Kosova në UNESCO –  imperativ shqiptar  !

A mund  të kemi parasysh se futja e Kosovës në UNESCO, sa i përket vlerës historike  është  baras me shpalljen e pavarësisë së saj? A mund ta kuptojmë  ,që  hyrja e Kosovës në UNESCO është IMPERATIVI  ynë ? A e dimë  që me futjen e Kosovës në UNESCO  , vuloset edhe trashëgimia e jonë historike  .

Miq të nderuar , qeveritarë të nderuar ne duhet të jemi kryekëput në shërbim të hapit të madh historik ,të futjes së Kosovës në Unesko . Kosova në Unesco është detyrim kombëtar , shtetëror dhe qytetar .

E dimë shumë mirë para dy viteve se sa aktive ishte propaganda serbe kundër Kosovës në Unesco ; ajo që tani e ka  filluar sulmin e saj medial  dhe diplomatik kundër Kosovës , vetëm e vetëm që të pengojë ; sa më shumë të pengojë. Ne , nëse heshtim edhe kësaj here , ashtu si në 2015-ën nuk meritojmë asgjë .

Nëse ne e harrojmë se  zanafilla e jonë e ka kaluar 10 mijë vjetshin , nëse ne e harrojmë se kush ishim dhe i themi vetës se kemi ardhur këndej pari jo ma herët se viti 1389 , e mendoni që Unesco do të na do në mesin e saj ?

Futja në Unesco është “luftë “ votash; ai që është më i bindshëm fiton. Ne , ku jemi ? Europa e di  fort mirë se kush jemi dhe sa jemi dhe sa vlejmë si popull. Europa e di shkëlqyeshëm të kaluarën tonë historike ;por edhe Serbia e di  edhe këtë, që robërimi osman i 500 vjetëve të kaluara e ka gërvishtur trurin tonë dhe që ne deri diku e kemi harruar se kush ishim dhe kush jemi sot. . Ah , Serbia … po ajo e di  forte mirë se sa të lehtë që jemi .!  Ne nuk guxojmë ta harrojmë vetveten siç  e e kishim harruar dikur.

Unesco do prova.   Unesco   të gjitha i di ; por ajo mundohet të   aktualizoj  “ se shqiptarët  janë përshëndetur me të kaluarën osmane “,  dhe se  janë të vetëdijshëm për të kaluarën e tyre mijëra vjeçare para-osmane .  Jo,më kot ne  duhet t`i dokumentojmë  se jemi  të denjë që trashëgiminë tonë historike dimë dhe mundemi ta ruajmë , dhe se nuk na duhen tutorët për këtë punë .  Dhe në rast dështimi të dytë  mos të kërkojmë  fajtorin dikund tjetër , sepse vet do të jemi farkëtar të fatit tonë historik që të futemi nën ombrellën botërore të qiellit dhe tokës historike së cilës i takojmë. 

Shikoni hartat  arkeologjike të Kosovës , dhe e shihni se ato përkundër tkurrjeve , asimilimeve , mohimeve dhe vetëmohimeve territoriale  ende mund të llogariten si trashëgimi   e cila  mund t`iu  dorëzohet   shqiptarëve dhe të vetëqeverisin me to.    

Shqipëria duhet të harrojë “problemet” e brendshme dhe të ngrit zërin fuqishëm për Kosovën në UNESKO. Kisha Autoqefale e Shqipërisë nuk guxon të heshtë. edhe ajo e ka fjalën e saj të madhe dhe me peshë . Kisha Katolike e Kosovës duhet të jetë zëdhënëse e trashëgimisë së saj .

Akademitë e dy shteteve , Institutet historike  të të dy shteteve shqiptare duhen të jenë shumë aktive.  Heshtja na vret !

10.01.17 Gjakovë

Shperndaje ne
Updated: 10 Janar, 2017 — 04:50

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.