In Memoriam: NË SHENJË KUJTIMI PËR TË MADHIN LASGUSH PORADECI

 E kujtojmë me mall edhe përmes kritikës poetike. Ishte dhe mbeti i paharruar në zemrat tona. Mbeti si njëri ndër poetët më të dashur e më të pathyeshëm, që kurr nuk u dorëzua të ju bindet diktateve ç’njerzore të diktaturës.

Kur tani e tridhjet vjet e kujtojmë me dhimbshuri për mënyrën e fundit të jetës së tij, ende më të  dhimbshëm na krijon mallin e mungesës së tij. Pse jo, edhe ta nxjerr lotin! Por, nga dashuria e madhe që ndjejmë për Lasgushin, me rastin e tridhjetë vjetorit të tij të vdekjes, nga malli mora ti lexoj disa poezi të tij. Më ra në sy poezia e titulluar ”Gjarpërushja” [2], vergje që ndjekin koncepcione artistike, me pikëpamje realiste. Vërtetë krijohet një zbrazëtirë e thellë shpirtërore në këto momente për Lasgushin, duke i lexuar poezitë e tij. Por krijimtaria e tij, mbush shpirtin tonë, sa herë që e lexojmë, ato ende më tepër rrisin vlerën poetike. Lexova me vëmendje disa strofë me vargje nga poezia në fjalë, ku shkruan:

Haj të mirremi për dore,

Nep-ma zemrën që ma more,

Gjarpërushe pikëlore

 

M’u vrapo q’andej matanë,

më qëndro në zemër pranë,

M’i vështro sa lot më lanë.

 

Të fjalosemi ngadalë,

të pushtohemi pa fjalë,

Plot me afsh e duf të valë.

Lasgushi, gjithëherë i ka kënduar, të bukurës, jetës, lirisë, duke u angazhuar shpirtërisht që poezia të ngjanë me realitetin e kohës dhe të ardhmes së saj.  Por, duhet ditur se poeti ynë i madh Poradeci, ka qenë dhe mbeti thellë i preokupuar me të gjitha sferat e jetës, sa herë që ka hasur në pengesë të lirisë për të shkruar dhe krijuar, që ka dëshmuar me plot kuptimin e fjalës se ka qenë dhe mbeti njëri ndër poetët më të dashur, me vlera të larta artistike dhe krijuese…, lexojmë edhe një herë, se si përdorë rimën: fjalosemi ngadalë, të pushtohemi pa fjalë, Plot me afsh e duf të valë! Vargje artistike së shkuar artit.

Në poezinë e Lasgush Poradecit, shifet logjika e arsyes, që të vetmin synim autori ka që poezisë ti jap një kuptim të duhur, domethënës e që ngjanë me realitetin e kohës.Si duket poezia ishte dhe mbeti si frymëzim i poetit tonë të madh Lasgushit. Ishte si një çlirim shpirtërore përmes vargjeve gjatë gjithë jetës së tij, që i realizonte.

Kur lexojmë strofën e parë dhe të tretë të poezisë së titulluar: ”Zemërimi jonë”[3], ku shkruan:

Si të t’a them të shkretën vojtje që ndjej në zemër ças-përças, Atë durim të padurura të zemërimeve pa gas. Tashi zë çel një vrer në buzë, tashi zë ndrin një vaj në sy, Edhe të dhemb më keq se mua, edhe më dhemb më keq se ty

Dhe më pëlqen ah zemërimi ndaj vjen e shkon e qesh e qaj’ Ndaj ri mendohem duke pyetur: a mos ke faj? a mos kam faj? Dhe ja! m’a fal çfardo mërije! dhe ja! t’a fal çfardo mëri! Dhe më mbush prapë plot me dritë, plot me të ëmblën dashuri.

Imagjinata e Lasgush Poradecit për të krijuar poezi artistike, ishte si një Det që nuk i shihet fundi. Të rrallë, shumë të rrallë ka të tillë poet. I tejkalon përmasat e një poeti kombëtar. Lirisht mund të themi se kishte prirje artistike të një poeti Ndërkombëtar, tanimë i dëshmuar dhe vlerësuar nga kritikët letrarë shqiptarë dhe të huaj. Poezia e sotme shqipe, që arrinë të vlerësohet si poezi me vlera të larta artistike, lirisht do ta quaja se është si poezi ”lasgushiane”. Mënyra e të krijuar poezi, Lasgushi arrinë shkallën universale në fushën poetike.

Poezia e Lasgush Poradecit, është e pakunkurencë edhe në ditët e sotme kur ne e kujtojmë edhe pas tridhjetë viteve. Edhe në ditët e sotme ajo lexohet me ëndje nga lexuesit, bile mund të themi se është poezi që i imponohet lexuesit për kah vlera artistike që ka. Janë vjersha me cilësi dhe rëndësi të veçantë. Mbase shumë të rëndësishme për guximin e Lasgushit i cili me sakrificë të madhe e me shpirt-thyer dhe të ngulfatur me idetë për t’i plasuar përmes poezisë, ai prap se prap e plasoi mendimin e tij.

Lasgush Poradeci, ndonëse i persekutuar dhe përkufizuar për të krijuar, ai ia arriti të grumbulloj me shumësi temash të ndryshme, që lexuesi mund të lexoj në mes rreshtave të poetit Poradeci, poezinë me frymë origjinale që unë e quaj poezi ”lasgushiane”. Po lexojmë katër vargjet e fundit të pozisë së titullar ”Dëgjimi i zemrës”[4], sa artistike janë vargjet:

Mall e vrer që mbaj Qaj, moj zemër, qaj.

Vrer e mall që flas Plas, moj zemër, plas.

Kështu poeti ynë Poradeci, komunikoj në mënyrë të qartë, përmes poezisë me dedikim për ata që i deshi. Guximi i tij i lartësuar, ai shumë herë ka zhveshur mesazhin nga konfindencialiteti.

Të kujtojmë me mall, i pa harruar qoftë kujtimi për Ty, i madhi, Lasgush Poradeci.

 

[1] Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë ”Papa Klementi XI Albani”, në Suedi dhe nënkryetar i Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë për Mërgatë.

[2] http://www.poezishqip.com/lasgush-poradeci/gjarperushja/

[3] http://www.poezishqip.com/lasgush-poradeci/zemerimi-jone/

[4] http://www.poezishqip.com/lasgush-poradeci/degjimi-i-zemres/

 

Shperndaje ne
Updated: 18 Nëntor, 2017 — 09:02

The Author

Hysen Ibrahimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Bashkimi i Shqipërisë © 2014 Bashkimi i Shqiperise
Show Buttons
Hide Buttons