Halil Alidema kreshniku i Kosovës

halilalidemaj_liria_02

Avdi_ibrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

Halili i takon asaj plejade të intelektualëve që ideal kishte atdheun mbi të gjitha. KOMITETI KOMBËTAR SHQIPËTAR PËR BASHKIMIN E TROJEVE: U themelua me datën 28. 11. 1987 nga një grup shokësh atdhetar, në rrethana ilegaliteti të thellë në fshatin Nashec të Prizrenit, të kryesuar nga Ruzhdi Saramati. Njëkohësisht u Formua Shtabi Operativo-Ushtarak dhe Politik. Anëtarët e Shtabit u ngarkuan të bënin mobilizimin e të gjithë patriotëve shqipëtarë në tërë hapsirën shqipëtare, dhe të formonte formacionet Luftarake-Ushtarake në tërë trojet e okupuara shqipëtare dhe të bëjnë përgaditjet për çlirimin dhe bashkimin e këtyre trojeve me shtetin amë Shqipërinë.

Ndërsa 4 vite më vonë, më 6 maj 1991, Halil Alidema formoi partinë për lirimin dhe bashkimin gjithëkombëtar me emrin UNIKOMB, kryetar i së cilës ishte Halili. Kështu në qershor të vitit 1991 Komiteti drejtues për bashkimin e trojeve shqiptare e autorizon ish kryetarin e saj Shpëtim Drinin, ( Ruzhdi Saramatin), për të biseduar me kryetarin e UNIKOMB-it-Halil Alidemën. Takimet u mbajtën në zyren e UNIKOMB-it në Prishtinë.

U morëm vesh që Organizata KKSHBT, të vepronte në kushte ilegaliteti, ndërsa UNIKOMB, veç ishte parti që vepronte legalisht në Kosovë, por përndiqej nga pushtuesi jugosllavo-serb. Në muajin korrik u mbajt një takim në kushte ilegaliteti po në Prishtinë. Më që këto dy organizata kishin për synim zgjidhjen e çështjes kombëtare perms kryengritjes së armatosur, ndaj dhe kordinuan bashkëveprimet. U bë marrëveshja që UNIKOMB, të ishte krahu politik i KKSHBT, organizatë kjo që kishte kaluar në Lëvizje Guerile “SHQIPET E LIRISË”, ku Ruzhdiu tashmë ishte komandant i kësaj Lëvizje ushtarake.

Në verë të vitit 1991, duke qenë i përndjekur nga pushtuesi, Halili largohet nga Kosova, kaloi në Maqedoni e nga aty në Shqipëri. Ndërsa në vjeshtë të po këtij viti edhe Ruzhdiu largohet nga Kosova për në Shqipëri. Atje do të takohet me profesorin Halil dhe fillojnë të sigurojnë bazat e para për strehimin dhe stërvitjen e luftëtarëve guerilas. Halili veç kishte marrë kontaktet e para me oficer të Ushtrisë Shqiptare, si me Hysen Ymerin, dekan në Akademin e Forcave Tokësore në Tiranë, ushtarak ky që stërviti edhe komandantin legjendar Adem Jasharin, Zahir Pajazitin e guerilas të tjerë. Halili dhe Ruzhdiu pastaj takohen edhe më Admiralin Vladimir Beja, ndërsa me patriotin e madh për çlirimin e Kosovës Shaban Brahën, Ruzhdiu kontaktet i kishte disa vite të mëhershme, dhe ky Bacë Shabani kishte dhënë një kontribut të madh në strehimin dhe stërvitjen e guerilasve që vinin nga Kosova dhe ktheheshin në Kosovë për ta luftuar me armë në dorë pushtuesin shekullor jugosllavo-serb. Halili në Shqipëri veproi pa u ndalur për lirimin e Kosovës dhe trevat e tjera shqiptare të okupuara nga pushtuesi jugosllavo-serb. Ai ishte aktiv edhe me propagandë në shtypin shqiptar dhe atë perëndimor, për këtë shkroi “Librin e bardhë” në gjashtë gjuhë botërore, në të cilën trajtohet çështja e pazgjidhur shqiptare. Ky liber shpërndahej nga banesa e Ruzhdiut, ku ai asokohe banonte me familjen e tij në Tiranë.

Halili po ashtu ishte aktiv në themelimin e celulave dhe sigurimin e armatimit të UÇK-së, mirëpo puna e madhe, torturat dhe dhuna e pushtuesit e kishin dëmtuar rëndë shëndetin e Halilit kështu ai ndërroi jetë në Tiranë, më 19 mars 1996, duke i mbetur sytë çelur pa e parë e shijuar Kosovën e lirë, dhe bashkimin e trojeve shqiptare me shtetin amë Shqipërinë, për të cilën punoi një jetë të tërë.

U varros në prani të një kortezhi të gjatë të përfaqësuesve të shtetit shqiptar dhe nga bashkëveprimtar të gjitha trojeve shqiptare si dhe atyre nga diaspora.

Në këtë shkrim kujtesor, nuk mund të lë pa e cituar kujtimin e shkruar për Mr. Halil Alidemën, nga Vladimir Beja K/Admiral në rezerve Shqipëri, Tiranë më 05. 03. 2005 citoj: ” Përsa më përket mua si Vladimir, jam fare i qartë. Nëse nuk arrita ta njoh Mujin nga eposi i kreshnikëve, kam qenë me fat, që të paktën njoha HALILIN, kreshnikun e Kosovës.” E dashura familje e Halil Alidemës!

Të nderuar bashkëveprimtar, miq dhe të afërm të Halilit! Për ju, vëllain tuaj, shokun tuaj babën tuaj shumë të dashur, bashkëveprimtarin e mikun tuaj të shtrenjtë, ndërrimi jetë i tij është një mungesë e madhe, por, edhe ne bashkëmendimtarët e bashkëveprimtarët e tij e ndiejmë thellë në zemër humbjen e Halilit tuaj të dashur, shokut tonë të shtrenjtë e besnik, ashtu sikur na është hequr një pjesë e zemrave tona, ashtu siç shkëputet një meteor nga qielli! Si ju, ashtu edhe ne, – intelektualin, patriotin e atdhetarin e devotshëm do ta kujtojmë e nderojmë gjithmonë veprën e tij prej intelektuali, patrioti e heroi kombëtar!

Emri jeta e vepra atdhetare e Mr. Halil Alidemës, për liri e ribashkim kombëtar, do të jenë pishtar lirie në kujtesën dhe shpirtin e mbarë popullit shqiptar!

LAVDI JETËS DHE VEPRËS INTELEKTUALE E ATDHETARE

TË  HALIL ALIDEMËS!

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.