuar
maratonës…
si një mëlmesë gjelle
mbetur gjithandej
kuzhinave, meksikançe,
dhe me shije pikanto?!
bile thellë metastazon
në brendinë e tij
për çdo ditë të lume,
ai e ha vetveten
pa e hetuar fare
as vetë s’e,
dita ditës, tani plak,
por, edhe kur qe i ri
ai mbetej i vetmuar?!
dhe treni që po ikka?
madje as te stacioni i jonë…,
çuditërisht,
nuk paska ndaluar?!

 

Shperndaje ne
Updated: 2 Shkurt, 2017 — 11:47

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.