T’I PËRKUJTOJMË DËSHMORËT!

ftesa_avdiu

Avdi_ibrahimi

Shkruan: Avdi Ibrahimi

Bafti Nexhip Haxhiu, Flurim Rrahman Rushiti, Salih Halim Zenuni, Astrit Hekuran Suli, Alirizan Selman Selmani, Beran Muhamet Gashi, Ejup Tafil Kosumi, Gani Hamdi Saramati, Safet Zeqir Peci, Sali Islam Saramati, Selver Bajram Maçkaj, Shpend Sefer Berisha, Xhelal Behlul Sopi, Abdurrahman Xhylbehar Gërdellaj, Zejnullah Rrahim Zena. Në nderim e respekt të dëshmorëve të rënë për liri e bashkim kombëtar të Atdheut Shqiptar, më 29 maj 2016 në ora 13.00, mbahet manifestim përkujtimor në Gorozhup të Hasit, nën patronatin e kryetarit të Komunës së Prizrenit Prof. dr. Ramadan Muja.

Atdhetarët, gjithnji luftuan për tu çliruar nga pushtuesi i huaj. janë këta atdhetarët, që nuk duan të jetojnë si skllevër, por duan të jetojnë me dinjitet jetën e tyre, duke trasheguar traditat e veta kombëtare, ku motivi për të luftuar për liri e të drejta kombëtare shqiptare thyen edhe armët më të sofistikuara të armiqve. Këta trima luftëtarë ishin njerëzit më idealist e të vendosur deri në vdekje për çështjen kombëtare shqiptare. Mbi këtë çështje madhore ata nuk vinin asgjë, as jetën, as familjen e tyre. UÇK-ja, që në fillim, ishte ushtri prej vullnetaresh nga të gjitha trojet shqiptare. Djemtë dhe vajzat shqiptarë e kishin për krenari, që ishin luftëtarë të këssaj ushtrie, sepse ata ishin të bindur se kjo luftë çlirimtare ishte e drejtë. Për këtë ata kishin guximin të luftonin ushtri me ushtri e jo me gra e fëmijë, me pleq e me plaka të pambrojtur, siç bënte ushtria dhe forcat speciale te policisë serbo-çetnike.

Tash e 17 vite më pare, me urdhër të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së në operacionin luftarak ”Shigjeta” në mbrëmjen e 25 majit 1999, brigadës 28-128 Sulmuese, dhe formacioneve tjera luftarake i jepet urdhër për të sulmuar pushtuesin serbo – malazez në hapsirat e kufirit shqiptaro – shqiptar në Gorozhup e Pashtrik të Hasit. Ku për 87 vjet më radhë pushtuesi jugosllav kishte mbjellur vdekje e urrejtje, dhe armiqësi ndërshqiptare. Të nesërmen, ende pa zbardhur mirë, gurët dhe drurët e Gorozhupit e të Pashtrikut do të jehonin krismat e papara ndonjëherë të armëve të UÇK-së, oficer e ushtar të Operacionit “SHIGJETA” tashmë ishin mësuar me krismat e armëve ku luftohej për jetë a vdekje, armiku ishte në tërheqje e panik, djemt e shqipës marshonin përpara… Atje, ne Gorozhup e Pashtrik, balle per balle me forcat serbe,

Dëshmorët e rënë në betejat e një pas njëshme të datave 26…27…31 maj 1999… gjeten vetveten, gjeten ate altar te shenjte ku do te shkruanin per jete emrin e vet, gjeten Gorozhupin e Pashtrikun ku do te donin te preheshin ne emer te nje ideali te perjetshem, siç është liria e kombit…Ne bashkëluftëtarët e dëshmorëve të rënë vazhduam luftën pa u ndalur deri më 12 qershor 1999, kështu ne mbajtëm premtimin shokëve Epopeja e Gorozhupit e Pashtrikut do të mbahet mend dhe mbetet në faqet më të ndritura të historisë për faktin se është thyer miti i pathyeshmërisë së kufirit shqiptaro-shqiptarë.

Rënia e tyre heroike, sado e dhembshme, luftëtarët e lirisë nuk i demoralizoi, por përkundrazi na nxiti të luftonim më të bashkuar që të arrinim drejtë qëllimit të lartë. Gjaku i bashkëluftëtarëve tanë u bë shkëndijë drite e fitoreve të reja. Ata jetuan dhe ranë për çlirimin dhe bashkimin e tokave shqiptare nga zgjedha shekullore sllave. Unë as nuk isha në gjendje të hapja fletoren e shënimeve, as nuk mund t`i mbaja lotët që më rridhnin faqeve…

Dhembja për shokët e rënë në fushën e nderit, ndoshta t’i nxjerr lotët, por ta shton dashurinë për njeriun, për tokën, për lirinë, kisha shënuar diku në një fletë të fletores së shënimeve.

lapidari_avdiu

LAVDI E PËRJETSHME DËSHMORËVE QË RANË PËR ÇLIRIM DHE BASHKIM TË TOKAVE SHQIPTARE NË OPERACIONIN “SHIGJETA” NË PASHTRIK!

 

Shperndaje ne

The Author

Avdi Ibrahimi

Autori ish- Z.kom i Brigadës 128. ZOP

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.