Letërsi Kombëtare: Atdhe Geci- KATËR MOLLAT E ILIRISË (“Atdheu nis nga Çamëria”)

KATËR MOLLAT E ILIRISË
– poezi nga libri në dorëshkrim, “Atdheu nis nga Çamëria”
Tre Drina rrjedhin tokës së Shqipërisë
tre Drina bartin  flamuj  të  ndryshëm
tre Drina flasin me pasaportë mes veti
tre Drina i thërrasin ndërgjegjes sonë!
Atdhe, para grekut këtu i kemi shtëpitë
palat e fustanellës nuk  i  kemi pa gjak
as pa dëshmi heroike të kohërave të
hershme, as pa fitore betejash të forta.
Le të zemërohen retë, deti dhe Greqia
Çamëria po rilindet mbi hirin pellazg
ajo e ruajti gjuhën e palat e fustanellës
simbolet e hershme të luftërave të saj.
Në Çamëri  dhe  gjithandej Shqipërisë
Epir e More e ruajnë  kujtesën  e  tyre
mbrojnë gjuhën e shkruar nëpër gurë
mbrojnë rrënojat e monumentet e tyre.
Çamëri, koha është të jesh vetja! Me
flamurin  kuq  e  zi  ta mbulosh Epirin
beteja për liri s´ ka fillim e as mbarim,
lufta për Çamëri mbetet kombëtare.
Çamëri, jepja dorën Prometheut tënd
palave të flamurit dhe të fustanellës,
mblidhu shesheve si në kohërat epike
le të zemërohen retë, deti dhe Greqia!..
Atdhe Geci- poezi nga libri në dorëshkrim,
“Atdheu nis nga Çamëria”
Shperndaje ne
Updated: 20 Shtator, 2023 — 08:03

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.