Kultura Kombëtare: Kasam Shaqirvela- KRAHASIME BOSHE

EUFORI APO TENDENCË ÇUNAKE

Autor: Kasam Shaqirvela

Pa dyshim se, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, është figura historike më markante pse jo dhe më e madhe duke pasur parasysh bëmat e tij gjatë asaj pjese të jetës së tij në mbrojtje të tri gjërave thelbësore..: Trojeve të Arbrit(Atdheut), qenies shqiptare dhe shqiptarizmit(identitetit kombëtar shqiptar) dhe vlerave të qytetërimit perëndimor(parimet themelore të demokracisë)
Çdo krahasim eventual nga cilido qoftë individ ose institucion,.do të manifestonte një lloj euforie çunake(adoleshente) të atij që merr atë guximin për ta bërë një gjë të tillë….
Sa herë që lexoj ndonjë shkrim ku përmendet emri heroit tonë kombëtar,…Më vjen në mendje “profecia” e misionarët anglez, Rexhinald Hilbert, të shkruar në librin e tij me titull, “Një fitore e hidhur” , ku mes tjerash thotë: ” ..për pa lindur edhe një Skënderbe, populli shqiptar vështirë se do të bashkohet”…
Udhëheqësit politikë shqiptarë ..e kanë gojën plot me “sintagmën” apo shprehjen “bashkimi shqiptar”..e të ngjashme…por u mungon elementi koheziv i veprimit si dhe instrumenti(mjeti) për ta zbatuar atë…?!

Apo thënë, shkurt e shqip,… -Si do ta bëjnë(realizojnë) atë?

© Kasam Shaqirvela

Shperndaje ne
Updated: 3 Dhjetor, 2023 — 17:02

The Author

Kasam SHAQIRVELA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.