Serbia deri në Tokio” Sa të marrë që janë !

Bota_ne_liber01

fahri_xharra_webPërpjekja e palodhshme e qarqeve të ndryshme për njollosjen e figurave tona kombëtare, është e qëllimshme dhe bëhet për një qëllim të vetëm i cili krijon një proces zingjiror që në fund e ka për detyrë shkombëtarizimin tone. Kjo bëhet me qëllim që shqiptarët të humbin mbamendësinë kolektive dhe të humbin rrjedhën normale të origjinës së tyre. Qëllim i fundit është që të krijohet një popullatë amorfe që nuk di dhe nuk ka asgjë të përbashkët me qytetërimin evropian. Me këtë, ne humbim gjithçka, më e rëndësishme është se humbim ndjenjën për tokën tonë. (Liridon Disha)

“Pas Betejës së Kosovës (1389), serbët e këtuhit u shpërndanë. Një numër i madh i tyre përfunduan në Shqipëri ku filloi vala e madhe e islamizimit të tyre. Të bijtë dhe nipërit e atyre serbëve të cilët kishin luftuar në Kosovë, gjithmonë e paskan pas ruajtur kujtimin e tyre për gjyshërit e dikurshëm”, – shpjegon historiani Gjuretiç duke shtuar se mbi 80 përqind e shqiptarëve të sotëm, nga burimet relevante historike, janë me origjinë serbe, dhe janë po ata serbë të islamizuar pas Betejës së Kosovës. “Por islamizimi më i madh i serbëve, sipas burimeve të tyre, qenka rritur shumë në shek. XVII-të dhe në fillim të shek. XVIII-të, sepse si arnautë ata paskan pasur më shumë të drejta ose sipas burimeve të tjera, shumë serbë e paskan pranuar islamizimin si një domosdoshmëri të dreqit duke pritur gjithmonë që një ditë do të kthehen në rrjedhën e të parëve të tyre. Shumë gjenerata të para të konvertuara në islam, e paskan ruajtur gjuhën e tyre dhe festat e tyre fetare. (Shënime serbe)

Por për çudi, ata arnautët nuk e paskan ndier veten as si turq e as si shqiptarë; dhe ata sot nuk po e ndiejnë më veten as si serbë. Deri në fundin e shekullit të XIX-të, arnautë të shumtë i mbanin mbiemrat e tyre të vjetër. Në Drenicë paskan qenë Dokiqët, Veliqët, Marushiqët, Zoniqët,Raçiqët ,Geciqët, etj., të cilët sipas tyre, ishin me origjinë serbe. Situatë e njëjtë ishte edhe në Pejë dhe rrethinën e saj ku jetonin shumë serbë të islamizuar dhe albanizuar, si psh.: Stepanoviqët, Bojkoviqët, Dekiqët, Lekiqët, Stojkoviqët, etj. (“Knjiga o Kosovu”, Dimitrije Bogdanoviq,1985).

Dhe loja me ne ende vazhdon. Dëshira e serbëve për ta futur në grusht Shqipërinë, nuk njeh kohë, as metodë e as rrethana. Vazhdojmë me fakte të tjera. “Banorët me prejardhje sllave në Shqipëri”, ishte tema e një simpoziumi ndërkomëtar që ishte mbajtur në Cetinë ( Mali i Zi, në vitin 1990) (“Становништво словенског поријекла у Албанији” – Зборник радова са међународног научног скупа одржаног на Цетињу 21, 22. и 23. јуна 1990. године)

Çfarë u tha në atë simpozium? Sërish konstatojmë se serbët nuk flasin kot, atë që e shkruajnë, edhe e bëjnë. E ne historikisht kemi qenë kontribuesit më të mëdhenj në realizimin e planeve të tyre. Heshtje në vetëdijen tonë, por bubullimë e vetëtimë në planet serbe.

“Për gjurmët e popullatës më të vjetër sllave në territorin e Shqipërisë së sotme, shënimet më të thukëta deri sot, i ka shkruar sllavisti rus Atanasije Selishqev në librin e tij: “Vendbanimet sllave në Shqipëri” (“Славянское население в Албании”, Софија, 1931).

Profesori Radmilo Marojeviq, duke i analizuar sllavizmat në gjuhën shqipe dhe në dialektet e saj në perspektivën e të gjitha të folmeve sllave, si dhe huazimeve sllave në gjuhët ballkanike josllave, na jep mundësinë e formimit të një “pejsazhi” të vërtetë etnik dhe gjuhësor sllav që në kohën e hershme të sllavëve në Ballkan. S’më mbetet gjë tjetër veçse të them: Gjuhëtarë, ku jeni? Gjuhëtar, mos rri po duku gjuhëtar!

Serbët me dhembje ankohen për kohën e sundimit të Mbretit Zog. “Por kur Zogu, rreth vitit 1928, e pa veten të fortë në sundimin e tij, atëherë goditja e parë i qëlloi vrrakasit. Në mënyrë ultimative u vendos që mesha dhe të gjitha shërbimet fetare, festat shpirtërore, pagëzimi i fëmijëve, kurorëzimet e martesave dhe ceremonitë e varrimit, të kryhen në gjuhën shqipe. Po ashtu u vendos edhe marrja e përdorimi i kalendarit Gregorian, siç ndodhte për të gjithë ortodoksët e tjerë që i kishte pranuar Kisha Autoqefale Shqiptare. Në shkollën fillore të Vrrakës u fut gjuha shqipe. Prifti ortodoks Velisha Popoviçi (nga Mali i Zi) u largua dhe në vend të tij erdhi udhëheqësi shpirtëror shqiptar”, përfundon së ankimuari Simpoziumi i përmendur.

Serbia do Tokia! sa të marrë që janë !

Fahri Xharra,08,11,15

Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.