Formimi i Qeverisë së përkohshme

Prizreni_historik_lshpxdggddgShkruan: Brilant Gashi

Në platformën për autonominë e Shqipërisë, ndër kërkesat kryesore përfshiheshin : bashkimi i katër vilajeteve në një vilajet të vetëm, njohja e gjuhës shqipe dhe përdorimi i saj në shkolla, vënia e nëpunësve shqiptare në administratë dhe krijimi i një organi të lartë që do të zbatonte reforma në Shqipëri.

Pas dorëzimit të Ulqinit Malit të Zi, Porta e Lartë filloi menjëherë përgaditjet për ta shtypur Lidhjen e Prizrenit. Për sulltanin shqiptarët që kërkonin autonomi ishin “armiqtë më të rrezikshëm” të Perandorisë Osmane. Në dhjetor të vitit 1880 në Kosovë, filluan sulmet e armatosura të shqiptarëve kundër administratës osmane.

Në fillim të viteve 1881 u organizua në Prizren një kuvend i lidhjes. Në të u shqyrtua vetëm problemi i autonomisë dhe u vendos që Komiteti Kombëtarë i Lidhjes të shpallte Qeverinë e përkohshme me kryetar Ymer Prizrenin.

Menjëherë pas formimit të saj, qeveria shqiptare organizoi forca ushtarake ku këto forca e shtruan autoritetin e tyre në të gjitha qytetet e krahinat që po çliroheshin.

Forcat e qeverisë së Prizrenit, të komanduar nga Sylejman Vokshi çliruan të gjitha qytetet e Vilajetit të Kosovës, gjithashtu edhe Shkupin, Tetovën, Gostivarin etj.

Ngjarjet që po ndodhnin në Kosovë e Shqipëri, shkaktuan shqetësim të madh tek Qeveria e Stambollit, por Porta e Lartë nuk kundërveproi menjëherë. Ajo priti deri sa nënshkroi marrëveshjen me Greqinë në 1881 ku do të caktohej vija e re kufitare ku nga Vilajeti i Janinës Greqisë i jepej vetëm Arta.

Më 10 prill të vitit 1881 u zhvillua Beteja e Parë në Slivovë, ku ra heroikisht komandanti Mic Sokoli, kurse Beteja e Dytë në Shtime ku forcat e Sylejman Vokshit pas një qëndrese u detyruan që të tërhiqeshin.

Ushtria osmane depërtoi më 13 prill të vitit 1881 në Prizren. Forcat Osmane shpërndanë Lidhjen e Prizrenit dhe Qeverinë e Përkohshme duke ushtruar terror në këto zona dhe arrestuan e internuan jashtë atdheut shumë patriotë.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.