NJË TRASHËGIMI NGA LASHTËSIA – NJI FLAMUR KOMBËTAR

NJË TRASHËGIMI NGA LASHTËSIA

NJI FLAMUR KOMBËTAR

Fahri_1dahriJanë bërë shumë komente për shkrimin e botuar në gazetën Balkanweb të datës 13/02/2015,  nga nji figurë e rëndësishme në Kosovë, i cili mendon se: ”Ka kaluar koha e mendimeve për bashkimin kombëtar, ta duam flamurin e Kosovës”. Nisur nga kjo thënie, gjykova të jap një mendim lidhur me trashëgimitë e lashta që gëzon etnia shqiptare, prejardhje pellazgjike dhe ilire, tashmë e vërtetuar dhe e pranuar, por e padëshiruar jo vetëm prej popujve fqinj por dhe më gjërë, të cilët ndër shekuj kanë punuar e punojnë për fshehjen e këtij realiteti, duke filluar që me romakët dhe grekët. Nuk mendoj se autori i mendimit të mësipërme është i përgjegjshëm apo i ndërgjegjshëm për sa deklaron, ndofta niset edhe nga subjektivizmi dhe aktualiteti politik, ekonomik, social etj, që mbizotëron në të dy shtetet e të njëjtit popull etnik. Është e drejta e tij.  

Historikisht ka ndodhur që nga foleja e shëndoshë e bashkësive tona të dijetarëve, intelektualëve, bile dhe patriotëve, disa të fluturojnë për të gjetur rehati dhe begati në foletë e popujve të etnisë joshqiptare, si rrjedhojë e interesave vetiake të çastit, të natyrave të ndryshme, si të egoizmave karieriste, predikimeve fetare, humbjes së vetkontrollit, vetpërmbajtjes, mëndjemadhësisë pse jo dhe prej lodhjes, mohojnë prejardhjen, duke kaluar në kahje tepër të gabuara, që herë pas here dëmtojnë interesat mbarëkombëtare qofte edhe në rastet kur disa prej tyre, marrin përsipër të hedhin idera të cilat prekin drejtpërsëdrejti “zemrën e kombit”.

Dakortësia është e pranueshme, në se idea e bashkimit apo e mos bashkimit lidhet me kohën, kushtet që duhen arritur për realizimin e kësaj të vërtete që na është mohuar ndër shekuj, por që në ndërgjegjen kombëtare popullore nuk ka munguar, sepse gjaku i përbashkët i fiseve ilire është i trashëgueshëm dhe mbart genet e nji etnie fisnike, i prejardhur nga racë mbretërore, duke filluar nga mbretëria e Aleksandrit të Madh, Pirroja i Epirit, Teuta e Ilirisë, Gjergj Kastrioti mesjetar, e në vazhdim. Le të njihemi me disa deklarime domethënëse, të cituara nga elitat intelektuale:

Ja ç’farë vlerësimi ka shkruar për racën shqiptare Lamartini, poeti dhe politikani i madh francez: “Dihet se Homeri gjeti në Shqipëri Akilin, Greqia Alkesadrin e Madh, Turqia Skenderbeun, heronj nga e njëjta racë e nga i njëjti gjak.“

Vërtetësia e të qënurit racë mbretërore, nuk është nji dëshirë, përkundrazi ato na vijnë në ditët e sotme edhe si rrjedhojë e zbulimeve të dokumenteve të fshehura, të cilat po ndriçohen nga hulumtimet e bëra në terrin e mijëvjeçarëve, kryesisht nga studius të huaj, por të pavarur, sepse studiuesit të tillë duhet të jenë. Kështu:

  • Studiuesja italiane Lucia Nadin, ka zbuluar dhe përkthyer Testamentin e Aleksandrit të Madh, të cilin e ka paraqitur në hulumtimin shkencorë: “Statuti de Scutari, della prima meta del secolo XVI con le addizioni fino al 1469”, e cura di Lucia Nadin, giogno 2002, Romë. {Statutet e Shkodrës, në gjysmën e parë të shekullit XVI-ë me shtesa deri në vitin 1469″, nga Lucia Nadin, qershor 2002, Romë}. Citojmë nji pjesë të testamentit (me që nuk është shumë e njohur), letrën që Aleksandri i Madh i ka dërguar shkodranëve:

Unë Aleksandri, bir i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i monarkisë, krijues i Perandorisë Greke, biri i Zeusit, bashkëbisedues i Brahamanëve dhe i Pemëve, i diellit dhe hënës, triumfues mbi mbretëritë e Persëve e të Medëve, Zoti i Botës prej ku lind dhe ku perëndon dielli, nga Veriu në Jug, pinjoll (stërnip) i farës së shquar të popujve Ilirikë të Dalmacisë dhe Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen dhe përshëndetjet e mija dhe të të gjithë atyre që ndjekin sundimin e botës…..”.

  • Në vitin 168 para Krishtit, si rezultat i inkursioneve pushtuse të “Perandorisë Romake”, u shëmb mbretëria 300 vjeçare Ilire dhe gjithë Ballkani u pushtua nga romakët. Mbretëresha Ilire-Teuta, na ka lënë, jo vetëm trashëgiminë mbretërore por dhe lartësimin dhe respektin ndaj figurës së femrës Ilire.
  • Sipas Violeta Muratit, në Arkivin sekret të Vatikanit, fondi: Miscellanease, volumi XXXIX, dokumenti 2398, nga viti 1458 , gjindet Akti diplomatik, ku i jepet mandati Martin Muzakës, ambasador i Skënderbeut në Vatikan. Në këtë mandat, Skënderbeu quhet “Mbret”. Kështu, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, në letrën kredenciale të vitit 1458, që i dërgonte Papa Piu II të Vatikanit, ku emronte ambasodorin e tij, ka nënëshkruar në cilësinë e Mbretit të Arbërit. Gjergj Kastiroti, është mbreti i vetëm i kombit shqiptar me merita të dyfishta, gjë që nuk është patur në historinë e mbretërve në Europë.
  • Dihet, në kohën e Mesjetës, emërtimi maqedon i është referuar edhe shqiptarëve, kjo dëshmohet nga vula e përdorur prej Krerëve të Kuvendeve shqiptare të shek. XVI-XVII. “Stema e Shqipërisë pas vdekjes së Skënderbeut. Vula kancelarike e Krerëve të Kuvendeve shqiptare të shek. XVI-XVII. Dokumenti i parë i vulosur me atë vulë është i vitit 1593. Stema heraldike e Shqipërisë në këtë vulë është: Mbi një mburojë të kuqe, një shqiponjë e zezë dykrenare me koka të kurorëzuara; si dhe nga dy familjet shqiptare që janë pikërisht nga Maqedonia: njëra nga këto familje ishte Principata e Gropajve dhe familja tjetër Prosalend, që ishte nga Shkupi .

Vula qarkohet nga nji mbishkrim në latinisht: “Sigil. Regni. Macedonia. et. Albanie”.   {Sigil. Mbretëria. Maqedoni dhe Albania}. Kjo vulë kancelarike u përdor deri në vitin 1703 në kohën e Arbërit mbajtur në Mërkinjë të Lezhës.

•••

I.- Flamuri kombëtar, ka qënë dhe do mbetet Flamur Kombëtar, i cili përfaqëson fiset e lashta  kryesore: Dalmatët, “Dardanët”, “Arbënorët”, “Kaonët”,”Mollosët”dhe“Thesprotët”, me gjithë nënfiset e tyre përkatëse. Për këtë besoj nuk ka mendime ndryshe.

Dihet nga historia se krahas alternativave të tjera qëndron edhe ajo që dy fiset e mëdha në lashtësi, “Dorianët” dhe “Jonët”, vendosën të zëvëndësonin simbolin e tyre “Diellin”, me vendosjen e “Shqiponjës dy krenare”, e cila u ngjall e u rivlerësua nga heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti; vazhdoi ti rezistojë qindra viteve nën sundimet e huaja, duke u lyer me gjakun e fiseve shqiptare deri në ditët tona. Në këtë kuptim, Flamuri Kombëtar i shqiptarëve, ka fituar atë që quhet përjetësi, të cilën nuk mund ta çpërjetësojë askush, kushdo qoftë. Flamuri Kombëtar nuk mund të zëvëndësohet me asnji flamur tjetër.

Krejt ndryshe duhet kuptuar dhe trajtuar problemi me flamujt e shteteve, të cilët kanë vlera vetëm në dallimet ndërmjet shteteve, flamurë të ndryshëm kanë bashkitë, komunat, brenda shteteve, flamuj kanë skuadrat e ndryshme sportive, bizneset, bankat, etj, të gjithë këta flamuj janë simbole dalluese specifike dhe, të jemi realistë këta flamuj ndërrohen, apo ndryshojnë në kohë të ndryshme, për shembull flamuri i ish (BRSS-it) Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike, ishte ndryshe nga ai që ka sot Federata Ruse, ose flamuri i ish Republikës Jugosllave ka qenë ndryshe nga flamujt e repubikave të sotme si ajo e Serbisë, Kroacisë, Bosnjë-Hercegovinës, Malit të Zi, Sllovenisë, Maqedonisë dhe e Kosovës, etj; ka ndërrime flamujsh edhe sipas pikpamjeve politike. Në këtë kuptim, flamujt  jokombëtar janë të vartësive subjetive, të ndërrimeve organizative ndërshtetërore, politike, ushtarake, etj. ndërsa Flamujt Kombëtarë janë të pacënueshëm, ata kanë baza objektive dhe përfaqësojnë “Ndërgjegjen kombëtare” të çdo populli etnik, të cilët ndryshojnë edhe nga flamujt e shteteve të ndërtuar me filozofinë e ndërtimit të kombit mbi baza fetare.

Përfundimisht, Flamuri Kombëtar i shqiptarëve, është simbol për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen, ndërsa flamujt shtetëror, mbeten simbole dallues shtetërore, kanë vlerat e tyre, të cilët çdo shtet dhe padyshim çdo nënshtetas, detyrohet ti respektojë dhe vlerësojë për aq kohë sa ata janë të përcaktuar nga Kushtetutat e shtetit përkatës.

2100 vjet më parë Straboni: (Gjeograf dhe historian i antikitetit greko–latin), shkruante se ky popull (flitet për pellazgo-ilirët) në të vjetrat kohë ishte më i rrepti e më luftëtari e Shqiponja ishte pajtorja më e mirë për të. Atëherë që kur Zeusi nga pellazgo-ilirët nderohej si perëndi, faltoren e vetë e kishte në Dodonën e thesprotëve, pra në Çamëri. Ndërsa z. Agim Shehu në Gazeta “Illyria”, Nëntor, 2003, shkruan: “Dhe kështu me kalimin shkallë shkallë të paganizmit në monotheizëm, shqiponja nga simbol fetar u kthye në simbol kombëtar. Aq shumë u  përngjit ajo me njeriun vetë sa atij zuri t’ia mënjanonte tërë emërtimet e tjera, duke i lënë emrin e vetë përgjithësues “shqiptar” (biri i shqiponjës).

II.- Problemi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, apo i Shqipërisë me Kosovën, është problem i të ardhmes, situatat politike në të cilat ndodhemi, pengojnë që çështja të  shtrohet për zgjidhje, por asesi koha e mendimit për bashkim kombëtar nuk ka ikur. Nuk është problem dëshire i disa politikanëve, historianëve, analistëve apo dhe filozofëve, sepse, së pari e mbi të gjitha është problem kohor, i kohës së përmbushjes të shumë kushteve të domosdoshme dhe, njëri prej tyre është që Kosova të jetë anëtare e OKB-së, e pastaj kushtet e tjera, si pjekuria politike e liderve, ose më saktë krijimi i liderit unik shqiptar, i cili me gjasat e sotme, besoj jemi dakort të gjithë, kërkon shumë përgaditje elitare, intelektuale, ndërgjegje të lartë për përgjegjësira të rënda ndaj mbarë kombit, jashtë interesave politike, ekonomike dhe sociale, individuale dhe tarafeve, larg kultit të individit, larg mendjemadhësisë, pra, larg shumë gjërave të cilat sot na kanë mbërthyer e nuk i shkëpusim dot.

Kur do të jetë periudha e përmbushjes së aspiratave të kombit shqiptar?.

Koha, ashtu siç i shëron plagët, krijon edhe filiza të rinj jetese, sjell në jetë ndryshime të mëdha. Të mos rendim me shpejtësi, vetëm duke u inspiruar nga dëshirat, por të rendim me shpejtësi drejt plotësimit të kushteve përkatëse për të realizuar sa më shpejt dëshirat dhe vullnetin e padiskutueshëm të shqiptarizmës.

Këto mendime dëshirova ti ndaj me bashkëkombasit e mi. 

Nga: 

Fahri_1dahri

Itali, më 16/05/2016.

Shperndaje ne

The Author

Fahri Dahri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.