ZAHIR PAJAZITI
Ç’ka Kosova që po gjëmon,
Zahir Pajaziti po lufton.
Janë tmerruar edhe shkiet e Nishit,
për vrasjen e Radoviçit.
Se Zahiri një djalë azgan,
atij hakun ia kishte dhënë,
në jetë e besë ai ishte betuar:
Të gjithë shkiet kam për t’i faruar.
Se s’kanë vdekur djemtë e Llapit,
i dalin zot shqipes të bajrakut.
S’ka çka lyp shkau i zisë,
në këtë tokë të Dardanisë.
Një nga një i ndoq barbarët,
me guxim e trimëri,
pa u trembur, pa u frikësuar,
dhëmbë për dhëmbë ai ka luftuar.
Por çdo herë bijtë e shkinës,
trimave u kanë dalë tinëz.
Po t’u dilnin ballë për ballë,
në dhe do t’i shtinin të gjallë.
Kush të vrau, vëlla Zahir!
Ai mos paftë kurrë dritë e diell!
Jo s’ke vdekur trimi i lirisë,
rojë nderi i Dardanisë.
Pjesë nga libri im
Gjurmë nëpër flakë