Letërsi Kombëtare: Fadil Shyti-“DERI KUR DO TË KËNDOHET KËNGA MOÇME?!”

naimi_mallkimi

“Shkoi një pashë, erdhi një tjetër, më i zi i riu, se pasha i vjetër”!

(Këngë popullore)

fadil_shyti

Shkruan: Fadil Shyti

-E përshëndes fuqishëm guximin atdhetar të veprimtarit të madh të çështjes shqiptare, Haki Morinës.

Udbashët e vjetër e të rinj, shpirtzinj, udbashet vjetra dhe të reja shpirtzeza, duhet t´i demaskojmë pa hezitim, duhet t´i qesin para përgjegjësisë morale dhe penale.

Jo! Kurrsesi të mos harrohen me pluhurin e harresës turpet dhe krimet e tyre, për faktet që i bën shërbime të pakursyera shtetit armik ish-Jugosllavisë dhe më pastaj edhe Serbisë fashiste.

Duke bërë ato, popullit tonë i shkaktuan dhimbje të mëdha, rininë e tij e mbytën burgjeve armike, e plagosën dhe e vranë; por nuk i thyen dot idealet e saj për liri, barazi, ribashkim dhe përparim të Shqipërisë Etnike.

Lexo denoncimin e Haki Morinës:

“ Morina ka thënë se ishte Gani Hjadari, ai që e ka torturuar në -ish objektin e Sigurimit shtetëror në Pejë gjatë periudhës 3 prill deri më 17 shtator 1982 duke thënë se po e deklaron këtë njeri, sepse ai mban funksion drejtues në një institucion të rëndësishëm shtetëror”…

http://infokusi.com/haki-morina-flet-hapur-ja-kush-eshte-funksionari-kosovar-qe-me-torturoi-per-6-muaj-ne-hetuesi/

..I këtij soji është dhe Enver Maxhuni, një ish-udbash, i cili në Nëntorin e vitit ´81 për mua dhe shumë shokë e shoqe kishte marrë detyrë që të zbulonte veprimtarinë tonë ilegale.

-Në përpjekjet për zbulimin ndaj grupit tonë, ai dhe bashkëpunëtorët e tij; Sulejman Arifi, Faruk Mehmeti, Zenullah Shala, Muharrem Danaj, Burhan Prishtina,-(kam dëgjuar se të gjorin “Kajmekam”, gjatë luftës e kanë vrarë serbët në Prishtinë), Ramadan Cana, Hajriz Mazhiqi, Nexhmedin Ajeti,-pastaj, njëfarë qeni serb, të cilin shkretanë-shqipfolësit e thërrisnin,”Moma”, e të tjerë kanë pësuar fiasko!

Them kështu, sepse katër apo më shumë veta prej nesh, në atë kohë ishim ilegalë dhe ilegale, mirëpo, ata syleshët nuk arritën dot të na zbulojnë veprimtarinë tonë.

-Nga ana ime, Enver Maxhunit nuk i vë përgjegjësi si ushtrues i torturave fizike ndaj meje, për faktin që ato veprime të ulëta, i bënin të tjerët(ka mundësi të nxitura prej tij), ndërsa,-të tjerët mund të flasin nëse kanë përjetuar tortura prej tij, këtë mund ta bëjnë nëse duan…,-ndërsa, nga aspekti i gjurmimim.-hetimit, Maxhuni ishte djalli vet; kur më pyeste mua, për 18 orë pandalshëm gjatë dy turneve, (kuptohet bashkë me kopukë të tjerë); -për “Shkup e për Shkodër”,ai mbante shënime,-bile, me arsye dyshoja që, po më incizonte me magnetofon kur flisja, për faktin që e vëreja, herë-herë kërrusej nën tavolinë, ashtu nuk rehatohej, goxha shpesh spurdhiste…,-nuk i zinte vendi… !

O kohë, o zakone!…

Tash, djali i tij Shpendi e ka postin e lartë hiç më pak se drejtor i policisë së Kosovës.

Regjimi i kuislingëve të Isë-Rrahman-Hashimit, nuk po dallon shumë nga e kaluara titisto-rankoviqiste; aktorët po dallojnë vetëm nga flokët, e thinjura dhe të zeza, -si vet veprat e tyre,-por jo nga origjinat dhe kokat që goxha keq…,-iu kanë marrë erë…

Tashmë, jemi dëshmitarë që edhe Shpend Maxhuni po e ndjekë vijën politike të babait, Enver Maxhunit, në ndjekje të rinisë protestuese atdhetare dhe të kombit shqiptar shqiptare të VV. Mbase, për këtë nuk është veç faji i tij, por paraprakisht i atyre që i japin urdhra kaq të ulët si servilët e klanit të Isë Mustafës, Skënder Hyseni që, policia politike “e Kosovës” të vërsulet kaq me egërsi, kaq pamëshirë ndaj bashkëkomasve të tyre dhe njëkohësisht të tregohet kaq e butë, kaq e mëshirshme ndaj serbo-kolonëve me ide çetnike, që po i vërsulen Kosovës rreth kufijve të saj, për të vijuar më tej me paraqitjet e tyre reaksionare gjer në brendi të saj!

Nëse ish-të burgosurit politikë, nuk morën nismën që të gjithë spiunët e ish-Jugosllavisë t´i denoncojnë së bashku për turpet dhe krimet e tyre,kjo klasë politike e ashtuquajtur, “demokratike” , do të duhej që, ata, ato por edhe bijtë dhe bijat e tyre, të mos i shpërblente me pushtet në Kosovë, madje në udhëheqje të institucioneve të saj. Duke u bazuar nga këto fakte me të drejtë mund të konstatojmë që Kosova e ka shpallur Republikën dy herë; por nuk e ka zbatuar si shtet shqiptar me sovranitet asnjëherë, përderisa deri sot duart e zgjatura të armikes Serbi, po e sundojnë popullin tonë, -për më keq; -“po ia masin dhe po ia presin “këmishën” për ardhmërinë e tij, me “Zajdenicën” famëkeqe, me Demarakcionin në kufi me Malin e Zi e të tjera maskarada politike reaksionare si këto…!

”Bukë e mëmëdheut i zëntë, tradhtarët e pabesë”
(Naim Frashëri)

Shperndaje ne

The Author

Fadil Shyti

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.