Fisi Ilir i Lapodëve !

LapodetneshekVpesLapodet_rijek01                                                       Shkrirja e fisit Ilir te Lapodeve ne shek V p.E.s

Fahriu_02Shkruan: Fahri Xharra 

Gorski Kotari është një regjion malor i Kroacisë në mes të Karlovacit dhe Rijekës, ku 60% e kësaj ane mvishte me pyje të cilat edhe quhen “mushkëritë e Kroacisë” apo “Zvicra Kroate”.Delnice, sot është qyteti më i madh i kësaj ane ,kurse banorët e regjionit mirren me pylltari,tregti,metalopunim ,bujqësi dhe turizëm.

Banorët e pare të kësaj aneje ishin fisi Ilir  ,Lapodët të cilët njifen në këto anë që nga shekulli i nëndët prK. Gjatë shekujve Vi-të dhe VII- të psK ishin “mikpritës “ të sllavëve të cilët i pushtuan këto toka. Dhe dalëngadalë filloj humbje tyre , duke u përzier me ardhcakët dhe duke u tretur në pafundësinë e humbjës së tyre fisnore, të gjakut dhe gjuhës.

illyrian_lapode_spatharoi2

                                                       Ushtria Ilire e Lapodeve (ilustrim me ngjyre)

Një gjë interesante me këtë trenin e historisë i cili nuk ka të ndalur dhe në të hypin dhe zbresin nga më të ndryshmit , nga më të  … por të fundi i fundit  të gjithë janë udhëtarë ,dhe duhet të kryejnë një mision natyror . Neve ,natyra na i kishte pas pasë dhënë biletat për në vagonat e parë me numra të caktuar të ulëseve .. Dhe udhëtonim.

lapodet_kalterFatet e njerëzimit , ardhjet ,shkuarjet ,luftërat, lakmitë ,mashtrimet e bënë që ne t`i humbim karrikat tona të rezervuara nga vet natyra. E në ato karrika historike janë ulur ardhësit , na e zunë vendin. Përkundër asaj që ne i ruajmë  biletat edhe sot e kësaj dite, neve s`na ka mbetur gjë tjetër vetëm se të ruajmë ato pak vende në vagonin e fundit të trenit  të historisë , Për kundër asaj që i kemi biletat për ato ulëset e vagonave të parë të klasit të parë;  ardhësit po mundohen që ato të na i shkyejnë ,dhe këto vende që memzi i kemi rujtur të na i zënë dhe të na gjuajnë ,të na hedhin poshtë nga treni i historisë i cili kurr nuk ndalet.

Sidoqoft ! Sot fjalën e kam për Lapodët apo Japodët Ilir , që banonin dhe mbijetonin  përkrah fiseve tjera gjithashtu ilire ; Labeatëve , Histrianëve ,Dalmatëve etj.

LapodetneshekVpesKushishin Lapodët? “ Popull  indo-europian të vërejtur historikisht që nga shek.IX-të prK. të klasifikuar si Ilir , që e banonin Likën, Gackon , Kërbavskon(Kroacia perëndimore) ,në Una afër Bihaqit ( Bosna perëndimore) dhe Notranjska( Carniolia -Sllovenia e sotit). Ishin pjesë e Conventus Scardonitanus së provinces së Illyricumit. Zermanja dhe  malet e Velebitit ,i ndanin në jug nga Labeatët.

Historiani  Strabo  i klasifikonte si përzierje të Keltëve dhe Ilirëve ,në librin e tij “Barbarët e Illyricumit..Edhe G. Alfody i shihte si përzierje kelto-ilire në librin e tij:

“ Bevölkerung und Gesellsckaft der römiscken Provinz Dalmatien (Budapest1965); më vonë shiheshin si ilir të ndikuar nga kultura kelte ,por kurrsesi të përzier me ta(J. J. Wilkes, The Population of Roman Dalmatia)

Lapodet_tirqitËshtë një ndryshim në qasjen e shoqërive antike . Me mënyrën metodologjike kanë mbërrijtur në përfundime më të sofistikuara.Studjuesit e Imperatorisë Romake tani janë shumë të vetëdijshmëm në studimin  e kohërave imperiale dhe kopmleksitetin e identiteteve së individëve ashtu edhe të grupeve duke i shikuar ndryshe.Shprehjet ‘romake” dhe “greke”  e kanë  filluar të humbin kuptimin e singularitetit si kulturor ashtu edhe etnik ,dhe se shkallë shkallë po zbulohen të gjitha kompleksitetet kulturore dhe etnike  që ishin nën ta.( G. Woolf, Beyond Romans and natives, World Archaeology)

Lapodët, përmenden në dy pjesë të ndryshme të Gjeografisë. Edhe mëndimi i Strabos vjen nga dy burime të ndryshme që datojnë nga dy peridha të ndryshme.

Identiteti i Lapodëve ,në të vërtetë ishte më i përbërë se sa nocioni i Strabos si etnitet i përzier. Duke u bazuar në zbulimet arkeologjike dhe interpretimin e atyre zbulimeve atëherë shofim shumë ngjashmëri të Lapodëve me fqinjët e tyre fisnor Liburnët ,Histrianët dhe Venetët , të cilët së bashku e kishin nëdërtuar habitusin e tyre të gjerë kulturor. dhe se i ruanin shumë mirë lidhjet e tyre ndërveti.

Kjo pra, ndodhë kur të tjerët ta shkruajnë historinë !

LapodetperzierjaLapodët i kishin edhe elementet e tyre unike kulturore e cila edhe njihet si” Kultura arkeologjike Lapode”. Studjusit modern shënojnë  se kishte ndryshime në vet ” kulturën arkeologjike Lapode” të cilat e rritnin  kompleksitetin e miltantizmit,konzervatizmit edhe egalitarizmit të tyre. Përkundër ketij ” fragmentarizmi” Lapod  ata e kishin identitetin e tyre që para pushtimeve Romake.

Përkundër të gjitha kërkesave ;treni i historisë e vazhdin rrugëtimin e tij; dhe e jona është ruhemi që të mos  na gjuajnë jashtë nga ai vagoni i fundit në të cilin kemi ngelur.

 

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.