Letërsi Kombëtare: S’TË KAM VËLLA

flamuri_ne_vaj

S’të kam vëlla
Ty turk e shkja
As ty, i ziu shqiptar
Që për ca ar u bëre tradhtar
S’të kam vëlla
As ty, o i marrë
Ty “i kombit kosovar”
Heu, dalësh fare sa më parë
S’të kam vëlla
Ty që e theve besën
Që s’ke turp fare e shan Nënë Terezën
Që për të varfërit pat ngjallur shpresën
Vëlla s’të kam
Turk Erdogan as serb Milan…
Krajl e sulltan
Vëllezërit e mi quhen ALBAN…
S’të kam vëlla
As du me t’pa
Ty që kombin e tjetërson
Dhe ndërron fytyrat si kameleon
S’të kam vëlla
Ty që me pushtues bashkëpunon
Qenien shqiptare krejt e harron
Dhe Skënderbeun ti e mohon
Vëlla nuk të kam
Kurrë me ty s’jam
Ti që fyen Anton Çettën
Që pajtoi kombin me besa-besën
S’të kam vëlla
As ta du fisin
Ty që urren Mark Krasniqin
Ty që njollose dhe të bardhë plisin
S’të kam vëlla
Ty që m’ hap varrë
Me atë flamurin larë përmbi larë
Unë si ti s’jam, por jam shqiptar
S’të kam vëlla
Ty që provokon
Gënjen dhe mashtron
Armikun tonë e përqafon
S’të kam vëlla
As t’kam pasë kurrë
Ty që s’ke qenë, as nuk je burrë
Ty që mohon Shqipen n’Flamurë
Atdhe imi është SHQIPËRIA…
Jo Vatikani as Arabia.

prof_Zymer Mehani

Poezi: Zymer Mehani

Shperndaje ne

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.