Gjuha shqipe , sa e ëmbël dhe sa e vjetër !

hartaegjuheve

fahriu_re_sotFB_03Një popull që është i vjetër sa stalagmitet e shpellave tona ai meriton vëmendje ; bota është egoiste ,përndryshe gjuha duhet të mbrohet si trashëgimi botërore. E vetmja që i ka bërë ballë mijëvjeçarëve që kanë përpirë shumë gjuhë tjera : Shqiptarët flasin një nga më të vjetrat e më të bukurat gjuhë të dheut. Gjuhëratë që kanë qënë shoqet dhe motërat e shqipes, kanë mijëra vjet që kanë humbur e s’fliten në nonjë vënt të dheut. Shqipja është shoqe e ngushtë me greqishten e vjetër, me Llatinishten, me Sanskrishten, gjuhënë e Indisë së vjetër,me Zendishten, gjuhënë Persisë së vjetër, me Keltishten me Teutonishten. Këto quhenë gjuhëra të vdekura, e shqipja, gjuha jonë, q’është m’ë e vjetërë nga ato, ësht’e gjallë e flitetë edhe sot si në kohën e Pelasgvet.( Sami Frasheri )
samiu_gjuhae_pellazgeve_01“Fjalët e gjuhës shqipe, pa ndryshime thelbësore e pjesërisht nga rrënja, gjenden edhe ne gjuhet e tjera, si ne greqishten e vjeter e greqishten e re, ne latinishte, ne gjuhet romane, gjermanishten e vjetër, te re, suedisht, danisht, anglisht, sllavisht, persisht, arabisht, keltisht, baskisht e indishten e vjetër. Prapashtesa e nyjes shquese dhe fleksioni i saj me i zhvilluar se ne baskisht, islandishte, suedisht e danisht, nuk gjendet ne ndonjërën prej atyre gjuhëve te popujve qe kane ndikuar mbi shqipen.   Përputhjet me sanskritishten dhe persishten tregojnë lidhje afrie të drejtpërdrejtë sesa të ndërmjetme, lidhje të afërt me trungun e përbashkët sesa me popujt që dolën më vonë në histori…”

Përndryshe, Von Xylander ka kopjet origjinale te dokumenteve për moskuptimin e greqishtes se vjetër nga greqishtja e re, ai duke shkruar per perkthimin e Bibles nga greqishtja e vjeter ne te re, permend pamundesine e kuptimit te saj. Dhjata e Vjetër u përshtat më lehte ne gjuhen shqipe edhe nga shqipja u përkthye ne greqishten e re. ((“Gjuha e Albaneve ose Shqipetareve” shkruar nga gjuhetari anetar i Akademise Mbreterore Suedeze te Shkencave dhe njëkohësisht Gjeneral-major, bavarezi Joseph Ritter von Xylander, ne vitin 1835. )
Holger_Pedersen_kombi_gjuha“ Gjuha Shqipe është i vetmi mjet i ndriçimit dhe i përparimit moral. Ajo është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar.” Albanische Texte mit Glossar. Leipzig: S. Hirzel.  Abhandlungen der Königlichen Sächsischen Akademie der Wissenschaften 15.3.) – 1895.)

Tani mund ta besojmë historinë e gjuhës shqipe në lidhje me ilirishten, duke e vendosur atë në aspektin indoevropian, në kuadër të grupit veriperëndimor. Kjo deklaratë e bërë nga albanologu amerikan, Eric Hamp, në kuadër të konferencës së organizuar nga Qendra e Studimeve Albanologjike, është shoqëruar për herë të parë dhe me etimologjinë e disa fjalëve krahasuese.( Albanologu amerikan i Harvardit në 2008-ën: Tani e besojmë ilirishten )

… “Imagjinoni: Danimarka, një vend që në tërësinë e vet numëron më pak banorë se Chicagoja, i ka dhënë shqipes dhe rolit të saj të pakrahasueshëm në familjen indo-europiane nëntë gjuhëtarë të kalibrit ndërkombëtar”. Hamp i quan të nëntë- “Great Danes”, duke nisur me Rasmus Rask-un, zbuluesin e vërtetë të ligjit të Grimit, që ky i fundit vetëm se e publikoi para Raskut danez. U tërheq vëmendjen gjuhëtarëve historikë shqiptarë që “gjithnjë i referohen Pedersenit duke e cituar gabim sikur të kish thënë se kishte dy dhe jo tre laterale (bashkëtingëllore anësore) në indoeuropianishte…kam frikë se nuk e lexojnë Pedersenin në origjinal…thjesht i referohen njëri pas tjetrit gabimit që ka bërë i pari i atyre që e kanë cituar…”- shton pastaj. “Po nuk dua të bëj listën me emra…s’ka rëndësi”- thotë pastaj. Pastaj nis e lidh logjikisht tezën e tij duke sjellë shembuj nga fjalë të mbledhura në 80 fshatrat arvanitas të Beotisë, ku ka bërë ekspedita gjuhësore në vitet 50-60. Mban mend e përmend çdonjërin fshat, bashkë me moshat dhe karakteristikat e folësve që ka intervistuar…me një shqiptim perfekt të të folmeve, e me një keqardhje prej ati që humb bijtë e vet, madje edhe më shumë, kur thotë…”Në vitet 50-60 ishin 570 ngulime të shqipes në Greqi…I kam numëruar një nga një…veç nuk pata kohë fizike të regjistroja më shumë se 80 ngulime”…dhe fytyra i pritet e duket pezmi i tij i thellë… “tani thuajse kanë vdekur të gjithë…folësit që intervistova unë ishin në të gjashtëdhjetat. Duhet të kenë vdekur, megjithëse prapë mund të gjenden folës të mbijetuar.” Politika i intereson pak. Se si e pse janë zhdukur kaq ‘me nxitim’ arvanitasit e Greqisë, se ç’rol kanë politikat greke në këtë, nuk është puna e tij…Veç gjuha i intereson…ajo e gjalla. Dhe lehtësisht, sikur t’i referohej rrugës që bën çdo mëngjes nga shtrati tek tavolina e punës, vizaton në ajër me gisht hartat e udhëve nga fshati në fshat në ndjekje të fjalës shqip, prej shkrepave të malësive greke, malazeze, atyre dalmate, serbe, kosovare e maqedonase, duke mbyllur rrethin brenda Ballkanit. Po kështu bën me fshatrat e tjerë të shqipes arbëreshe në Itali, i vizaton në ajër, duke shmangur male e lumenj që i kanë zënë dikur rrugën, por që i ka shmangur, sepse përtej e priste fjala.( Profesor Eric Hamp )

Të lexosh për gjuhën më të vjetër të botës , ke mjaft :
1509 Eneo Silvio Piccolomini – ‘Cosmograhia Pii Papae in Asiase & Europe […]’
1555 Konrad Gesner Schweizer – “Mithridas sive de differentiis linguarum”

1587 Andrea de Poza Spanierin – “Albaner nannte man früher Epiroten”

1599 G. Skaliger Franzose – ‘Langues europeennes, “die epirotische Sprache von früher ist die albanische Sprache von heute’

1695 Gottfried Wilhelm Leibniz – ‘Correspondence on the Albanian Language’;

1646-1716 Gottfried Wilhelm Leibniz – “Albanische Sprache ist die alte illyrische

1769 Johan Ihre – ‘Glossarium Suiogothicum’

1774 Johann Thunman – ‘Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europaeischen Völker’

1777 Niccolò Chetta – ‘Tesoro di notizie su de’ Macedoni’

1746 – 1770 Hans Tunman – ‘Untersuchungen über die Geschichte der östlichen europäischen Völker “Albaner sind die direkten Nachfolger der Illyrer und wurden nicht romanisiert ”

1744 – 1803 Johann G.Herde Deutscher – ‘Ideen zur Philosophie der Geschichte der Menschheit’

1784 Johann G.Herde Deutsche – “Albaner Nachfolger der Illyrer”

1751-1819 Daniel Farlati dhe Jakob Koleti – Enciklopedia “Illyricum Sacrum”;

1755-1826 Conrad Malte-Bruun Däne – ‘ Annales des Voyages de la Geographie et de l`Historie’ / Paris

1809 – “Albaner Nachfolger der Illyrer”

1790-1866 Jakob Falmerajer – “Das albanische Element in Griechenland”; “Besteht eine Verbindung der Albaner und Illyrern”

1794-1881 Ami Bue – “Verbindung der Illyrer mit Albanern”

Edhe një gjë shumë me vlerë : )” Alfabeti i parë u bë nga ilirët dhe Roma e solli po nga Ilirët (“The first alphabet is created by Illyrians and Roman’s writing is taken from Illyrians.” (Gaius Plinius Secundus, (23-79 e.s.) VII 56(57),)

Literatura e gjetur në Biblotekën Dixhitale të Besir Bajramit

Fahri Xharra, 26.01.16
Gjakovë

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

1 Comment

Add a Comment
  1. Ju falenderoj perzemersisht per kte qe lexova.
    Rrofte GJUHA SHQIPE bashke BILBILAT e sai.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.