Përkujtimore: Heronjtë japin shpirtë për ti dhëne jetë atdheut!

Lufta e vitit 1999, në lagjen“Arbana” u skuq nga gjaku i martirëve të lirisë; Nebih e Ymer Buqa, të cilët tani e 21 vjet me parë që ranë në altarin e lirisë duke u bë fli për idealin e madh që Kosova të ketë liri, Ata që për asnjë kusht nuk deshën ta lënë pragun e shtëpisë porosi e UÇK-së, që në shtëpitë tona të mos shkel armiku shekullor i këtyre trojeve, Ata u martirizuan sepse ishin lag pamës dhe të vetëdijshëm se liria po agonte e andaj ata vunë si bazament të fuqishëm gjakun dhe jetën e tyre.

Përderisa po sot me përkushtim të idealit dhe atdhetarit po në këtë familje atdhetare përkujtohet i dekoruari nga presidenti, Hero i Kosovës Enver Buqa ai që me uniformë e UÇK-së, u solidarizua që nga krismat e para dhe ftesa e komandantit legjendar Adem Jashari. Familja Buqa i dha Kosovës tre burra martirin kombit Nebiun me dy bijtë e tij.

Ata u bënë shembull i atyre burrave që për atdhe e për Kosovë nuk kursyen as pikën e fundit të gjakut të tyre duke u martirizuar për Republikën e Kosovës. Enveri, tani Hero i Kosovës , ishte ushtar i dalluar i shumë betejave të njëpasnjëshme në fronte lirie ku ai me automatikun e tij ishte sy patrembur dhe u bë shembulli i luftëtarit legjendar. Kurse ai i dha dritë dielli nga syt e tij Kosovës, sepse ishte brumosur me atdhe dashurinë e familjes Buqa.

Dëshmorët dhe Heroi i Kosovës i familjes Buqa, do të kujtohen përgjithmonë nga ne që tani po e gëzojmë lirinë e Kosovës, edhe në këtë kohë pandemie që po përballet bota,. Kënga për ata Dëshmorë e Hero nuk do të pushojë jo vetëm nga rapsodët e popullit Hamit Kastrati e Përparim Brati që këndojnë kësaj lavdie të Nebih Buqes me dy djem. Lavdia e këtyre burrave të lirisë tani më ka hyrë në eposin pathyer të kombit që vigjilon ndër shekuj. Andaj, edhe nipërit e kësj familje të frymëzuar e të ngjizur më gjakun atdhetar këndojnë edhe kur është vështirë, sepse ata janë mësuar nga familja atdhetare se vaji i burrave është kënga, Ata kanë hyrë në historinë e Kosovës .Dhe atyre tashmë u është kalitur vendi meritor aty ku janë familjet e njohura.

 

Shperndaje ne
Updated: 3 Dhjetor, 2023 — 17:28

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.