Si pasojë e nacionalizmi etnik, ngjizja e demokracisë në vendin e quajtur Ballkani i trazuar si pasojë e padrejtësive të mëdha dhe luftërave të njëpasnjëshme, është e vështirë të arrihet një demokraci e qëndrueshme. Puna e Bashkësisë Ndërkombëtare në Ballkan i ngjason punës së Sizifit, e cila sado që përpiqet të arrijë tek ngjizja e një demokracie të qëndrueshme nuk ia arrin dot!
Madje, disa studiues kanë thënë: arritja e një demokracie të qëndrueshme mund të arrihet vetëm nëse arrihet zhdukja e nacionalizmit në mes popujve në Ballkan.
Luftërat në Ballkan në mes të popujve të ndryshëm, sollën viktima të pafajshme, përdhunime, masakra, shfarosje, gjenocid, dëbim me dhunë nga vendi i tyre, një pamje tmerruese që nuk ishte parë që nga përfundimi i luftës së Dytë Botërore, i quajtur Holokausti i Shekullit XX janë faktor kyç, madje të pakapërcyeshëm për një arritje të qëndrueshme të demokracisë në Ballkan.
Nacionalizmi etnik është njëra ndër sfidat më kryesore në eliminimin e ndasive ndëretnike. Secili popull krenohet me nacionalizmin e tij, mirëpo përveç anës pozitive që ka nacionalizmi, ka edhe anën negative.
Për arritjen e një Demokracie të qëndrueshme në Ballkanin e trazuar, mendoj se qasja ndaj zgjidhjeve të problemeve që është bërë nga Bashkësia Ndërkombëtare, qysh në fillim ka qenë e gabuar dhe e dështuar. Duke mos dënuar agresorin dhe iniciatorin e tërë luftërave në Ballkan- Serbinë. Madje, një nacionalizëm patologjik serb u pa edhe me vizitën e Kryeministrin Rama në Beograd, ku me leksionet e tij Edi Rama i tregoj Serbisë se, shërimi nga sëmundja patologjike e tyre e së kaluarës dhe shikimit drejt së ardhmes, është e vetmja rrugë e përbashkët mes dy popujve.
Mund të arrihet një paqe e qëndrueshme në Ballkan, vetëm atëherë kur të mbështetemi në parimet bazë të demokracisë, nëse dëshirojmë të kemi një ngjizje të demokraci së qëndrueshme po ashtu. Parimi bazë i një demokracie të qëndrueshme, ku njerëzimi mund të jetojë në paqe dhe në bashkëjetesë me të tjerët, është parimi i vetëvendosjes. Të identifikohen akteret e krimit, të hapen dosjet e krimit, dosjet për viktimat ende të pagjetura, pranimi i fajit nga agresori, të iu jepet e drejta për vetëvendosje popujve të cilët i përkasin atij vendi, po edhe vendi u takon atyre, e drejt e garantuar për çdo popull.
Nacionalizmi si shkak i mosarritjes së një paqeje të qëndrueshme në Ballkan, si dhe mendimi se nacionalizmi është se si njeriu e identifikon vetveten e tij; si shqiptar, serbë, boshnjak, malazez, kroat, maqedonas. Kjo, mund të ngjaj atëherë kur gjeneratat e ardhshme, të cilat nuk kanë qenë pjesë e një kaosi të tillë, mund të shpresojmë se do ta identifikojnë vetveten e tyre në mënyrë të drejtë.
Vizita e kryeministrit shqiptar Edi Rama në Beograd vërtet është historike, jo vetëm për faktin se një vizitë e tillë kishte munguar prej kohësh në mes të dy popujve, mirëpo, shumë më historike dhe më madhështore e bënë, faktorizimi i Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkan. Kjo është edhe një dëshmi e radhës se, Ballkani mund të jetojë në paqe dhe harmoni në mes popujve, i liruar nga patologjia nacionaliste, vetëm atëherë kur e drejta u takon atyre të cilët u ndan padrejtësisht mu nga ky nacionalizëm patologjik.