Fli i qete trim Hero i Kombit Harun Beka, tashme e kemi Ushtrine e Kosoves ….

Harun Beka
“A do të jet e mundur,një ditëtë kemi ushtrin tonë, t’mos na vriten djemt tanë duke i sherbyer ushtris fashiste jugosllave!
Pyetja e para që më bëri Harun Beka! Krejt në fillim të njohëjes me të”!
-Harun Beka, njëri ndër luftëtarët më emblematik të Betejës së lavdishme të Koshares.
-Atdhetar,veprmtar i palodhur,njëri ndër shokët më të dalluar që unë njoha në mërgim.
Edhe pse ishim larg nga njëri tjetri,diku 580 km, me dhjetra herë e kisha për vizit,gjithmonë në shërbim të kryerjes së detyrave.
Bashkë me Milaim Baftiarin nga Kërqova-Iliridë,Haruni,pothuajse të gjitha shpenzimet i bënte nga “kursimet”e veta,jo vetëm kaq,bashkë me bacën Milaim ishin kontribuaesit e fondit që kishim krijuar atë kohë,në shërbim të grupimit “Politik”që ne bashkë ishim pjes e tij.
Gjithmon bashk…që nga njohëja,diku nga fundi i vitit1994 e deri në fund,kur Haruni,pas disa herave vajtje e ardhje,gjithmonë duke qenë pjes e furnizimeve të
të gjitha fushave,që nga logjistika e deri tek Armatimi-nevojave Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Haruni bashkë me një shokë nga Shqipëria (te cilit nuk ia mesova emrin),diku kah fundi i dhjetorit apo fillimi i janarit?
Ndalon tek unë,me një kombi bus të cilin e kishte stërngarkuar,e gjitha për luftën.
Unë pa e ditur se dreka dhe ai pak gjumë që bëri atë ditë,takimi im me të,do të ishte i fundit…dhash edhe një pal dylbi, që na fakt i kasha bler për vete!
Haruni i kishte bler të gjithë rrobat ushtarake këtu në Gjermani,nga më të shtrenjtat, edhe dy palë qizme,por dylbi kishte harruar,kështu më tha,pa e ditur që unë kisha,prandaj!
Pasi i vendosëm të gjitha,dhash edhe dicka nga unë,(bëja vazhdimisht) banesën e kisha bërë si një “qendër grumbullimi” të mjeteve nga ma të ndryshmet për luftë!
Haruni,tani më kishte vendosur,përfundimisht t’mos kthehej më në mërgim.t
Them me sinceritetin tim më të madh,ishte nga ndarjet më të dhimshme,mua më këshillonin,të prisnja(një vendim tjetër)!
Haruni ishte plot gëzim,sa që duke ikur me makin, i binte buris pa pushim nga gëzimi, bërtiste nga gjami i makinës,mirëupafshim në Kosovën e lirë.
Ndarja me Harun Bekën dhe me shumë shok tjerë,të them mungesa e tyre,për mua në mërgim,sikur mbeta pa krahë!
Gjithcka më vonë,për mua vërtet ka qenë dhe mbetet një sfidë e vërtet.
“Harun vella tashme kemi USHTRINE.
Fli i qete trim,ne token e e deshte aq shume”.
Islam Idrizi 18.12.2018 Ingolstadt.

Shperndaje ne
Updated: 18 Dhjetor, 2018 — 20:58

The Author

Islam Idrizi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.