Mos , mos , mos se historia na dënon ! E faktura është shumë e shtrenjtë për ardhmërinë.

Rahovica2

(Kushtuar “ Kosova në UNESCO)

fahri_xharra_webLundrimi nëpër histori më tregon se sa i vjetër jam në këtë tokë dhe njëherit m`a mundëson t`i tregoj brezave t` ardhshëm se jemi këndej pari të parët ( e jo si e tha Presidenti serb: hiq më shumë se 50 vjet ) apo jemi kënde pari edhe para ardhjes së turkut ( 1389 , si e thonin hasankaleshat që ishim vetëm 3 % ); se Skënderbeu ishte arbëror dhe ishte zot i këtyre anëve ( (e jo si thonin lubonjat , shmitët , spahitë , jazegjitë ) dhe se këtu ka lindur civilizimi dhe Europa; se e kishim një regjim dikur ( kurrë mos u ktheftë mbrapa ) shumë antihistorik dhe antiintelekual. (Behet shkaterrim i qëllimshem për te zhdukur kujtesën ).

Por oqeani ynë historik është plotë e përplotë valë të mëdha shkatërruese , dhe vetëshkatërruese ; është edhe me cunami të cilë rrafshojnë çdo gjë që gjejnë para vetit. Këtij oqenai të madh duhet t`i biejmë anë e përtej që ta bindim së pari vetvetën e pastaj të tjerët se kush jemi dhe se çka kemi përjetuar. Mos , se na hakmerret historia !

“Nga Tirana me makinë drejt kalasë së Skënderbeut, duhet rreth 1 orë apo 1 orë e 30 minuta. Rruga me makinë shkon deri tek kisha e Shën Ndout, që mendohet të jetë ndërtuar nga apostulli i Krishtit. Prej aty, për të mbërritur deri tek kalaja, duhen rreth 20 minuta kohë, me rrugën anës detit dhe po aq edhe me rrugën nëpër kodër. E ndërtuar nga Skënderbeu rreth viteve 1451-1452, në Kalanë e Rodonit janë bërë punime plotësuese edhe në vitin 1463, kur heroi solli disa mjeshtër raguzian të ndërtimit. Sot, gjendja e saj lë shumë për të dëshiruar. Muret e rëna, që thonë se ka shumë vite pa u vënë dorë mbi të, të ngjallin një ndjesi të trishtë. Sa pak vlerësim e respekt për historinë! E si të mos mjaftonte kjo, një det i mbytur nga mbeturina shtrihet pranë kalasë. Zona ka bukuri natyrore dhe vlera historike pa fund.

Rodoni

Tek lokali i vetëm në ato anë që mban emrin “Kepi i Rodonit” na thonë se janë polakët, ata që e vizitojnë më së shumti këtë kala. Veç vlerave historike që lidhen me betejat dhe qëndresën e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeu, kepi mbart si toponim vlera që përkojnë më mitologjinë ilire. Redoni, sipas mitologjisë ilire ishte hyji i detit, njëlloj si Posedoni i grekëve apo Neptuni i romakëve. Për një kohë të gjatë studiuesit janë përpjekur që të gjejnë elemente që të vërtetojnë se emrin e Redonit e mban sot Kepi i Rodonit. ( Kok Albaneze) “

Rahovica2“Gjatë punimeve për autostradën Prishtinë-Hani i Elezit, në fshatin Rahovicë të komunës së Ferizajt, këto ditë janë gjetur dy lokalitete të rëndësishme arkeologjike.

Arkeologët nga Instituti Arkeologjik i Kosovës po i përcjellin hap pas hapi punimet e autostradës për t’u kujdesur për gjetjet eventuale dhe krejt rastësisht në një kodër ku nuk e mendonte kush se mund të kishte jetë u panë gurë të vjetër, me një planimetri të banesave të kohës romake. Pak më larg u zbulua edhe një objekt më i vogël, që në bazë të mbetjeve arkeologjike dhe të një abside si artefakt i kishave të vjetra u vlerësua se bëhet fjalë pikërisht për një kishë të kohës romake. U gjetën monedha të kohës romake, si dhe gozhda të asaj periudhe, që e bënë më të lehtë punën e arkeologëve për të përcaktuar se cilës kohë i përkasin gjetjet. Mendohet se këtu kishte jetë në mesjetën e vonë aty nga shekujt XIV-XV.

“Kemi gjetur material lëvizës në një banesë të dikurshme, si enë të ndryshme dhe dy monedha, të cilat janë edhe duke u trajtuar. 500 metra nga këtu kemi një kishë me një planimetri 16 metra me 16 dhe elemente të kishave të asaj kohe”, thotë arkeologu Premtim Alaj, i cili po e udhëhiqte ekipin e punëtorëve që po gërmonin në këto gjetje.”

Burgu_spaqit

Paramendoni që World Monuments Fund (Fondi Botëror i Monumenteve) kërkon që Burgu i Spaçit të kthehet në një vend përkujtimor dhe të mos lejohet të shkatërrohet, E ne ? WMF duke dhënë alarmin për gjendjen e shkatërrimit të avancuar të këtij burgu të famshëm në Shqipëri, mbështet kthimin e Spaçit në institucion modern përkujtues. Duke qenë se nuk ekziston asnjë burg tjetër për të kujtuar të dënuarit politik gjatë diktaturës në Shqipëri kjo i jep akoma më shumë rëndësi mbrojtjes së këtij vendi. Burgu i Spaçit në vitin 1968 u krijua si Kamp Pune nga qeveria komuniste e Shqipërisë në vendin ku ndodheshin miniera bakri dhe kromi. Në këtë burg mbaheshin intelektualët më të shquar të vendit të shekullit të 20-të. Sot, ndodhet në një fazë të shkatërrimit të qëllimshë ku çdo instalim atje është rrjepur “

Mos , mos , mos se historia na dënon ! E faktura është shumë e shtrenjtë për ardhmërinë.

Referencat : shqiptarja.com; ferizajipress.info; Kok Albaneze: Kalaja e Skenderbeut

Fahri Xharra,25.10.15 Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.