Stradiotet dha Albanua

Kultura_e_armeve

fahri_xharra_webAshtu sikurse për kapelën historike shqiptare të quajtur albanua, historiografia shqiptare ka qenë, të themi, disi e kufizuar lidhur me temën e stradiotëve shqiptarë.

Cili ishte stradioti ?

Studjuesi Henry Castell, me të drejtë jep këtë vlerësim për shqiptarët : “…të quajtur nga italianët stradioti, ose ndryshe albanoi apo grekë, ata kanë namin si të krishterë shumë të mirë, dhe nga ana tjetër janë aq të guximshëm e trima, sa nuk duan të jenë shtetas të askujt; përpiqen të qeverisin aq mirë midis tyre… dhe duke i pajisur aq mirë kështjellat e tyre, ndonëse në vende të shkreta dhe gati të paarritshme, saqë turku kurrë nuk ka ditur t’i nënshtrojë e skllavërojë”. Vite më pas, më 1799, Napoleon Bonaparti, që do t’i njhte nga afër shqiptarët dhe do të kishte edhe një regjiment shqiptarësh në ushtritë e tij, do t’i shkruante gjeneralit Desaiks gjatë ekspeditës së Egjiptit se “arnautët, …. janë pa mëdyshje trupat më të mira të Europës”.

Na shfaqet Stradioti , banor shqiptar bregdetar qe nga Himara e deri në Parga; por   nuk ishte ai shqiptari i serbëve i ardhur me arapët në Sicili , të cilët luftetari bizantin Gjorgje Maniaku (1043 ) i ka sjellur në Shqipërinë e sotme.

Tepër domethënëse në këtë drejtim janë fjalët e historianit të shquar zvicerian J.C.L. Sismonde de Sismondi, i cili, për periudhën 1454-1470, vë në dukje: “Shqiptarët, ilirët, ishin krejt të ndryshëm nga grekët, nuk pranonin t’u bihej më qafë apo të shtroheshin urtë e butë për punë, por ishin nga ana tjetër energjikë e të guximshëm. Republika [venedikase] do kish gjetur tek ata ushtarët e vet më të mirë, marinarët më të mirë, po të kish dashur t’i trajtonte me barazi të plotë në ushtritë dhe flotat e saj.” Kurse studjuesi Edouard Laboulaye do të shprehet: “Lufta [për ta] është i vetmi mjet që u jep pasuri e nder… vetë Europa i ka pasur në shërbim të saj mëse një herë; ka pasur mirditas në shërbim të Napolit e të Austrisë, ka pasur në Francë në kohën e Henri IV”. Nga ana e tij, murgu francez Jean Claude Faveyrial, që ka hartuar i pari “Historinë e Shqipërisë”, duke folur për cilësitë e shqiptarëve, thotë se nën Luigjin XIII, misionarët francezë që vizituan Shqipërinë “u mbërthyen nga admirimi tek panë këtë racë me shpirt të fuqishëm, shtatin e lartë, tiparet e ashpra, armët e zbukuruara”.

Na shfaqet, kësisoj, po ai shqiptar historik, zanat i parë i të cilit ishte thjesht të qenit ushtar, qoftë ushtmbajtës ngadhënjyes në falangat e Aleksandrit të Madh, të Pirros e të perandorëve ilirë e romakë, qoftë stradiot i hovshëm e vetëtimë në kalorësinë e lehtë europiane, qoftë më në fund jeniçer i tmerrshëm e i pathyeshëm i vezirëve të mëdhenj shqiptarë të Perandorisë osmane. Gjithnjë me armët në brez e ushtën a dyfekun në dorë të markës made in Berat a made in Skutari. Gjithnjë me fustanellën bardhëllore shqyer a djegur barotit. Gjithnjë me plagët lidhur me shaminë e kuqe malësore nën kapelen mesjetare albanoi, shi atë kapë që do bëhej e njohur në krejt Europën dhe do ta mbante mbi krye edhe vetë Henri IV i Francës. Na shfaqet, në rrjedhë të kohës, po ai shqiptar, luftëtar e luftarak njëkohësisht, sintetizuar bukur në shprehjen mesjetare “Fier comme un Albanais” (krenar si shqiptar), tek e hasim, gjithë entuziazëm e dramacitet, nën penën e humanistëve Rable, Ronsar, Obinje e Volter, apo të romantikëve Bajron, Shatobrian, Lamartin, Dyma, Hygo etj. Është po ai shqiptar me plasticitet e bukuri të rrallë, tek rrezëllin nga armët e jelekët krejt në ar e serm tablove të fuqishme të Delakruasë, Lirit, Augustit, Zheromit, Dekampit, Valerios, Kokrelit e Jovanoviçit, dhe më në fund, po ai shqiptar që shfaqet natyrshëm dokumenteve dhe dëshmive të kohës në arkivat e Vatikanit, Venedikut, etj. apo në memuaret e shumta të kronikasve europianë.

Po Albanua ? Deri më sot, në etnografinë dhe historiografinë shqiptare pak është folur për kapelen shqiptare tëshekujve XV-XVII, të njohur ndryshe në Europën Perëndimore me termin albanua.

Shpjegime historike lidhur me përdorimin e termit “Albanua”, kuptimin e tij në kontekst të ngushtë e të gjerë, sidomos në mori shprehjesh karakteristike frënge që pasqyrojnë banorin e Albanisë apo albanojin, siç quhej më konkretisht, identifikuar njëkohësisht edhe si “ushtar albanoi” apo si “stradiot albanoi”…na w shpjegon Fotaq Andrea ,studjues si mirënjohur.

Ajo çka duhet theksuar që në fillim është fakti se kaq simbolikë të fortë do merrte albanuaja, “kjo kapel e madhe me majë” sa nuk do mungonte të identifikohej drejtpërdrejt me vetë stradiotët albanoi, madje këta vetë do njiheshin paralelisht edhe me termin aq domethënës “kapelasit” (capelets) 1, pikërisht nga kjo mbulesë karakteristike e kokës. Kësisoj, shohim konkretisht në vitin 1592, se në qytetin e Kandisë (Kretë), ku kolera po bënte kërdinë, të dërgohen nga Venediku, në mënyrë të posaçme për të penguar sëmundjen dhe plaçkitësit, “gjashtë kompani me treqind albanoi”, të cilët i quajnë, citojmë, “Capelletti (Kapelasit), që është nofka që u jepet njerëzve me kuaj të këtij kombi, ashtu sikurse i quanin në Francë edhe Kapelas me majë, dhe që kishin shkuar aty për të luftuar gjatë kohës së turbullirave (kupto: luftrave fetare, F.A.). Në krye të këtyre trupave është Gjergj Murmuri (Georges Murmuri), kapiten i të ashtuthënëve albanoi”.2

Dukuria albanua, e lidhur ngushtë me dukurinë estradiote shqiptare, dhe pjesë përbërëse e saj, u përhap në periudhën komplekse kur po kristalizohej harta gjeopolitike e Europës, pikërisht kur po shfaqej dukshëm humanizmi dhe rilindja europiane dhe kur Mesjeta po shterrte vitet e fundit të saj.

Albanua si emër shpjegohet : Po japim më poshtë të plotë zërin “Albanua” sipas Fjalorit historik të gjuhës frënge (Dictionnaire historique de l’ancien langage françois”, Paris, 1875).Albanua, në formën mbiemërore, emërore, gjinia mashkullore. 1.Banor i Shqipërisë [Albanisë]. 2. Stradiot albanua [shqiptar]. 3. Tip heretiku. 4. Skocez.Kjo fjalë ishte mbiemër kur thuhej: “Estradiot albanua”, kapele albanua, kapele e bërë në mënyrën albanuaze, shqyt albanua, përdorim albanua i armës, etj. (Shih J. d’Auton, Anale të Luigjit XII, mss. vit.1503-1505, fleta 62; vëll. V: – Cotgrave Dict.; Rabelais, vëll. IV, f. 130, – La Colombière, theâtr. d’honn, vëll. II, f. 126 – Merlin Cocaie, vëll. II, f. 239, etj).

Si emër, kjo fjalë përcakton banorët e Shqipërisë: “Vend më i shtrirë nga Albania maqedonase e të lashtëve; sepse përfshinë pothuaj gati krejt Epirin, si dhe një pjesë të Dalmacisë e të Dardanisë” (Fjalori i De La Martinière).

Edhe një herë , Po kush ishin konkretisht stradiotët shqiptarë dhe çfarë kontributi dhanë ata në fushën e artit ushtarak evropian? Është e njohur tashmë se dukuria estradiote shqiptare është shfaqur që në fillim të shekullit XI, kur Perandoria bizantine, në dobësim e sipër, kërkoi të forcojë makinën e vet ushtarake nëpërmjet ngritjes së vendbanimeve të reja apo të kolonive ushtarake në Greqi (të quajtura “stratopia” apo “katun”) me banorë të ardhur tërësisht nga trojet e Arbërisë.

Kaloresit_fushat

E falënderoj zotin Fotaq Andrea për një studim të mirëfilltë për stradiotët dhe kapelen shqiptare e njohur në Europë si Albanua.

E domosdoshme për lexim:

-FOTAQ ANDREA – Albanuaja, kapelja shqiptare e Mesjetës

-Where The Albanans Came From- Michaelis Attaliotae: Historia, Bonn 1853

-Zëri “Albanua” në Fjalorin historik të gjuhës së vjetër frënge NGA FOTAQ ANDREA

-http://vukotic.atspace.com/ahist.html ; -http://www.srpska-rec.co.yu/arhiva/3…tranu.php?a=19

Fahri Xharra,20.12.15.Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.