FORMIMI DHE VEPRIMTARIA E GRUPEVE DHE E PARTIVE POLITIKE ILEGALE II

ORIENTIMI PËR LUFTË TË ARMATOSUR 

PAKENAQESIA E SHQIPTARËVE( viti 1989) në Kosovë sa vinte e shtohej në të gjitha shtresat e popullsisë.. Më 28 matrs 1989 Kuvendi i Serbisë miratoi ndryshimet në Kushtetutë me të cilën suprimoi Autonomin e Kosovës. Më 29 mars 1989 u shkrua komunikata nga fadil Vata, Ahmet Haxhiu dhe Shaban Muja, e cila u shpernda në Kosovë, e më 17 prill 1989 edhe në shtetet e Evropës…Në Podujevë u shperndanë nga Grupi i Ali Ajetit ndersa në Prishtinë shperndarja ishte bërë nga disa grupe e që Kordinoheshin nga një Rreth i LPRK-ës.Në këtë kohë Grupi i Zahir Pajazitit shtrihej në Gallab, në Llap, por edhe në Prishtinë, prej nga ishin anëtarët e grupit të tij. Grupi kishte shtrirje të gjerë por nuk u dekonspirua… Për aksione dinin vetëm pjesmarrsit e drejtpërdrejtë Afrim Zhitia, Fatmir Brajshori, Fahri Fazliu dhe më vonë pas daljes nga burgu këtij grupi iu bashkangjit edhe Ramadan Avdiu.. Për koordinimin e aksioneve Zahir Pajaziti kontaktonte me Afrim Zhitinë. Pas vrasjes së Afrimit ai mbajti lidhje me Nazmi Zukën dhe përmes tij me Fatmir Humollin ( që kishte hapur një furrë- bukëpjekës në Kodër të Trimave njëherit edhe si bazë) dhe Hajredin Hysenin.
Zahiri me grupet e Drenices mbante lidhje, por edhe me ato të Dukagjinit dhe të Ferizajt. 
 
ÇETA E LLAPIT 
 
Grupi politike ilegal i të rinjëve u formua në maj të vitit 1981. Aty ishin Naser dhe Blerim Hyseni të cilet ishin denuar me 15 ditë burg ndersa Sabri Kiçmari dhe Avdi Visoka me të holla. Këta u perjashtuan nga shkolla fillore në Besian, të cilet u regjistruan ne shkollen fillore në Laberion nga i larguan serish për të vazhduar pastaj në Llapashticë.

Grupi_llapit_ali_ajeti

GJYKIMI I GRUPIT TË LLAPIT- KU BËNTE PJESË ALI AJETI

Policia më 27 shtator 1988, kishte arrestuar anetaret e grupit ilegal Fidaim Gashin, Hysen Jasharin, Nezir Haziri, Bajram Haziri, Naser Beka, Skënder Murati, Hajredin Hyseni, Nexhat Maliqi, Fikrie Musa dhe Ruzhdi Kiçmari… Një pjesë e grupit e mbetur kaloi në ilegalitet si Sabri Kiçmari, Naser Hyseni, Fahri Ajeti, Naime Jashari, Enver Behrami, Fexhrie Potera… Naser Hyseni ishte në lidhje me Bedri Blakqorin dhe Gani Hoxhën. Grupi kaloi në ilegalitet si në Besianë po ashtu në Prishtinë dhe në Drenicë… Qendra kishte vendosur që grupi ilegal të emigrojë në Botën e Jashtme. Ata kishin pergaditur edhe pasaporta dhe dy vetura. Nga Besiana dhe Kastrioti shkuan në Lublanë dhe kufirin me Italinë e kaluan në këmbë maleve. Në Zvicer kaluan Naser Hyseni, Fahri Ajeti, Enver behrami, Fexhrie Potera dhe Naime Jashari. Qendra kishte vendosur që Sabri Kiçmari ta vazhdojë punën ilegale në Kosovë. Atij iu bashkuan edhe Hasan Ramadani dhe Shaban Mulolli.

LPRK-ja kishte vendosur që gjatë muajit mars të organizoheshin demonstrata ku të kishte mundësi ( 1989).Në Besianë demonstrata u organizua më 27 mars të vitit 1989. Demonstrusit së pari u tubuan afër Shtëpisë së Kulturës. Para tyre doli një grup policësh i prirë nga Jetullah Kuqi, komandant i policisë në Besianë i cili në një dorë mbante shufrën e gomës e tjetren e kishte ngritur që të komunikonte me masën.. Disa demonstrues e kanë tërhequr dhe e kanë futur në mesin e tyre. Policët e tjerë u munduan ta terheqin dhe e nxorrën nga turma. Aty afër ishte edhe Isa Ejupi( fshati Sopatë). Në atë moment dikush shtiu në Jetullah Kuqin dhe mbeti i vdekur në vend. Aty u plagos edhe polici serb Zoran Koraç, të cilin e quanin Kvaq. Vrasjen e bëri një person me rroba të zeza dhe këmishë të bardhë. Masa nuk e ka njohur. Edhe sot e kësaj dite kjo vrasje ka mbetur enigmë.. Edhe dy djem të axhalarëve të Jetullah Kuqit që punonin në SPB i kishin larguar nga puna… babai i Jetullahit është deklaruar: ” Djalin m’a vranë UDB-a”… Aty ishte vrarë nga radhet e demonstruesve Mehmet Ejupi i lindur në vitin 1965, më 11 tetor në Vendenis….
Grupi Gueril i Llapit më 27 MARS ISHTE I ORGANIZUAR DHE I ARMATOSUR. NJË NGA BAZAT ISHTE SHTEPIA E MUSTAFË AJETIT. ATY U VENDOSËN: ALI JETI, ISMET ABDULLAHU, BASRIJE MURATI – SHQIPJA, GANI HOXHA DHE GANIMETE ABDULLAHU. Në këtë kohë guerilja i kishte bazat e veta në Livadhi, në shtëpinë e familjes së Halim Abdullahut, në shtepi të Hasan Ramadanit në Albanik, në shtepinë e Ramadan Fazliut në Besianë, në shtepinë e Vehbi Rushitit dhe Hasan Rushitit në shtepinë e Xhafer Spahiut – Vendenis, një bazë ishte në Dardhishtë, në Dyz dhe në Herticë, në shtepinë e Muhamet Latifit në Pollatë, në shtepinë e Qazim Tovërlanit dhe Tahir Rrahmanit në Livadhi, në shtepin e Shaban Ajetit në Mirash në shtepinë e Beqir Hajrizit në Bardhosh.. Beqiri ishte edhe në grupin e Mehë Ukës në nga Bajgora..

Në këto baza kanë qëndruar edhe ilegalet nga viset e tjera si HAJDIN ABAZI – LUM HAXHIU, ALI AHMETI, BARDHYL MAHMUTI. POR EDHE SHUMË TË TJERË. EDHE AFRIM ZHITIA ËSHTË STREHUAR NËPËR KËTO BAZA E SIDOMOS NË PRISHTINË NË SHTEPIN E FATMIR BRAJSHORIT ku ishte vendosur baza; teknika dhe një pjesë e armatimit…

Lum Haxhiu në kohën e qëndrimit në Llap, e kishte nofkën Rexha. Ai ishte i armatoasur me një “uzi” dhe një revole.
Me pervojen e tij e ndihmoi levizjen ilegale edhe në këto anë…

Grupi ilegal në vitin 1989 ishte i madh. Kërkesat për tu futur në guerile ishin shumë të mëdha. Guerila e LLapit dhe Gallabit u organizua në aspektin ushtarak, komandant i së cilës u zgjodhë Ali Ajeti dhe neper baza ishin caktuar përgjegjësit. Përveq kësaj e kishin udhëheqsin politik Sabri Kiçmarin. Hierarkia respektohej me perpikmeri. Askush nuk guxonte të ndërrmerrte aksione pa pëlqimin e Ali Ajetit. Për shkak të përgjegjësive të mëdha kryesisht në bazë qëndronin Ali Ajeti dhe Sabri Kiçmari….
Për shkak organizimit ushtarak grupi i guerilës së Llapit u bë i njohur me emrin Çeta e Llapit!!!!

 Çeta e Llapit vendosi të bëjë organizimin e një demonstrate më 30 maj të vitit 1989. Ishin marrë dhe vendimet. Ahmet Haxhiu u njohtua të njeten ditë për vendimet. Kjo ç¨shtje u shqyrtua të njetën ditë nga Këshilli i Përgjithshëm i LPRK-ës: Ahmet Haxhiu, Fadil Vata, Hidajete Krasniqi dhe Avdyl Mustafa. Ata vendosen që Çeta e Llapit të pengohej që të mos dal e armatosur në demonstrata. Për këtë ngarkuan Fadil Vatën i cili mnegjithë përpjekjet nuk mundi t’i gjejë për të kontaktuar me ta…
pankartat dhe parullat i kishte pergaditur Sabri Kiçmari me shokë në shtepin e Ali Ajetit por pa Ali Ajetin i cili kishte shkuar nëper baza me i pergadit shokët ndersa gjatë asaj nate roje kishte bërë edhe nëna e Alisë Vahidja… Të nesërmen erdhi dhe Aliu. Kur u nisën për në demonstratë i porositi: ” Ruani, bijë , se katilat u dalin përpara.
E Aliu iu përgjigj: Nënë, jemi marrë cesh për këtë punë”.

Demonstruesit rritën deri në qendër të besianës. Policia nderhyri me shkopinjë gome. Pati të shtëna edhe nga ushtarët e Çetës së LLapit, por vetëm në mbrojtje… Por në nderkohë kishte arritur njesia speciale e policisë jugosllave.. Ata me mjete të blinduara dhe me helikopterë sulmuan dhe shperndanë demonstruesit. Një pjesë e Çetës së Llapit ku ishin Ali Ajeti – komandanti dhe Sabri Kiçmari, udhëheqësi politik, u terhoqen në drejtim të Gjimnazit në drejtim të fshatit Merçez, dhe u orientuan për në bazën e tyre. Bashkë me ta ishin edhe nja 50 demonstrues ndersa në mesin e tyre kishte edhe vajza.. Helikopteri filloi të shtinte me armë zjarri dhe me gazra helmuese. Nga toka policia i ndiqte dhe i percillte hap pas hapi… Kur policia ishte afruar Ali Ajeti e ktheu automatikun dhe kishte filluar të shtinte. Policia nuk e kishte pritur një guxim të tillë.Për momentin u shtrinë për tokë dhe kerkuan ndihmë nga helikopteri, i cili u erdhi në ndihmë. Ali Ajeti luftoi me trimëri. Në atë rast ai u plagos. Shokët u përpoqen ta terhjekin. Ai urdheroi ta linin dhe i plagosur mbrojti terheqjen e tyre. Policia hetoi se më nuk mund të shtinte dhe filluan të afroheshin. Ende ishte i gjallë. Policët nga afersia shtinë dhe kështu mbeti i vrarë Ali Ajeti, komandant i Çetës. Anetaret e tjerë u terhoqën në bazë. Safet Ajeti e mbante flamurin i cili ishte i shpuar nga plumbat… Secili grup ishte terhequr në bazë të caktuar…

Pas kesaj ngjerjeje mundesia e qendrimit të Çetës së Llapit ishte e vogël kështu që u miratua vendimi që më të rrezikuarit të largoheshin nga Kosova. Për shkuarjen e tyre për në shtetet perendimore u organizuan: Ahmet Haxhiu, Fadil vata, Shaban Muja, Avdi latifi, Sabri Uka, nazmi Llapashtica, Avdyl Mustafa, Sabri Kiçmari, kurse nga dega jashtë vendit: Ali Ahmeti, Xhavit Haliti dhe Emrush Xhemajli..
Një pjesë të pasaportave e ka pergaditur Sahit Krasniqi nga kastrioti. Të parët u larguan nga vendi Bajram Ajeti dhe Basrije Murati – Shqipja.

ShumicA PREJ TYRE U LARGUAN POR DISA NUK PRANUAN SI RASTI ME hASAN rAMADANIN E aLBANIKUT. Nga ana tjetër, me Çetën e Llapit ishte në lidhje edhe Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu pastaj edhe disa të rinjë, në mesin e të cilëve ishte edhe rrustem Mustafa – Remi, i cili kishte qenë në bazën e Çetës në Ballsh dhe në shtepinë e Hasan ramadanit..
Me rastin e burgosjeve të shumta nuk u dekonspiruan: Beqir Hajrizi, Sheqir Hasani, Nuhi Ajeti, Hetem Ajeti, Fadil Lepaja, Pajazit Jashari, Rukije Ajvazi dhe të tjerë…

Zahir Pajaziti në atë kohë nuk ishte më anëtar i LPRK-ës por bashkëpunonte me pjesen më të madhe të tyre siç ishin: Ali Ajeti, Gani Hoxha, Shaban Mulolli, Hasan Ramadani, Afrim zhitia. Në bazën e Çetës së Llapit në shtepinë e Enver Osmanit, u takua me luftëtarët dhe me Ismet Abdullahun u percaktuan format e bashkëpunimit..

Kur u formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës këto grupe ishin bashkëformuese. Lidhjet me jashtë i mbanin me Ismet Abdullahun ( Zahiri) dhe pas njohjes që u bëri Ismeti edhe me Ali Ahmetin. Zahiri vlersonte lartë përgatitjet ushtarake që i bënin Hajredin Hyseni dhe Fatmir Humolli. Lidhjet i ka mbajtur nëpërmes të Nazmi Zukës, i cili ishte udhëheqës ushtarak për rajonin e Llapit dhe të Gallabit…

Zahir Pajziti, që nga viti 1981, ishte percaktuar për luftë çlirimtare. Format e angazhimit të tij ishin ato të kohës si; demonstrata, protesta, greva, shpërndarja e afisheve dhe e trakteve, aksioneve të ndryshme e nder to edhe aksione subversive, rrehtimi në njësitë guerile dhe formimi i tyre, sigurimi i bazave për strehiminn e ilegalëve nëpër fshatra dhe qytete, sigurimi i armëve dhe i municionit…Njëherit rënde¨si e veçantë e ilegales dhe njesiteve guerile para formimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte edhe bashkëpunimi me Shqiperinë jo vetëm për të mësuar e stêrvitur guerilën shqiptare, por edhe për vendosjen e të dekonspiruarve…
LPRK-ja i kishte vë vetes për detyrë të formojë krahun e vet ushtarak dhe për këtë Komiteti Drejtues kishte dhënë direktivë të qartë për formimin e Këshillave të Rrethit të LPRK-ës…

Kështu ishte formuar Këshilli i Rrethit për Pejë që udhëhiqej nga Adem Grabovci, Ibish Neziri, Havë Shala, Lulëzim Etemaj pastaj për Burim Me Xhevat Zekën, Këshilli i Rrethit për Prizren që udhëhiqej nga Behajdin Hallaqi ( bënte pjesë edhe Nait Hasani) ndersa në veçanti ishte Këshilli i Rrethit për Prishtinë ku bënin pjesë:A frim Zhitia, Fahri Faliu, Fatmir Brajshori, Ramadan Avdiu dhe Avni Klinaku me udhëheqesin dhe ideatorin Fadil Vata; pastaj në Klinë Këshilli i Rrethit me Sahit Berishën, Për Mitrovicë me Raif Qelën më vonë Kadri veselin, Për Drenicë më Azem Sylën. Mehmet Bislimin, Hashim Thaqin,Këshilli i Rrethit për Preshevë me halil Selimin, Adnan Asllanin, Për Strugë me Guximtar Ladorishtin, Për Kërçovë me Beqir Limanin, në Llap Ali Ajeti, gani Hoxha, Shaban Mololli, Hasan ramadani, Bedri Blakqori por edhe Afrim Zhitia dhe fahri Fazliu sipas nevojës…

Duhet theksuar edhe këtë gjë që; në kohën e qëndreses heroike të ” Çetës së Llapit” Zahir Pajaziti nuk ishte më anëtar i LPRK-ës por ishte në rtrjedhat e orientimeve të saj. Ai edhe më parë kishte bashkëpunuar me pjesën më të madhe të LPRK-istëve të trevësw së Llapit.

Kur u formua Ushtria Çlirimtare e Kosovës këto grupe ishin bashkëformuese. Lidhjet me jashtë i mbanin me Ismet Abdullahun ( Zahiri) dhe pas njohjes që u bëri Ismeti edhe me Ali Ahmetin. Zahiri vlersonte lartë përgatitjet ushtarake që i bënin Hajredin Hyseni dhe Fatmir Humolli. Lidhjet i ka mbajtur nëpërmes të Nazmi Zukës, i cili ishte udhëheqës ushtarak për rajonin e Llapit dhe të Gallabit…

Zahir Pajaziti më 27 dhe 28 qershor kishte pergaditur grupin e tij, me rastin e ardhjes së serbëve përtëkemtuar humbjen e tyre më 1389, që të mbrojë popullin nëse sulmohej nga hordhitë serbe…
Çeta e Llapit mori udhëzime nga Qendra që të kalonin në ilegalitet dhe ua ndaloi që të organizonin vrasje të policisë serbe me qëllim që të kursehen ata dhe populli…
Në nëntor të vitit 1989 , lidhur me vrasjen e Afrim Zhitisë dhe Fahri Fazliut, Zahir Pajaziti kishte vlersuar: ” Populli i Kosovës pati humbje të madhe…
Zahiri kishte organizuAR STËRVITJE USHTARAKE EDHE NË kOSOVË DHE ATË NË FSHATIN gURSH TË lLAPIT NË NJË ORË MËSIMI U KISHTE THËNË:

” Burra, rruga prej nga jemi nisur e deri të arrijmë në krye të saj ¨shtë e rëndë, e vështirë, e pse jo edhe e rrezikshme. Qëllimi ynë është çlirimi i popullit shqiptarë dhe bashkimi i tij në një shtet – Shqipëri… Duhet të shkojmë në luftë jo për të VDEKUR se nuk jemi FATALIST por për të FITUAR! Sot jemi grup politiko – ushtarak por nsër do të jemi Ushtri Çlirimtare!
” Pushka juaj qoftë e nderuar dhe ju priftë fati në luftën e ardhshme çlirimtare”.
Djemët e ilegalës ishin djem nanash dhe sy patrembur. Ata ishin mëtë bukurit e të bukurve ngaqë në vete e kishin të ngershyer Atdhe – dashurin, përjetesin kështu që; me ta toka bëhj me diell kur kishte nevojë për të e me shi kur e donte bereqetin…
Edhe vajzat filluan të krenoheshin me trimerinë e djemëve të ilegalës.

Ka mbetur i shenuar një rast që i kishte ndodhur një gjimnazisteje të Besianës në vitin 1994. Nga ditari i saj:

” Dy djem…njeri nga besiana, kurse tjetri nga Kastrati ishin interesuar për mua. Unë bisedoja me ta si shoqe, kurse ata mendonin ndryshe. Rrugës për në gjimnaz isha me njerin prej tyre që ishte edhe me dy shokë. Afër Gjimnazit erdhi tjetri me tre shokë dhe të pergaditur që të rrahen, por kur i nxorën thikat unë hyra midis tyre.
” Mos se as ti e as ti s’keni punë me mua. Nëse jeni trima nata vjen. Shkoni e tregoni trimerinë ndaj policisë si ata TRIMAT e MALIT… Unë do të martohem vetëm me ata që e luftojnë Serbinë. Unë e kam të dashurin në mal”…
Ata nuk e vazhduan më…

Çdo shqipatr e ka për detyrë t’i edukojë fëmijët e tyre për ruajtjen dhe mbrojtjen e atdheut…
Liria është paguar me gjak – gjakun e dëshmorëve të lirisë dhe të githë të vrarëve dhe të zhdukurve në masakrat serbe – vetëm pse ishin shqiptarë dhe e deshën lirinë!!

Përgaditjet ushtarake 

Nga të dhënat shohim se Zahir Pajaziti si veprimtar politik, por edhe si ushtarak ishte i i afër dhe i pushkaepareelirisekujdeshëm me shokët. Virtytet e larta të tij si nderi, guximi, trimëria, ishin veti të veçanta të tij. Zahiri në aspektin ushtarak ishte i pergatitur si në aspektin fizik po ashtu dhe psikik.Ai ka njohur dhe ushtruar të gjitha llojet e armëve e edhe për luftë kundër njësis tankiste dhe ajrore.
Zahiri gjatë stërvitjeve ushtarake u shpjegonte ushtarëve të tij: ” Puna e parë është njeriu, i cili caktohet të zënë pusinë. Faktori njeri. Faktori tjetër është vendi ku zihet pusia.
KËTO ISHIN VETËM DISA NGA VETITË QË ZAHIRIN E BËNË TË NJOHUR FILLIMISHT SI USHTAR I GUERILËS DHE PASTAJ SI KOMANDANT I GRUPEVE USHTARAKE DHE NË FUND SI KOMANDANT TË SHTABIT OPERATIV – QENDROR TË USHTRISË ÇLIRIMTARE TË KOSOVËS… PËRPOS GRUPIT TË ZAHIRIT NË LLAP VEPRONTE EDHE NJË GRUP TJETËR. ZAHIRI NË NJË RAST I TREGOI GRUPIT TË TIJ SE NË LLAP VEPRON EDHE NJË GUERIL, I cili ka kërkuar të bashkohej me ta: nuk tregoi emrin e askujt por dyshohej se mos ishte emri i Hetem Ajetit, i cili vërtet kishte bërë disa aksione të armatosura…

Elita politike shqiptare me filozofinë e tyre donin të ushqenin me iluzion se gandizmi është rruga më e mirë por te një pjesë e popullit u rrit besimi në mundësinë e luftës dhe të fitores kundër pushtuesit. Përgaditjet politiko – ushtarake kishin filluar të bëhen edhe në Llap si në rajone tjera në Drenicë dhe në Rrafshin e Dukagjinit. Këto përgatitje ishin vepër e LPRK-ës por edhe e disa grupeve tjera ilegale por që nuk ishin në LPRK-ë..

Shqiperia ishte e interesuar që në rst se vije te lufta e mbrendshme në Jugosllavi, shqiptarët në Kosovë të jenë në aspektin politik dhe ushtarak sa më të përgaditur… Ramiz Alia pas konsultimeve me Byronë Politike u dakordua për mundesin e formimit unik – politik dhe uahtarak. Ramiz Alia nënshkroi dekretin për organizimin e përgatitjeve ushtarake ( të mos harrojmë se akoma ishte viti 1991) në territorin e Shqiperisë… Fillimisht u caktua Serreli dhe Selishta, kurse më vonë parashihej edhe në thellësi malore në afersi të kufirit me Kosovën. Kadetët rreth 600 veta duhet të dergoheshin fillimisht duke filluar me grupe dhe atë të parin prej 50 vetave.. Të gjitha shpenzimet për kadetë i kishte siguruar shteti – Ushtria Shqiptare ( si uniforma, armët, municionin, vendosjen në kazermë, ushqimin, ruajtjen e sekretit)… Zgjedhja e kadetëve ishte obligim i vet shqiptarëve nga Kosova të cilët mirreshin me këto organizime…

Për zgjedhjen e kadetëve+ nga zona e Llapit ishte caktuar Isa Berisha nga Majasi. Këtë punë e bëri në marrëveshje me Ismet Abdullahun, i cili mbante lidhjet me Enver Osmanin nga fshati balsh, aktivist i LPRK-ës…
Nga Prishtina për Ushtrime Ushtarake në Shqiperi në grupin e parë mori pjesë edhe Shaip Haziri, i cili udhëtoi bashkë me Zahir Pajazitin dhe Fadil Begun nga Prishtina në Cyrih. Zahiri qysh heret ishte njohur me Ismet Abdullahun tek i cili qëndruan dy ditë pastaj shkuan në Triestë të Italisë, ku u bashkuan dhe me kadetët e tjerë dhe vazhduan për në Shqipëri.. Aty i priti Zymer Berisha… Në grup ishin 54 kadetë nga Kosova. Ramiz Alia kishte caktuar Adem Çopanin, i cili ishte në cilësin e këshilltarit ushtarak. ushtrimet u zhvilluan në konspiracion… Shtabi i Ushtrisë Shqiptare kishte caktuar në krye kolonelin Hysen Gegaj dhe zëvendës Agron Dhimarko. Aty ishin edhe eprorët:T. Sinani, Kastrioti, Ronaldi, Ylli dhe Ramazani…Zahir Pajazitin koloneli Hysen Gegaj e ka caktuar komandant skuadre.. Nga ky moment kishte filluar bashkëpunimi i ngushtë i Zahirit me eprorët ushtarak në Shqiperi e sidomos me Hysen Gegajn dhe Agron Dhimarkon.
Më voë Zahiri shpesh është konsultuar me këta dy eprorë gjerë në vitin 1997…

Mirepo në Kosovë nuk ishte vetëm ky grup ushtarak që vepronte. Pyetje e domosdoshme ishte si të bëhet bashkimi i grupeve? Vrasja e Ali jetit dhe shkuarja e disa luftetarëve të Çetës së Llapit në Perëndim si dhe vrasja e njerit prej udhëheqësve të LPRK-ës ishte humbje madhe…
Sa ishte gjallë Afrimi e emeroi Hasan Ramadanin komandant të Çetës së Llapit.. Ditën kur i kishte dhënë edhe një automatik mu në shtepinë e Ali Ajetit në Besianë, që e shfrytzonte si bazë për strehim.. Në automati Hasan Ramadani i kishte gravuar inicialet e A. ZH. Hasan Ramadani kishte lajmëruar se në grup i kishte 10 veta… Grupet për shkak të konspiracionit një kohë do të vepronin ndamas.. Grupi i Zahir Pajazitit kishte Hakif Zejnullahun, Isak Shabani, Rrahim Haziri, Agimi vëllai i Zahirit, Fadil Pajaziti, Fadil Begu, Enver Osmani, Ajet Ahmeti dhe disa të tjerë nga Batllava dhe nga fshati Plepaj…

Gjatë kesaj kohe ilegalja pesoi edhe humbje të mëdha ngase u arrestuan dhe u denuan: Hajredin Hyseni, Nexhat Maliqi, Hysen Jashari, Bajram Haziri, Nezir Haziri, Fikrije Musa, Fidaim Gashi, Skënder Murati, Ruzhdi Kiçmari, Fahri Zebica dhe Naser BEKA. Kurse jashtë vendit shkuan Sabri Kiçmari, Naser Hyseni dhe Fexhrije Potera… Megjithate në Llap ishte më herët edhe një Grup që quhej i të rinjëve me emrin ” komiteti për Shpëtimin e kosovës”.. me iniciativen e S. Kiçmarit dhe Naser Hysenit. Këtyre iu bashkua edhe Hajredin Hyseni – Dini dhe të tjerë. Komiteti punoi në mënyrë të pavarur dy vjet pastaj Fahri Ajeti krijoi lidhje me Bedri Ajetin dhe Fadil Lepajën si anëtar të LPRK-ës.. Sekretar politik i grupit ishte Ismet Cakiqi kurse sekretar organizativ Bedri Ajeti… anëtar ishin dhe Bedri Blakqori, Gani Hoxha, Hajredin Hyseni dhe Fexhrije Potera…Në vitin 1990 LPRK-ja në një mbledhje per Rrethin e Besianës vendosi që kryetar i Këshillit të jetë Hajredin Hyeni – Dini…

Mbledhja e Përgjithshme në nivel të Rrethit u mbajtë në fshatin Mirash në vitin 1991.. Në këtë mbledhje kanë marrë pjesë afro 24 delegatë ( s’më kujtohet saktësiht numri) por edhe Fatmir Humolli dhe Nazmi Zuka.. Ishte ftuar edhe grupi i intelektulëve dhe në emër të tyre letren përshendetëse e kishte derguar Abdyl Lahu, përmes një delegati… Në Mbledhje u moren vendime me rendesi si bashkimi i grupit të Fatmir Humollit dhe Nazmi Zukës me LPRK-ën ( më vonë Fatmiri serish largohet dhe formon me të tjerë LKÇK-ën).. Aty u bë zgjedhja e Kryetarit dhe e Këshillit të Rrethit në këtë përbërje: Fatmir Humolli, Hysen Jashari, Fidaim Gashi, Ruzhdi Kiçmari, Bajram Hajrizi dhe Sahadete Zhitia… Sahadetja ishte përgjegjëse për organizimin e femrave në rrethinën e Besianes
 
Formimi i Shtabit Ushtarak të Besianës   

Për formimin e Shtabit ushtarak të Besianës ishte duke punuar LPRK-ja kryetar i së cilës ishte Hajredin Hiseni. Vetën në Llap dhe Gallab ishin formuar më shumë se 70 këshilla. Në kuadër të Këshillit”të Përgjithshmëm behej organizimi politik, ku ishte formuar Shtabi Ushtarak i Besianës. Ky ishte vendimi më i rëndësihëm i LPRK-ës. Në bazë të këtij vendimi u formua ( keshtu u emerua në faktë) Njesiti Gueril i Llapit e më vonë skuadra Ushtarake e llapit, komandant i së cilës ishte Hysen Jashari. Në mesin e luftëtarëve të skuadres ishin: Nazmi Ajeti, Fatmir Sfishta, Halim Rrmoku, Bajram hajrizi, Rrustem Mustafa – Remi dhe të tjerë…
Shtabi ushtarak veproi në këtë përbërje: Nazmi Zuka, shef i Shtabit, kurse anëtarë të tjerë ishin Naser Beka, Faik Ajeti dhe Ismet Mahmuti…Udhëheqja politike me Dinin ishte në hall të madh ngaqë Qendra e ( LPRK-ës) nuk lejonte aksione të armatosura por vetëm përgatitje ushtarake për luftë kurse skuadra ushtarake kërkonte aksione të armatosura…Shpesh herë pjestaret e kësaj skuadre kishin bërë ca veprime, aksione të cilat Qendra s’i kishte pritur edhe aq mirë…
Nazmi Zuka në vitin 1990 arriti të formojë grupin politiko – ushtarak në këtë përbërje: Zahir Pajaziti, Kadri Pajaziti, Rrahim Haziri, Isak Shabani, Sahit Deliu, Ismet Haliti, Muhamet Nura, Behxhet Salihu, Afrim Sulejmani dhe Rrahmon Sulejmani… Nazmiu kishte propozuar që udhëheqës i grupit të emerohej Zahir Pajaziti…Po ashtu u mor vendimi që të fomohet edhe Shtabi Ushtarak i Gallabit prej 11 vetash… Mbledhja e parë ishte mbajtur në shtepinë e Faik Ajetit e ku ishin Hajredin Hyseni, Fatmir Humolli, Nazmi Zuka, Ismet Mahmuti, Faik Ajeti dhe Fidaim Gashi.. Aty u vendos që udhëheqja të ndahet në krahun politik me Hajredin Hysenin dhe me Nazmi Zukën krahu ushtarak…

Në mbledhjen e Parë të krahut ushtarak ishte vendosë që të formohej Shtabi Ushtarak i Besianës…

1. Zona e parë përfshinte qytetin e Besianës, përgjegjës Nazmi Zuka
2. Zona e magjistrales Bsianë – Prishtinë, përgjegjës Kadri Pireva..Bllokimi ishte paraparë si gjithnjë te kulina
3. Zona nga Besiana – bederianë përgjegjës ishte Kadri Pajaziti i Kreshtes. Bllokimi te Liqni i battlavës

4. Zonë Besianë – Medianë përgjegjës ishte Gëzim Veseli dhe bllokimi bëhej afër kufirit….

Zahir pajaziti në Mbledhjen e Shtabit kërkoi:

” Shtabi duhet të organizohet për aksione kundrr policisë serbe.. Ata po bëjnë torturime ne popull, po plaçkisin dhe lirisht po kalojnë neper fshatra pa asnjë të keqe. Ne duhet t’u dergojmë letra kercenuese policëve dhe shoqeruesve të tyre. Nëse kjo nuk bënë punë atëherë të organizojmë sulme në pusi…Policet serbë të vriten shqiptarët të frikesohen… Disa shqiptarë që po na duken të dyshimtë duhet t’ua bëjmë me dije që të mos bashkë-punojnë me policë… Shtabi duhet të lejojë vrasjen e disa policëve serbë që janë bërë të njohur si kriminelë e sidomos njëfarë Bosanci dhe njëfarë Cipiripi…..
Për të gjitha keto kerkesa Zahiri i la kohë Shtabit që të konsultohet edhe me pjesen politike… Disa anëtarë të Shtabit i përkrahen qëndrimet e Zahirit dhe u larguan bashkë me të si Isak Shabani dhe Rrahim haziri…. Që të mos i cekë të gjitha shkaqet po i themë vetëm dy se perse u largua Zahiri nga Mbledhja dhe perse prej ketij momenti ai e shikonte pak me ndryshe LPRK-ën…
E para disa anëtarë të Shtabit si kishin kryer detyrat e caktuara. këtë Zahiri e kishte vlersuar si Punë jo serioze dhe papergjegjesi sipas rregullave ushtarake dhe
e dyta Shtabi i Besianës nuk lejoi organizimin e aksioneve të armatosura dhe kjo u pengua nga udhëheqja politike e LPRK-ës për Besianë…

Pas kësaj u formua Shtabi i Mbrotjes i Zonës së Llapit. Zahir Pajaziti që të ruante sekretin në shkallën më të lartë i dha perkrahjen Nazmi Zukës që të formonte Shtabin e Gallabit… Zahiri për të fshehur punen e tij mori nofken Çerçizi…
Me këtë eme¨r veproi deri saq nuk e pati takimin e parë me Nait Hasanin kur u prezentua me nofkën Ismeti…

Të gjitha keto vertetojnë që në zonen e Llapit vepronin dy Shtabe: njeri i prirë nga Zahir Pajaziti dhe tjetri nga Nazmi Zuka…Zahiri vepronte ne të dy Shtabet por nga ky i fundit u largua duke i porositur: Kur te pergaditeni te Zahiri e ke deren e hapur. Kurdo që e keni nevojën me thirrni”… Faktet e me vonshme e kanë vertetuar që pas shuarjes së Shtabit të Besianës anëtarët e tij kanë vazhduar të bashkëpunojnë me Zahirin si ata që mbeten në Kosovë po ashtu edhe ata që shkuan në Shqiperi: Fatmir Humolli dhe Nazmi Zuka…

lkck_heroi_A_ramadaniBurgosjet e vitit 1993 ishin goditje e rëndë për organizimin e luftës çlirimtare. Në vitin 1993 u burgosen kuadrot udhëheqëse ( disa nga ato ) të LPK-ës dhe LKÇK-ës. Në ketë kohë u burgosen Hajredin Hyseni si Kryetar i Këshillit të LPK-ës dhe dhe dy shoket e tij pergjegjes në rreth: Ismet Mahmuti dhe Faik Ajeti, si dhe Shemsi Veseli, i cili ani pse ishte në LKÇK u denua si i LPK-ës..

Në këtë kohë u burgosen edhe: Ahmet Haxhiu, Xhavit Haziri, Ismet Mahmuti, Hajredin Hyseni, Faik Ajeti, Raif Qela, Salih Mustafa, Nehat Selimi, Ramadan Pllana, Islam Mulaku, Ajet Berisha, Bajrush Xhemajli, Sanije Aliu, Ramize Abdullahu, Shemsi Veseli, Rexhep Avdiu, Skënder Hajdari dhe Hamit Zeqiri…

Zahiri kishte vendosur të kaloi ne aksione konkrete.. Të gjithë shqiptarëve që bashkëpunonin në një mënyrë ose tjeter me serbet së pari u terhiqej verejtja pastaj kalohej në aksione konkrete… Serbet fillluan të ishin më të kujdeshëm ndersa në LLap policia pothuajse u izolua e tëra.. Po ashtu edhe në qytet…

Një serb nga Prokupla kishte sjell një kamion me gjësende. Askush nuk i blente. Një tregtar fshehtas ia bleu tërë mallin. Dy vetë kur u nis kamioni i hodhën tre shishe me benzinë dhe sa doli në rrugë i doli flaka. Fitimin e mori zjarri. Rastet nuk u perseriten më…

Lidhjet në mes Fatmir Humollit, Zahir Pajazitit dhe Nazmi Zukës nuk u nderprenë derisa u vra Zahiri…..   

legjendatUshtria Çlirimtare e Kosovës është e arritura më e madhë që kanë arritur shqiptarët e Kosovës…ndersa Zahir Pajaziti ishte njeri nder themeluesit e saj..Para se të vazhdojë të kthehem vetëm për pak dhe të tregojë një ngjarje që aso kohe kishte bërë bujë të madhe. Ishta dita e 13 shtatorit të vitit 1990 kur forcat policore dhe ushtarake iu drejtuan Pollatës dhe e rrethuan lagjën e Monollëve. Rrethimi ishte bërë me 20 autoblinda, 70 pizgauerë dhe helikopteri sillej mbi fshat.. Ishin rreth 300 ushtarë e policë serbë…Të gjithë kunder banorëve të një lagjeje. banorët e fshatrave si Fierishtë, Albanë, Revuçë, Metehi dhe Repë dërguan vullnetarë. Ata edhe patën shtënë kundër helikopterit.. Në kodër mbi shtepitë e lagjes ishin vullnetarët nga fshatarta e Mavriqit dhe të udhëhequra nga Muhamet Latifi.. Mbrenda në lagje e patën filluar luftën Besim Hashim Latifi dhe Skënder Hamit Monolli.. Ata luftuan trimerisht deri sa mbeten të vrarë…

Aksionet e Armatosura të grupit të Llapit, të Drenicës dhe të Dukagjimnit nën udhëheqjen e Adem Jasharit, vunë themelet për formimin e Ushtrisë…
Ismet Abdullahu nga grupi i Llapit, salih Çeku, Saim Tahiraj dhe Zenun Idrizi nga Grupi i Deçanit u takuan me Fehmi Aganin në Shtutgard. Pas kësaj Ismet Abdullahu ishte takuar së bashku me Nazmi Ajetin me luftetaret e Llapit ( Zahirin). Ata kontaktuan edhe me Hetem Ajetin dhe u thanë se kishin marrë premtime nga Bukoshi se do të kenë sa të duan mjete. Kështu u ishte thënë por ato mjete kurrë as edhe një herë s’i kishin marrë…
Mosmarreveshjet Bukoshi – Rugova( ky i dyti ishte i predisponuar që çdo gjë shqiptare ta rrenonte) pamundesuan kontaktet e mëtejme dhe grupet ilegale u detyruan të vazhdojnë aksionet me vetëfinancim. Do përmendur edhe këtë gjë që; Ismet Abdullahu vet e ka furnizuar me mjete financiare Zahir Pajazitin pa ndihmen e askujt…

Që të mos zgjatem shumë ngaqë më duket që kjo nuk është edhe aq relevante vetëm do përmendim se; në Gallab Zahiri me një grup shokësh e formoi Forumin Rinor të Partisë Parlamentare ( Adem Demaçi ishte kryetar) dhe në kryesi u zgjodhen njerez të deshmuar në demonstrata… Në zgjedhjet për Gallab me 20 fshatra Zahiri qe zgjedhur Kryetar i PPK…

Zahiri kontakte indirekte përmes Islam Abdullahut, Nazmi Ajetit por edhe të ¨tjerëve kishte edhe me anëtarët e LDKës por siç kishte deklaruar ai; ” prej tyre nuk pati as nxitje, as përkrahje, as furnizim me armë dhe mjete financiare.. Ndoshta LDK-ja ka pasur përfitime finaciare dhe politike?
Të gjitha këto e bindën komandant Zahirin se me LDK-ën dhe Qeverin e Kosovës Ushtria Çlirimtare e Kosovës nuk ka më pse të bisedojë….
Zahir Pajazit ishte në rjedhat e punës së LPK-ës sikurse që udhëheqja e LPK-ës dhe më parë ishte e interesuar me ra në kontakt me Zahirin…Për këtë arsye Ali Ahmeti u lidh në mënyrë direkte me grupin e Llapit, që udhëhiqej nga Komandant Zahir Pajaziti ( duke ju falenderuar Ismet Abdullahut) por edhe kur u krijua lidhja në mes Zahirit dhe Nait Hasanit ishte bërë përmes Abaz Gjukës dhe Ismet Abdullahut…Kjo lidhje pastaj është mbajtur në kuadër të grupi t të veçantë të LPK-ës…
Zahiri në Shqiperi disa herë kishte bisduar dhe me LKÇK-ën me Fatmir Humollin që ata të marrin përgjegj¨sin politike për UÇK-ën. Këshilli i Përgjithshëm caktoi Agron Rrahmanin që të bejnë marreveshje por deri te kjo nuk erdhi…
Kjo lidhej me thenjen kur ndaheshin vellai i madh u thoshte vellezerve më të vegjël: Ndanu si të doni, por livadhin e madh lrmani mua!!!

Filloi formimi i zonave të lira
Fillimisht u formuan skuadrat të cilat kishin edhe territorin ku organizonin aksione kundër policisë serbe. Grupet më të organizuara ishin në territorin e Drenicës, të komanduara nga komandanti Adem Jashari, por kishte edhe grupe të vogla të tjera si ai i Rexhep Selimit, i Sylejman Selimit, Sokol Bashotës… Adem jashari u sulmua më 30 janar të vitit 1991. Më 1 janar 1992 shkuan Ramiz Lladrovci dhe Jakup Krasniqi të njiheshin me situatën. Ata biseduan me Shaban Shalën dhe vendosen që të krijohej baza ushtarake në shtëpinë e tij…Aty u vendosën: Ademi, Hamza, Rifati dhe Sahit Jashari, Fadil Kodra dhe të tjerë kështu që deri më 22 janar 1998 fshati Prekaz ishte zonë ushtarake ku policia serbe nuk arriti të hynte…Në Klinë ishte Mujë Krasniqi që i përkiste Zonës Ushtarake të Drenicës, i cili ishte i lidhur me Rexhep Selimin..
Zahir Pajaziti kishte kontakte direkt me Adem Jasharin por edhe permes Rexhep Selimit. Zahir Pajaziti kishte shkuar në Prekaz por edhe Ademi kishte shkuar në Llap dhe për këtë tregon vetë Musë Jashari…
Zahiri kishte krijuar lidhje edhe me grupin e Radafcit, nabërgjanit etj. Në grup kanë qenë Qerim Kelmendi pastaj Adrian Krasniqi. Por grupet padyshim më të organizuara në atë kohë ishin në Drenicë dhe në Llap… Nuk duhet harruar që në Dukagjin Zahiri kishte shkuar edhe në Gllogjan..

     

Shperndaje ne
Updated: 31 Janar, 2015 — 21:55

The Author

Admin

1 Comment

Add a Comment
  1. ne kete shkrim jane disa te paverteta , kur permendet rasti I Rrustem Mustafes se gjoja ishte n[ kontakt me grupet e para ,dhe se kishte kontakt me Hasan Ramadanin
    asnj[ra as tjetar nuk jan[ t[ verteta
    as nuk eshte e vertet se jane takuar Zahiri me Ademin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.