Tumba Mazhari në Shkup !

gjurmet_arkeologjike_mazhare

Desha të dijë më shumë për bashkëkombësit e mi të cilët ( me ) pa fajin tonë janë aty ku ishin edhe të parët e tyre ,por në një shtet tjetër të quajtur Maqedoni ; po ata bashkëkombës tonë që aspak nuk iu pengon që janë qytetar të rendit të dytë : po ata bashkëkombës të peoneve,makedonëve dhe dardanëve. Ata flenë , nëntoka e tyre deri dikur e fjetur tani po zbërthehet dhe po e merr një ngjyrim tjetër historiografik , arkeologjik dhe mashtrues për ata që flenë dhe kotën në të kaluarën 300-400 vjeçare e cila për lashtësinë e atij vendi s`është hiq më e madhe se sa thnegla në krahasim me shqiponjën.

sateliiti_harta01

Neve dimë vetëm për Kongresin e shkrimit të Manastirit , 1908. Dimë diçka edhe për Çlirimin e Shkupit 1912 por shumë pak e njohim kohën e Dervish Carës..

E sotmja ka të bëj për një histori 7000 vjeçare prKR, së cilës pak apo shumë pak ia kemi ndier emrin.- Tumba Maxhari i thonë sllavët . Pse Maxhari dhe lypin afërsi me Hungarez ( magjarët) vetëm për të humbur gjurmët shqiptare. por s`ka rëndësi , Tumbat e Mazharit janë aty në Shkup, sot flasin sllavisht , por nuk i dihet ?

“Lokaliteti më i njohur arkeologjik dhe njëkohësisht edhe më i vjetri në Makedoni dhe Ballkan, është vendbanimi i kohë së neolitit- Tumba Maxhari. Një vend i rëndësishëm i lashtësisë në mes dy vendbanimeve , asaj Madzari 2 dhe Čento , 700 metra largë Autoudhës Shkup- Kumanovë, në anën e majtë të saj . Gjurmimet kanë treguar se aty gjenden mbetjet e një vendbanimi në tri shtresa me të cilin degëzohen tri horizonte të ndryshme të jetës në kohen e Noilitit të mesëm. Ky vend banim i dikurshëm nga shtëpitë katrore nga dheu dhe druri dhe kulmet me kashtë. Janë gjetur vatra zjarri, enë qeramik, xhara, skulptura të deshve dhe mëzeve , të dhive dhe centaurëve Më e njohura është statuja e Nënës së Madhe apo Nëna Perëndeshë.

Sipas arkeologëve sllavo-maqedonas , ky vend e kishte arritur majën e zhvillimit ekonomik dhe kulturor të saj rreth 5800- 5200 vjet prKr. (Tumba Madžari was an economic and first of all a cultural centre in the micro-cosmos of the Neolithic man of this region. )
Janë shkruar edhe libra për këtë vendbanim me vlerë po askund nuk përmenden shqiptarët
( Shembull , Libri “Macedonia “ nga Thammy Evans, Rudolf Abraham

shkrimi_i_mazharit_01Vendbanimi i neolitit u zbulua në vitet 1961-1962 gjatë punëve gërryese për ndërtimin e autostradës; kurse në vitin 1978 filluan gërmimet arkeologjike nga Museum of Macedonia të udhëhequr nga Vojisllav Sanev.
gjurmet_arkeologjike_mazhare

Literatura për të gjithë ata që duan të dinë më shumë për të vërtetën tonë:
http://www.zmurh.hr/2012/04/13/tumba-madzari
http://mazedonien-forum.forumprofi.de/mazedonien-forum-f37/neolithic-settlement-tumba-madzari-in-skopje-t76.html
http://macedoniadaily.blogspot.com/2007/03/tumba-madzari-waiting-to-become-neolith.html
http://www.atlas.com.mk/incoming/en/5Cultural1.aspx                             

http://haemus.org.mk/tumba-madzari/
http://america.pink/tumba-madzari_4541022.html
http://www.macedoniatravel.com/Macedonia/about-macedonia/major-cities/skopje

Fahri Xharra

Fahri Xharra, 09.03.16 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 9 Mars, 2016 — 14:55

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.