Jemi shqiptar me identitet europian !

vjosa_jone

Rastësisht më  ra  në “ duar “ ( e lexova ) një farë portali në gjuhën shqipe që po dilka në Zvicër ( Zyrih ); të iu them të drejtën u gëzova , thash me vete ndoshta janë me dritën ( e kundërta  e  territ ) dhe mbeta pa mend kur e pashë shkrimin “ Fundamentalizëm sekular ; të shkruar nga një farë vogëlushe e quajtur Vjosa Musliu .

Bukur si mirë po ia thoshte shkrimit ,dhe për dalje krah errësirës ishte shumë e fortë : dhe  mendova , ia ka shkruar dikush apo e ka shtirë dikush  ? Një lloj , kryesorja  duket se është e stimuluar për “barkqitje “ . Më dhimbset ! por edhe jo , dhe si e tha një miku im në një koment mu për shkrimin e saj: ” Një pikëpamje e tillë ka mundësi te dal nga gjenerata e fëmijëve asocial te Luginës apo Maqedonisë se Kimit, te cilët falen gjate orëve te mësimit atje, ose jetojnë ne getot asicialo-islamike te perëndimit ku bien pre e propagandës se imamëve nga vendet diktatoriale dhe humbin identitetin shqiptar-evropian. “

Këtu qëndron problemi . Dikur diaspora e mbante kombin në këmbë , me stimulime intelektuale duke e ia ngritur vetëdijen e humbur nga turku apo sllavi. Po sot , na botohen dialogjetplus dhe na shkruajnë vjosamuslitë dhe na e humbin edhe atë të voglën shpresë që shqiptarët e perëndimit do të na sjellin një frymë të re , ashtu si e dëshironte Faik Konica dhe të tjerët .
Të them që është marre që të rinjtë  shqiptar  (ndoshta edhe të lindur aty) , të Zvicrës të ndjellin errësirë  në kohën më të rrezikshme për ardhmërinë e kombit , dhe të na joshin opinionin me dallavere  të imamëve të paguar dhe të përgatitur posaçërisht për diasporë.

Zonjushës Musliu  po i pengojka që Kosova deklarohet dhe është properëndimore , demokratike , evropian dhe sekulare.  E  paska nxjerrë një termin të ri : : fundamentalistët sekular të Kosovës.

Ec e mere vesh këtë shqiptari se sa thellë iu është futur erdoganizmi në zemër , në kokë dhe iu shërben vetëm për ta shndërruar kombin dhe vendin e tij  të nderit në mesin e kombeve të merituara europiane.
Shkurt “ dialog.plus  “ dhe Vjosa Muusliu duan errësirë, shami , turki , mjekrrosha të ISIS-it dhe pantolla të shkurtë. Nuk mund ta pranojnë që “ moda e shamijave’ , “ferexheve” është vetëm e vendeve ekstreme arabe por e duan edhe ne  tokat shqiptare. E duan rigjallërimin e mortajës islamike , prapangecjen shekullore dhe qeshen e përqeshen me  “ fundamentalizmin sekular në Kosovë  i cili kërkon vetëm pro-europë  dhe pro amerikë “
Se sa erdoganistë janë “dialog.plus” dhe autorja e shkrimit shihet në kritikat që i bëhen një kohe të shkuar , të ndritshme për Turqinë ; kohen  e Ataturkut , te vitit 1923 , të programit të tij “ Turqia Europiane “ e cila e pati shkëputur Turqinë nga e kaluara osmaniste e kalifateve. Pra edhe Ataturku i Turqisë i pengon këta bukëshkalët  shqiptar të Zvicres. Marre !
 Këta të mjerë  në shkrimin e tyre na e citojnë Mehmet Krajen , i cili paska pas thënë “ Kosovaret kane problem te identifikohen me te kaluarën socialiste dhe të majtën në pergjithësi sepse në vetvete kanë frikë të identifikohen me ate që janë “ 
Të sigurtë jemi , i themi Vjosa Musliut e edhe Mehmet Krajes  se jemi shqiptar me identitet europian !

Fahriu_e_reja_foto

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.