Kryki , simbol pagan i ilirëve

Vajza kalashe, ka në fytyrë një luleboje (tatuazh) identik me atë që një grua shqiptare nga Shkodra e ka mbajtur në dorë (mbledhur nga profesori Gëzim Uruçi)
 
Vajzat kalashe i mbanë këto luleboje për t’u ruajtur nga syri i keq. Të njëjtën gjë deklaronin shpesh edhe gratë e vajzat shqiptare që mbanin luleboje në duar. Në një version tjetër, te kalashet, shihet rrethi, trekëndëshi me pikë në mes (gjetur edhe ky te shqiptaret) si dhe rrethi me pikë në mes (gjetur edhe ky te shqiptaret).
 
Ky simbol me katër yje që simbolizon yjësinë e Orionit/Dionisit është përdorur si tatuazh nga shqiptarët deri vonë. Profesor Gëzim Uruçi e dokumentoi një të tillë në Shkodër (1972). Pra Kalashet dhe hundëzakët e Pakistanit, , që mbetën atje pas tërheqjes së Lekës së Madh, nuk janë tjetër gjë përveçse ilirë të mbetur nga ushtria e Lekës. Tatuazhin me katër pika, në formë kryqi e mbanë edhe sot vajzat kalashe. Kjo traditë është ruajtur që nga lashtësia dhe ky është një tjetër argument për një traditë ilire të ruajtur deri vonë.
 
Te Orfeu në kryq, katër pikat e Orionit, tatuazhet ilire dhe misteret bakike, mund të shihet një linjë ndërlidhëse për një traditë kulti të praktikuar nga e njëjta popullsi. Ky religjion, kult apo praktikim ritual, gjendet te këta hyj ilirë dhe gjendet po ashtu edhe te shqiptarë, pasardhësit e vetëm të kësaj popullsie që shkëmbeu e dha pjesë të qytetërimit e traditave të saja në botën antike.
 
Nëse e llogarisim kohën se që kur është ky popull në Pakistan , 2300 vjet , atëherë shohim se tatuazhi (luleboja ) është e vjetër sa vet ilirët ose edhe më herët . Tatuazhi  në fytyrën e balashes së re është një kryq ( kryki ), d,m.th. një simbol i vjetër ilir.
                 
Kryqi ,tatuazh në dorën e malësores ( e shënuar nga Gëzim Uruçi ) është gjithashtu një shenjë shenjë ilire e cila në dorën e saj është si “Kryqi i fatit”,për deri sa vajza kalashe e kishte për qëllimin tjetër ; “mbrojtjen nga syri i keq “.
 
E shihni që në të dy rastet ,kryqi nuk ka lidhje me fe.
 
Të shkojmë pak më larg në histori : “ Kulti i diellit, i hënës dhe i zjarrit. Disku (i thjeshtë, me katër, gjashtë e me shumë spica ose me rrathë) është përdorur gjerësisht nga ilirët si simbol i diellit (në varëset, togëzat, mburojat, përmendoret prej guri, etj.). ( “Iliret “ Nelson Çabej )
 
Svastika është një simbol i dëshmuar në trevat ilire që para formimit të etnosit ilir por gjerësisht ajo shfaqet në shekullin V p.e.s.1042. Mendohet se svastika ka dalë nga rrethi të cilit iu brendashkrua një kryq. Svastika është konsideruar “dielli në lëvizje” dhe vetë fjala e ka prejardhjen indoevropiane nga sanskritishtja ku “svasti” do të thotë “shëndet, mirësi”.
 
Veç simbolizimit të diellit, svastika mund të ketë pasur dhe kuptim apotropeik (në mburojat ilire ) të paraqitura në monedhat e Shkodrës, në fibulat, në byzylykët, në vatrat shtëpiake të Donja Dolinës, etj.). Thyerja e kryqit në njërin drejtim simbolizon gëzimin e jetës, ndërsa në tjetrin vdekjen e fatkeqësisë.
 
Nelson Çabej e thotë :  “Ka të ngjarë që, si simbol i diellit, svastika të jetë thjeshtuar deri në kryqin që gjendet në disa objekte ilire. Kryqi në një pjesë të rasteve (në togëza, etj.) simbolizon jetën dhe gëzimin për të.”
 
Pra jemi ende në kohën kryqi ishte simbol  që simbolizonte  “jetën dhe gëzimin për te.”
 
“Svastikat e para janë gjetur në kohën e Neolitit, 5.000-6.000 p.e.s. në kulturën e Vinçës e cila shtrihej në Dardani, Maqedoni, Thesali, një pjesë të sotme të Shqipërisë, Serbi, Rumani, dhe një pjesë të Bullgarisë.”( http://albertvataj.com/2016/05/swastika-kryqi-i-thyer ) .Afërsia e kësaj kulture me ilirët është e qartë. Qysh në këtë kulturë filloi përdorimi i bakrit, që solli deri tek zhvillimi i kulturës së Vuçedolli ku emërtimi ilir është përdorur pa asnjë dyshim. Svastikat mund të shihen edhe në Kulturën e Vinçës : Malësorët e veriut kanë përdorë svastikën në tatuazhe brez pas brezi, prej se mbahet mend. Svastikën e quajnë “Dilli i gjyshave”, pastaj “Dilli i Hotit” etj. ( Albert  Vataj )
 
Të shkojmë ngadalë me shpjegim që të shtjellojmë historikisht çështjen e përdorimit të kryqit. Një gjë është e sigurt që krishterimi si simbol të vetin. krykin e morën pas shekullit të tretë.
 
(It wasn’t until around 307 A.D. under the reign of Constantine that Christians were no longer persecuted. During his reign (307 A.D. – 337 A.D.) he declared Christianity as the official religion of the state which was a direct result of his own conversion to Christianity, although his perspective of Christianity was somewhat polluted with pagan ideology.)
Për treqind vjetët e para ( deri më 307 pas.Kr. ) simboli krishterimit ishte peshku  .
 Sipas portalit “https://scottnevinssuicide.wordpress.com » me shekuj të tërë ishte obligim i murgjve që shenjat  dhe festat pagane të përshtaten për fenë monoteiste  “Krishterimin”
Ka pasur e vazhdon të ketë debate studiuesish, mbi një vulë e cila sipas gjasave i përket periudhës para Krishtit, por që shfaq simbolin identik të Jezuit të kryqëzuar, por, nën emrin e Orfeut pagan, i cili jetoi shumë kohë para tij. Figura tregon një vulë cilindrike në të cilën shfaqet figura e kryqëzuar e Orfeut (ilir). 
 
“Dardanët e famshëm të Trojës, . . . kishin një qytet me emrin Dardania ose Dardanus. Në kohën e Strabos, një fis i cili quhej Dardan, – të njohur mandej si ilirë, – të cilët ishin fqinjë me fisin trak Besi (në trojet e të cilëve gjendej orakulli më i lashtë i Dionisit), ishin sipas gjasave po aq trakë sa edhe ilirë. . . Orfeu, Linus-i, Thamyris-i dhe Eumolpus-i, u përkisnin atyre dhe në kohë më të vona, dardanët ishin të njohur për dashurinë e tyre për muzikën…”( Encyclopaedia Britannica, 1911)( sipas “ Thënje për shqiptarët “)

 
 
 
-Exhlale Dobruna Konsantini i madh dhe monumentet e Krishterimit te herëshem ne Dardani
http://www.seiyaku.com/customs/fish/fish.html
 
-Old motif in a graveyard in Triepshi (Zatrijebač) tribal territory,Montenegro (photo: Robert Elsie, March 2014).
 

Fahri Xharra,23.05.17
Gjakovë  

(Greeks, Romans, and many other pagans used the fish symbol before Christians. Hence the fish, unlike, say, the cross, attracted little suspicion, making it a perfect secret symbol for persecuted believers. When threatened by Romans in the first centuries after Christ, Christians used the fish mark meeting places and tombs, or to distinguish friends from foes. According to one ancient story, when a Christian met a stranger in the road, the Christian sometimes drew one arc of the simple fish outline in the dirt. If the stranger drew the other arc, both believers knew they were in good company. Current bumper-sticker and business-card uses of the fish hearken back to this practice.)
 
Shperndaje ne
Updated: 22 Maj, 2017 — 17:42

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.