Nuk ia uroj të keqen Atdheut tim e as nuk ia uroj të keqen asnjë Shqiptari, që nesër mund t’iu ndodhë!

Ramazanin, Bajramin, as sot nuk mund t’ua urojë, sepse ua dua të mirën çdo Shqiptari, për ta ruajtur si Shqiptar, e në asnjë mënyrë s’dua që të heshtë në asnjë rast që Serbia të përfitojë në emër të islamizmit. Nëse ndonjëri nga ju ende e besoni, që Serbia nuk e përdorë islamizmin as sot për qëllim të saj, ju ose pasardhësit tuaj do e paguajnë njejtë siç e paguajtën paraardhësit tuaj në Sanxhakun e Nishit e deri në Luginë të Preshevës, në Sanxhakun e Novi Pazarit, ashtu siç fëmijët tuaj e paguajtën në ISIS, natyrisht shkaku i këtyre edhe ne si Komb më së shumti u dëmtuam!

Edhe sot si dikur, Serbia, Rusia ka më shumë hoxhallarë në Atdheun tonë, madje edhe të tillë agjitatorë( hoxhallarë) turkofil, arabofil, ISIS-ofil, Talebanofil, që të gjithë të kërkuar nga Shërbimet sekrete serbe.

“Dihet që masa muslimane shumë shpejt i nënshtrohen influencimit, sidomos fesë, besojnë shpejt e me fanatizëm, prandaj në radhë të parë është e nevojshme, që për shpërnguljen e shqiptarëve( kupto edhe shkuarjen e shqiptarëve në ISIS, Perëndim, e kudo jashtë Atdheut-shtesë nga unë) të bëjmë për vete klerin e tyre( tashmë dihet shembull që Shefqet Krasniqi është arrestuar me armë të prodhimit serb enkas me shurdhues, dinarë të Serbisë, dokumente të Serbisë-shtesë nga unë) dhe njerzit me influencë, me para ose me shtërngim.”( faqe 50). Prandaj agjitatorë më të mirë se këta hoxhallarë, kurrë Serbia s’ka për të pasur, siç thitë Çubrilloviqi “ Duhet të gjenden sa më parë agjitatorët, të cilët do të propagandojnë për shpërnguljen, mirë do të ishte sikur të n ai jepte Turqia këta. Ata duhet të përshkruajnë bukurinë e viseve të reja në Turqi, jetesën e lehtë dhe të këndshme atje, të ndezin në masë fanatizmin fetar dhe t’u zgjojnë krenarinë shtetrore turke”- Prandaj sot shohim që shumica e këtyre hoxhallarëve si Shefqet Krasniqi me para, dokumente e armë të Serbisë, 40 hoxhallarë të tjerë të arrestuar në Kosovë, dhjetëra në Shqipëri, dhjetëra në Maqedoni e në Luginë të Preshevës kurrë nuk janë prekur nga Serbia, janë kryesisht me dirigjim të Serbisë, Turqisë, vehabist, talebanist, palestinofil, arabofil etj, që përshkruajnë Shamin, ISIS-in, bukuritë e Mekës e Medinës, Shamit e Palestinës, bukuritë dhe kënaqësitë e hyrive dhe xhihadisteve të seksit në ISIS, jetën islame dhe përrallore në ISIS dhe arabi, të drejtat gjoja legjitime dhe kauzën gjoja të drejtë të terroristëve palestinez, shtetin e allahut në ISIS a në vendet arabe a Turqi, politikanë e kultura gjoja të mira të vendeve arabe dhe të këqija të vendeve perëndimore, forcim të fesë dhe ndjenjës fetare sesa asaj Kombtare, krenari për islam e kuran pastaj për Turqi e Arabi edhe ISIS sesa për Atdheun tonë, krenari me histori të terroristëve islamik dhe perandorit islamik Muhamedit e Bin Ladenit e deri Lavdrim Muhaxherit etj).

Si dikur edhe sot, i njejti qëllim i Serbisë, shpërngulja masive e Shqiptarëve, dikur për Shqipëri e Turqi, sot shpërngulja për në Perëndim dhe ISIS. Prandaj sot shohim që në Kosovë, Shqipëri, Luginë, Maqedoni, Mal të Zi, kudo Shqiptarëve ia kanë vra shpresën për Ardhmëri, politikanët shqipfolës të Serbisë( deri 95% e tyre të korruptuar-blerë nga Serbia, Rusia, Turqia)( faqe 46, 47,50).

Turqia në shpërnguljen e Shqiptarëve, kërkonte që të ishin shqiptar e jo srpskimusliman, romë, ashkali a komunitete tjera( faqe 47), prandaj përmes Turqisë edhe në ISIS, shkuan pothuajse të gjithë shqipfolësit. Prandaj duke qenë se vazhdimisht ngris zërin kundër terrorizmit islamik si instrument perfekt i Serbisë, në shumë drejtime që përdoret kundër Interesave të Kombit tonë, e që Çubrilloviqi kërkonte që të ndikonte Serbia që Shqipëria, Politikanët Shqiptar dhe Shqiptarët nacionalist të bëhen që të heshtin, madje edhe duke paguar dhe formave të tjera( faqe 48, 50), shkaku i kësaj vazhdimisht fyhem, sulmohem, akuzohem, kërcënohem.

Këto janë 4 faqe të shkëputura nga shkrimet gjenocidale të Vasa Çubrilloviqit, që kanë të bëjnë me shpërnguljen e Shqiptarëve musliman për në Turqi, Shqipëri. Ashtu siç ishte parapa në Naçertani 1844, ashtu edhe në këto projektet e Çubrilloviqit, ashtu edhe në Megali Ide, ishin produkt i ambasadorit rus në Sofije më 1815, që përpiloi përdorimin e hoxhallarëve dhe krijimin e hoxhallarëve rus( popave), për qëllim ekspansioniste.

Institucionet tona heshtin, sepse siç tregon vetë Çubrilloviqi, që politikanët e Tiranës, tash edhe të Prishtinës, duhen blerë( korruptu), duhet shkel bishtin edhe në mënyra të tjera( faqe 47, 48, 50). Politikanët e Tiranës, Prishtinës dhe kudo janë Shqiptarë, duhet të bëhen të heshtin, që nuk kundërshtojnë( faqe 47, 48, 50), prandaj politikanët, njerëzit me influencë( përfshirë edhe zyrtarë, medie, hoxhallarë, pseudoartist, pseudonacionalist etj) janë blerë nga Serbia, Rusia, Turqia për të heshtur dhe për të mos kundërshtuar – thotë Çubrilloviqi, prandaj kjo është arsyeja pse unë kurrë nuk heshti, e shkaku i kësaj vazhdimisht fyhem, sulmohem, akuzohem, kërcënohem.

Më:02.05.2022

Skender Jashari i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik!
Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

Shperndaje ne
Updated: 3 Maj, 2022 — 15:32

The Author

Skender Jashari

Skender Jashari  i burgosur politik nga  EULEX, për   rastet  e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë  së Serbisë në  Dobrosin komuna e Bujanocit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.