Arbëreshët e harruar

Arberia_022

xdggddgShkruan: Brilant Gashi

Ku janë Arbëreshët ?

Si u zhbënë ata ?

A do të kthehen përsëri ?

Për këto pyetje nuk mund të gjej një mënyrë që do t’i përgjigjesha në një mënyrë më të gjatë dhe jo vetëm t’iu përgjigjem shkurt sepse ashtu mund të bëj rolin e të paditurit që mund të di shumë gjëra të ndryshme por në një mënyrë ato gjëra që i di i mbaj në mend.

Më së pari do mundohem që t’i përgjigjem pyetjes së parë që është se Ku mund të jenë Arbëreshët ?
Arbëreshët tani janë një pakicë etnike shqiptare që jetojnë në Italinë e sotme pra mund të jenë në rajonet e Abrucit, Kampainës në rajonet e Kalabrisë e të Sicilisë.

Pyetja e dytë është se si u zhdukën ata ? Si erdhi deri tek zhdukja e tyre.
Arbëreshët u vendosën në Itali pas vdekjes së heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeut pra u larguan në shek. XV dhe XVIII dhe pas pushtimit gradual të Shqipërisë dhe Perandorisë Bizantine nga forcat Osmane.

Njihen 7 eksode të ndryshme që nga fillimi i shek. XVI pra në vitet 1468 dhe deri në fund të shek. XVIII pra 1780-1790 ku u shprëngulën Arbëreshët në masë dhe pa mbarim.

Dhe pyetja e fundit që kam bërë është se a do të kthehen ndonjëherë arbëreshët në tokat shqiptare. Për mua arbëreshët janë një pakicë etnike shqiptare që ruajnë traditën, doket, zakonet dhe gjuhën dhe për mua besojë se do të vijnë pasi që atdheu i tyre është Arbëria pra Shqipëria e sotme.

Përveç veshjeve e gjuhës njëra ndër veçoritë që e karakterizon këtë pakicë është edhe riti fetar ortodoks-bizantin që me heroizëm kanë mundur që ta ruajnë.

Njëri ndër arbëreshët që në shekujt XX kishte kontribuar për të zbuluar traditën, gjuhën e kulturën e arbëreshëve ishte edhe arbëreshi Jeronim De Rada i cili ishte publicist e folklorist i traditës arbëreshe i lindur në Makia të Kalabrisë i cili ka lënë gjurmë të pashlyeshme në letersinë arbëreshe dhe ishte njëherit arbëreshi i parë i cili kishte jetuar në Shqipëri.

Arbëreshët e sotëm flasin gjuhën që flitej në kohën e Skënderbeut ose shqipja e lashtë ose arbërishtja , e jugut të Shqipërisë dhe gjuha arbëreshe njihet në vitin 1999 nga qeveria italiane si gjuhë e pakicave etnike në Itali.

Shperndaje ne

The Author

Brilant Gashi

Përgjithmonë Shqiptar ...

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.