Mizoritë Greke dhe Genocidi Çam

foto_camet

ayhanNga Ayhan Demir – Yeni Akit* 

Tërheqja e ushtrive të shtetit osman nga Gadishulli Ballkanik, u bë zanafilla e viteve plot dhimbje të shpërnguljeve, dëbimeve, përdhunimeve, masakrave, mizorive dhe genocideve për popujt muslimanë ballkanas boshnjakë dhe shqiptarë.

Ndonëse genocidi boshnjak i Srebrenicës, njihet botërisht si genocidi më i madh i kryer në Gadishullin Ballkanik nuk është as i pari dhe as i vetmi.Popullsia shqiptare dhe boshnjake e Malit të Zi, i ka skalitur thellë në kujtesën e tyre, masakrat dhe mizoritë çnjerëzore tëçetnikëve serbë dhe malazezë në qytetet shqiptaretë Plavës, Gucisë, Hotit, Grudës,Ulqinit, Tivarit, Kotorit, Çetinës Rozhajës, Podgoricës, dhe ato boshnjake tëBjellopoljes, Pljevljes, Shahovicës, Sienicës, Mojkovacit të pushtuar nga shteti malazez.

Por Ne Nuk Duhet të Harrojmë as Mizoritë Greke dhe Genocidin Çam!

Ndoshta shumë pak njerëz në Turqi dhe në botë, e dinë se gjendet një truall shqiptar me emrin Çamëri, i pushtuar nga shteti grek, që pas Luftës së Dytë Botërore! Vëllezërit tanë shqiptarë u gjendën dhe gjenden ballë për ballëndaj shpërnguljeve, dëbimeve, përdhunimeve, mizorive, genocideve dhe asimilit kombëtar dhe fetar grek.

Tani dua të sqaroj për ata të cilët, nuk e dinëse ku ndodhet trualli shqiptar i Çamërisë. Çamëria shtrihet në jug të trojeve shqiptare dhe në veri të trojeve greke dhe që në lashtësi njihej me emrin Epir. Themi se ndryshimi i shpejtë i popullsisë shqiptare me atë greke, është një fakt tregues i qartë dhemë se i mjaftueshëm për të shpjeguar mizoritë dhe genocidin çam të ushtruar nga shteti grek.

Duke u mbështeur në të dhënat e shtetit osman të vitit 1908, popullsia e përgjithshme e truallit shqiptar të Çamërisë ishte 73.000 vetë, nga të cilët 92 % ishin shqiptarë çamë, ndërsa pjesa tjetër ishin grekë, vllehë dhe romë.

Por pas përfundimit të Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, përqindja e lartë e shqiptarëve çamë92 % , u tkurr në numrin 84 %. (Genocidi Çam, Berna Türkdoğan Uysal, Faqe 74)

Fillimisht shteti grek, me synimin e ndryshimit të përqindjes së popullsisëshqiptare çame me atë greke, dhe me synimin e asimilimit të popullsisë shqiptare çame bëri shumë mizori. Më pas shteti grek nisi të vendoste kolonë grekë, vllehë dhe romë, në qytetet dhe zonat e populluara kryesisht nga shqiptarët çamë. Pastaj shteti grek, ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe. Pas kësaj shteti grek, nisi të ndryshonte emrat e shqiptarëve çamëdhe më pas nisi emërtimin e vendbanimeve shqiptare meemra grekë. Hapi tjetër i shtetit grek, ishte përvetësimi i pronave private dhe mbyllja e xhamive çame. Shteti grek, nisi arrestimet arbitrare dhe shpërnguljet dhe dëbimet masive të shqiptarëve çamë jashtë trojeve greke.

85.000 shqiptarë çamë, të cilët nuk mund t’i duronin më mizoritëe shtetit grek, emigruan në rrafshnaltëne Anadollit, në Turqi, pas nënshkrimit të marrëveshjes dypalëshe turko-greke mbi shkëmbimin e ndërsjelltë të popullsisëmes këtyre dy shteteve. (Genocidi Çam, Berna Türkdoğan Uysal, Faqe 69)

Por shteti grek, me sa duket nuk mbeti i kënaqur edhe pas ushtrimit tëshpërnguljeve, dëbimeve, përdhunimeve, masakrave, mizorive dhe genocidit ndaj shqiptatëve çamë, sepse në vitin 1941 ushtria shoviniste greke masakroi udhëheqësin e shqiptarëve çamë Daut Hoxhën.

 Gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe para pushtimitit italian të shtetit grek, ky i fundit rekrutoi në ushtrinë greke edhe shqiptarët çamë. Por këta të fundit nuk u dërguan për të luftuar në front, por për të punuarsi argatë në batalionet e punës. Gjatë pushtimit italian të shtetit grek, ky i fundit i internoi meshkujt shqiptarë çamë të moshës mbi 14 vjeç, në Kampet e Përqendrimit në ishujt Lesbos(Midilli), Çios (Sakiz) dhe Korint.

Por shteti grek, nuk i la të qetë as shqiptarët çamë të krishterë ortodoksë. Shteti grek duke i cilësuar këta të fundit si “anëtarë të nënkulturës greke” nisi orvatjet për asimilim kombëtar dhe fetar të tyre duke i greqizuar.

Gjenerali famëkeq Napoleon Zervas, i cili ishte udhëheqësi i Bashkimi Popullor Demokrat Grek i ashtuquajtur edhe EDES, i cili gjatë luftës civile greke, kishte krijuar frontin anti komunist dhe që fillimisht mbështetej në ideologjinë republikane dhe më pas në atë monarkiste, kreudëbime, përdhunime, masakra, terror, mizori dhe genocidtë pashembullt kundër popullsisë shqiptare çamë.

Shqiptarët çamë që nga data 27 qershor 1944, u gjendën të vetëm ballë përballë mizorive të egra të ushtrisë shoviniste greke.

Vetëm në qytetin çam të Paramithisë, u masakruan mbi 600 shqiptarë çamë brenda një dite. Ndërsa deri në muajin mars të vitit 1945, në qytetin çam të Filatit u masakruan 286.000 shqiptarë çamë. Në rrethinat e qytetit çam të Igumenicës u masakruan 192 shqiptarë çamë, ndërsa në qytetet çame të Margëlliçit dhe të Pargës u masakruan 626 shqiptarë çamë.

Nga muaji qershor 1944 deri në vitin 1945 ushtria shoviniste greke rrënoi 68 fshatra dhe 5.800 shtëpi dhe xhami çame. Ushtarët shovinistë grekë masakruan 214 gra, 96 fëmijë, gjithsej 3.242 civilë çamë. Ushtarët shovinistë grekë përdhunuan 745 gra, rrëmbyen 76 gra dhe masakruan me bajoneta 32 foshnje nën moshën3 vjeç. (Doracaku Ballkanik, Vëllimi i Dytë, Murat Hatipoğlu, Faqe 453)

Në datat 20-26 dhjetor 1995, Mbledhja e Përgjithshme të Katërt, e Organizatës së Popujve dhe Kombeve të Papërfaqësuar Ligjërisht, në qytetin Hagë të Hollandës mori këta vendime: “Lejimi i rikthimit në atdheun e tyre në Çamëri i popullsisë shqiptare çame. Rikthimi i të drejtave të nënshtetësisë të popullsisë shqiptare çame në Çamërinë e pushtuar nga shteti grek. Rikthimi i të drejtave të marrëveshjeve të njohura ndërkombëtare, pranimi dhe njohja e çështjes çame nga shteti grek. Hedhja e hapave seriozë nga ky i fundit, në zgjidhjen përfundimtare të të drejtave të popullit shqiptar çam”.

Ndonëse kanë kaluar plot 20 vjet që nga vendimet e Mbledhjes së Përgjithshme të Katërt, të Organizatës së Popujve dhe Kombeve të Papërfaqësuar Ligjërisht, ende në ditët e sotme shteti grek këmbëngul në mospranimin e njohjes së genocidit çam. Shteti grek, nuk pranon as që t’i paguajë shqiptarëve çamë, dëmshpërblimin e genocidit çam në vlerën e 2.5 miliardë dollarëve.Edhe në ditët e sotme shteti grek, në mënyrë të hapur dhe të tërthortë, nxit armiqësinë dhe urrejtjen kundër shqiptarëve në shoqërinë greke.

Në shtetin grek, të ditëve tësotme banojnë 1 milionë shqiptarë, të cilët mbijetojnë në kushte shumëtë vështira tëimponuara me dhunënga shteti grek. Ky i fundit duke përdorur mjete të ndryshme dhune, shtypjeje, kërcënimi, shantazhimi asimilimi kombëtar dhe fetar. Shteti grek i ka detyruar këta 1 milionë shqiptarë, të cilët në të vërtetë janë muslimanë, që emërtohen vetë dhe familjarisht me emra grekë dhe ta pranojnë me dhunë, duke e quajtur veten e tyre grekë dhe ortodoksë të krishterë.

Sipas raportit të Komisionit Kërkimor Ndërkombëtartë Kombeve të Bashkuara, numri i shqiptarëve çamë, të cilët janë grabitur nga shteti grek është 50.000, ndërsa në Republikën e Shqipërisë jetojnë 500.000 shqiptarë çamë.

Organizata “Lidhja Demokrate e Çamërisë” e themeluar në Sh.B.A. citon se numri i shqiptarëve çamë, që jetojnë në shtetin grek është 250.000. Ndërsa shoqata politike atdhetare “Çamëria” e themeluar në Tiranë, në lajmërimin e bërë në vitin 1993 pohon se numri i shqiptarëve çamë, që jetojnë në shtetin grek është 450.000-500.000.

Më datë 30 qershor të vitit 1994, Kuvendi i Shqipërisë miratoi shpalljen e datës 27 qershor si “Dita e Përkujtimit të Genocidit Çam”.

Në datën 27 qershor të çdo viti, shqiptarët çamë marshojnë në Kllogjerdhe në Qafë Botë, afër qytetit të Sarandës, deri në kufirin e shtetit grek, duke mbajtur të gjallë shpresën se, një ditë do të mund të rikthehen në atdheun e tyre, pra në Çamëri.

Në ditët e sotme, shqiptarët çamë kanë për synim drejtësinë dhe jo hakmarrjen, të drejtat e nënshtetësisë dhe jo gjakmarrjen, të jetojnë të lirë në atdheun e tyre në Çamëri dhe jo të shfaqin racizëm kundër popullit grek.

Duke patur parasysh gjendjen e rëndë të shqiptarëve çamë, ne mund të bëjmë vetëm një gjë: “Të shqetësohemi për shqetësimin e madh të vëllezërve tanë shqiptarë çamë!”

Natyrshëm shtrohet pyetja se: “Vallë a nuk do të ishte një gjest i mirë në shenjë solidarizimi me shqiptarët çamë, nëse Kuvendi i Madh Popullor Turk (TBMM) do të njihte genocidin çam dhe nëse Radio Televizioni Turk (TRT) do të transmetonte pamjet e drejtpërdrejta, në ekranët tonë televizivë të marshimit të shqiptarëve çamënëKllogjer dhe në Qafë Botë, afër qytetit të Sarandës, deri në kufirin e shtetit grek dhe pamje ekskluzive të genocidit çam?!”/TS

*Autori është analist i Ballkanit, ky shkrim është shkruar për të përditshmen Yeni Akit në Turqi, pranë së cilës autori është kolumnist i rregullt

Shperndaje ne

The Author

Admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.