Letërsi Kombëtare: Rrustem Geci- “M O L L A E K U Q E”

Kosova_ne_burg_1987_Burgu-i_Nishit– Poemë, për trimin popullor, Heto Kokaj, nga Kokajt e Gjilanit

Mollë e kuqe – gur i shkruem
kam një shekull jam pa gjumë
shpirti më digjet për të marrë
fjala shqip tek t´i  është vrarë

Mollë e kuqe – mollë me gjak
në Tri Serbia – jem larë me gjak
Mollë e kuqe – mollë me fletë
E tërë Toplica, tharë ka mbetë

Zogu i shqipes – kah fluturon
Shqipja në shqip,veten këndon
Pikë e gjakut, pemë ku ka ra
bimë e tokës aty s´është tha!

Bjeshkët tona s´jan veç dushk
Bjeshkët tona janë dhe pushkë
Mali – malin e thërritë me za
Merrni pushkët se na kanë vra

Mollë e kuqe – Mollë me fletë
Çështja tokave- keq ka mbetë
 
 
2 .

Heto Kokaj – një trim me nam
Zaptuesit serb kudo i vranë
Kjo Kosova- s´është pa trima
Troshat e bukës i bën vetima!

Burgu i Nishit – një Kafka-kullë
Tokat tona shumë i ka rrudhë
Besa e burrave e bërë n´Sefer
Më urdhëron të rrojë me nder!

Gjethet gjakut kurrë s´i bien
Deri sa të ketë diell dhe zot
Gjethet gjakut nuk i bien
Se nuk thahet rrënja në tokë

Mollë e kuqe – gur i shkruem
kam një shekull jam pa gjumë
shpirti më digjet për të marrë
se fjala shqip atje është vrarë

RrustemGeci

Rrustem Geci –
Prishtinë, Gjilan, 1979

3.

Në Kosovë plotë janë kullat
Brez pas brezi luftojnë burrat
Në një mesnate – në terr të zi
Molla e kuqe – i shfaqet në sy

Memzi erdha – o trim i madh
Unë jam Molla e tharë e ndarë
Heto Koka Mollën e pëvetë
Pse kjo hënë veç hyn e s´flet

( Është hënë burgu, o im vëlla
Shih Serbia s´i na ka nda )

Burgu i Nishit – një burg i zi
Vret me pranga – trimat s´i ti
Burgu i Nishit- liri ndëshkon
Vret me pranga-Kosovën tonë

( Motër e gjakut – pse po qan
Plagët tua i kam n´ çdo anë! )

Mollë e kuqe – gur i shkruem
Kam një shekull jam pa gjumë
Trojet tona truall me plis
Zemrën m´digjet luftën me nis!..

4 .

Heto Kokaj, në këmbë u qu
Gurët me gjak m´i kanë mbulu
Bjeshkët tona s´janë veç dushk
Bjeshkët tona kanë dhe pushkë

Mollë e kuqe – gur i shkruem
kam një shekull jam pa gjumë
Pushka malet i thërret me za
Merrni armët se na kanë vra!..
…………………………………………………
 
– buzët tokës m´ju kanë tharë
Pa luftuar dhe gjak pa marrë
………………………………………….. .
Ah Toplicë…. e Jeni Pazar !..
Plagët tua i kam ( këtu ) varr.

Burgu i Nishit thërret “pomoq”
Heto Kokaj “Nishin” e dogj
Heto kokaj e thyen qelinë
Një nga një vret gjandarmërinë
Heto Koka dhe Gjelo Guri
Ranë në luftë – të rrojë flamuri!..

flamuri_yne_farajone

 

Shperndaje ne

The Author

Atdhe Geci

Rrustem Geci është një poet i njohur. Ai u lind në Roganë të Dardanës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, kurse shkollën e mesme e kreu në Gjilan dhe Dardanë. Rrusta u kulturua më tej në Universitetin e Prishtinës, në Fakultetin Ekonomik. Rrustem Geci 15 vjet ishte gazetar, në Radio Televizionin e Prishtinës. Ndërsa pas mbylljes së RTP-së nga regjimi fashistoid serbian ai mërgon në Dortmund të Gjermanisë, ku edhe tani jeton e vepron. Deri më tash ka shkruar dhe botuar 17 vepra; 1. “Demonstratat e luleve”, 2. “Antolologjia personale" 3. “Jeta në Letër”, 4. ”Mielli dhe uji”, 5. “Lirikë”, 6. “Dridhjet e barit”, 7. “Atdheu”, 8. ”Erdhëna”, 9. “Arbëreshët”, 10. “Shqipëria”, 11. “Trojet e mia” , 12. “Rogana”, 13. “Heroika”, 14. “Gacat e prushit”, 15. “Atdhetarët”, 16. “Pasha këtë tokë”, 17. “Kanuni poetik”, libri më i vëllimshëm në gjuhën shqipe me poezi, 2 mijë faqe, dhe mbi 23 mijë vargje. Motivet në poezinë e Gecit janë motive të zemrës dhe të shpirtit. Shndërrimi i jetës së jetuar në tekst poetik, është natyrshmëria e të qenit poet. Poezia përfiton shumë nga e bukura, nga dashuria. Rrustem Geci është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, prej vitit 1995, dhe është i përfaqësuar në gjashtë Antologji me poezi, dhe në një Antologji për gazetari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.