Marrëveshjet serbe-osmane ishin dhe ende janë

Fitorja_serbe_marreveshjet_turko_serbeQëndrimi ndaj së kaluarës e posaçërisht historisë shqiptare duhet të jetë pa fije animi , të shkruhet pa presion psikologjik nga situate politike e kohës kur shkruhet ajo dhe të jetë sa më e besueshme ( e nxjerrë nga dokumentet arkivore )

Më habit fakti ,nëse mund ta quaj i mashtrimit tonë ndaj një epoke e cila nuk ishte aspak në favorin tonë. Kësaj radhe e kam fjalën për dy qind vjetshin e fundit të marrëveshjeve osmano-serbe , e më vonë edhe atyre turko-serbe , të cila neve si shqiptar na kanë dëmtuar shumë.

Serbët , si komb i formuar shumë vonë ( pa histori , pa tradita të lashta ,pa ndonjë krenari të posaçme ) na i mbushin bibliotekat botërore me” pafajsinë “ e tyre historike , me  “dhunën “ që shqiptarët e “ushtronin”  ndaj tyre gjatë kohës otomane , me natyrën e tyre te rrejshme prej viktime nga “ barbaria” shqiptare . Dhe më e keqja që ne iu besojmë në mënyrë indirekte duke i besuar  direkt “ vëllazërisë “ otomane. Me këtë besim të skajshëm , të pakontrolluar  dhe të porositur prej tyre  , ne biejmë në rangun e “agresorit “ shumë të rrezikshëm për serbët dhe për Europën.

Të mendojmë shlirë ,pa anime , pa simpati individuale dhe pa pagesë të porositur ; ne jemi të mashtruar.

Lexojmë në burimet serbe” : “Pre 186. godine Srbija i njen tadašnji vladar knez Miloš Obrenović “izvojevali” su od turskog sultana Mahmuda II autonomiju u okviru Otomanskog carstva, koja je dobijena objavljivanjem čuvenog hatišerifa! Ipak i ovaj važan dokument za Srbe nije prošao bez teorije zavere… “
Pra , para 186 vitesh Serbia dhe sunduesi  i atëhershëm serb Knez Millosh Obrenoviqi ‘ e morën autonominë nga sulltani Mahmuti II , në kuadër të perandorisë Osmane , e cila u fitua pas shpalljes se hatisherifit të famshëm sulltanor …..

Vetëm të  mendojmë që në atë kohë ne ishim të ndarë në katër vilajete dhe asgjë më shumë; flitej dhe taksohej osmanishte , mejtepet ishin osmanisht , hamamet ishin për agallarët et turqizuzar . Osmanët e dinin të vërtetën shqiptare , territoriale shqiptare dhe kombëtare shqiptare; por ata na “donin “shumë dhe s`mund të  “rrinin “  pa ne.
Fitorja_serbe_marreveshjet_turko_serbe_01234

Pra në Nëntor te vitit 1830 në Beograd në Tashmajdan në praninë e Knezit Millosh Obrenoviq dhe pashait të Beogradit u lexua hatisherifi i sulltanit turk Mahmutit II për autonominë e Serbisë.

Pas kësaj pasanikët turq e filluan shitjen e pasurisë së tyre serbë dhe shumë prej tyre u larguan nga Beogradi . Kryengritja e armatosur  në Kryengritjen e dytë “serbe” kishte zgjatur pak më shumë se katër muaj , dhe vazhdimi pasoi me zgjidhje diplomatike  (Na današnji dan 1830. godine u Beogradu na Tašmajdanu u prisustvu kneza Miloša Obrnovića i beogradskog paše svečano je pročitan hatišerif turskog sultana Mahmuda II o autonomiji Srbije. Turci su nakon toga prodali svoja imanja Srbima i napustili Beograd. Oružani sukobi u Drugom srpskom ustanku su trajali jedva nešto više od četiri meseca, a ona su se stvari rešavale diplomatskim putem. )
gjendja_ekonomike_marreveshjet_turko_serbeÇka arritën serbet me këtë autonomi “?  Ata e fituan të drejtën në praktikimin e besimit, zgjedhjen e efektivit ushtarak. drejtoritë e pavarura të brendshme, kthimin parapa të 6 nahijeve që Kargjorgje i kishte çliruar në kryengritjen e parë, tregtinë e lire,ngritjen e shkollave në gjuhën serbe,ngritjen e spitaleve dhe shtypshkronjave serbe, ndalimin e kolonizimi turk në Serbi ( lexo” shqiptarëve ) dhe të drejtën e shpërnguljes  së turqve nga Serbija në Turqi  ( përgatitej dhuna e madhe ndaj shqiptarëve musliman për ikje nga tokat e tyre )  

(Ovim aktima Srbija je stekla prava na: slobodu veroispovesti, izbor starešina, nezavisnu unutrašnju upravu, povratak šest nahija koje je Karađorđe oslobodio tokom Prvog srpskog ustanka, slobodu trgovine, podizanje škola, bolnica i štamparija, zabranu naseljavanja Turaka u Srbiju i pravo na iseljavanje Turaka iz Srbije, osim u gradovima sa utvrđenjima.)

Me këtë u bë edhe inaugurimi e një sundimtari të parë të krishterë në suazat e perandorisë Osmane .

Po , shqiptarët në atë kohë ?  ishim në katër vilajete dhe nuk e dinim se çka bisedohej në mes Serbisë Autonome dhe perandorisë së madhe .

fahriu_vete

Fahri Xharra.26.03.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Faleminderit shum Zotëri Xharra,

    duke e lexuar këte Artikull shum interessant, dua ta ceki nje Paralele lidhur me këto Marrëveshje Turko-Serbe. Marrëveshjet, qe Qeveria e Kosoves i ka bërë Kohen e fundit me Qeverin Serbe ne Bruksel, i ngjajn gati 1:1 këtyre Marrëveshjeve Otomano/Turko-Serbe. (Si p.sh. Autonomi në kuadër të perandorisë Osmane – Autonomi në Kuader te “Rep.” të Kosovës pë Mitrovicen e veriut dhe shum Komuna tjera, shum Privilegje tjera si ne Administrat, Arsim, Polici , Ushtri etj.) Pra Marrëveshje në dëm të Popullit dhe Tokave Shqiptare nuk paskan Fund, veq se u bë edhe ma keq, se tash po nënshkruajn Sulltanat tonë “Shqiptar”. Duket e janë të pëkushtuar të punojn për Qellime të Armiqëve shekullor !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.