Me tradhtarë nuk mund të bëhet Shqipëria Etnike

ismail_qemali_vrajetradhetinexdggddgShkruan: brilant Gashi

“Pa u vra tradhëtia, nuk mund të bashkohet Shqipëria”- thoshte i madhi Ismail Qemali i cili kishte vdekur në Itali dhe i cili kontriboi deri në fund për atdheun e tij të dashur ku edhe e bëri të mundur shpalljen e Pavarsisë së Shqipërisë dhe të largonte pushtuesin shekullor.

102 vjet pas shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë kanë ndodhur gjëra ose ngjarje të ndryshme të cilat në shumicën e rasteve kanë lënë gjurmë në historinë shqiptare dhe të cilat mbahen në mend shumë mirë nga të parët tanë të cilët ende disa prej tyre jetojnë.

Në kohët e Perandorisë Osmane pra kur Shqipëria ishte nën këtë Perandori zhvilloheshin luftime të përgjakshme në të gjitha trojet shqiptare nga Nishi në veri e deri në Prevezë në jug ku derdhën gjakun shumë burra të shquar vetëm për atdheun e tyre.

Pas shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë ende shtetet ballkanike mundoheshin që ta zhbënin Shqipërinë Etnike por Shqipërinë Etnike nuk e zhbënë sllavët por e zhbëri Konferenca e Londrës duke e copëtuar Shqipërinë Etnike dhe trojet shqiptare.

E gjithë kjo mund të themi se ka qenë politika e Anglisë dhe e shteteve sllave të cilat i’a kishin paraqitur konferencës projektet e tyre për caktimin e kufijve të Shqipërisë.

Por po të mos ishte Konferenca e Londrës tani Shqipëria do të ishte me të gjitha trojet e saja të plota dhe nuk do të kishte përçarje, nuk do të kishin ndodhur masakra dhe shumë të tjera që ne më i kemi përjetuar.

Por deri sa ka tradhëtarë e zuzarë nuk mund të bëhet Shqipëria Etnike siç ka lulëzuar deri më 1913 por që tani nuk është më. Nëse ka tradhtarë nuk mund të plotësohet amaneti i të parëve tanë, që ta bëjmë Shqipërinë ashtu si ata e kanë parë.

Por deri sa ende ka tradhtarë të kombit siç janë politikanet tanë nuk mund të ketë Shqipëri Natyrale jo ende derisa të ikin tradhëtarët, atëherë do të ketë Shqipëri Natyrale dhe deri sa të pajtohen shqiptarët ndërmjet veti.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

1 Comment

Add a Comment
  1. Eh, mor baca ynë. Ismail Qemal Vlora!

    Uroj që atëbotë, kurrë se ke marrë mend;-sa shumë këlysh e këlyshe polli,
    bushtra e zezë, e pista lavire, bishtpërpjeta,-tradhti.

    Brezni e brezni të tëra…., na shkoi jeta, për-realizim e fitore kah e vërteta;
    në luftëra me armiqtë, në luftëra (politike) me të liqtë, që po na pengojnë të bëjmë shtet të ribashkuar, të përparojmë e barazojmë, me botën e qytetruar,
    këtë të uruar, Nënë Shqipëri!
    Lavdi dëshmorëve!
    Poshtë tradhtarët!
    6 Gusht. 2015

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.