T`ia heqim maskën Rexhep Qosjes !

maska_qosjes02

Akademikë, intelektualë, shkrimtarë e politikanë në vendin tonë përpiqen t’i mveshin shqiptarëve një identitet sipas interesit të tyre apo me justifikimin “për të mirën e kombit” duke kamufluar të vërtetën, e cila mund të jetë shumë më e lehtë për t’u kuptuar dhe akoma më pak e komplikuar nga ç’paraqitet. Njëra palë mbështet idenë apo teorinë e shqiptarëve me identitet evropian (në kërkim të modernizimit dhe evropianizimit të Shqipërisë), a thua se “kontinenti mëmë” nuk na pranon në gjirin e saj nëse nuk kemi identitet evropian?! Ndërkohë që nga ana tjetër, një palë tjetër ngulmon në identitetin lindor të shqiptarëve, të kushtëzuar nga ngjarjet dhe rrethanat historike, në kushtet kur mbi 70% e shqiptarëve i përket besimit islam (i ardhur nga lindja). ( shkruante një farë Ferit Lika )

Shqiptarët nuk janë në kërkim të një identiteti  . Shqiptarët kanë identitet , kanë identitet mijëra vjeçar .

Prandaj , ata që kërkojnë të na mveshin një identitet tëri të kotë e kanë. Para  jo shumë kohësh akademiku Qose, theksonte rolin e Islamit në formimin e identitetit tonë kombëtar. Sipas tij ekzistojnë disa nënidentitete, pjesë e të cilave edhe ai fetar-mysliman, që të bashkuar përbëjnë një identitet kombëtar të vetëm.

Derisa flamuri i Lituanisë , për nga vjetërsia e flamujve më të vjetër të Europës është i dyti ( 1280 ), flamuri i Shqipërisë është i renditur i pesti  më i vjetri në Europë (1443 ).

Pra ,kemi identitet !

(The Flag of Albania consists of a red field (background) with a black two-headed eagle in its center. The first sighting of Albania’s flag was on on November 28, 1443, when Skanderbeg (George Kastrioti), the national hero of Albania, raised his flag over the fortress of Krujë in defiance of the Turks who ruled the country.)

Qosja duhet kërkuar falje :” Akademik Qosja përmend se janë 5 milionë shqiptarë muslimanë dhe se mbi 60 për qind e popullit shqiptar i takon fesë islame. Por kush e ka bërë këtë regjistrim demo-fetar të shqiptarëve, për të mbërritur deri tek këto statistika? Regjistrimin e vetëm fetar të shqiptarëve e ka bërë qeveria mbretërore dhe e ka botuar T. Selenica në vitet 1930-1931. Në atë kohë, të gjithë shqiptarët, në tërë hapësirën e tyre historike, nuk ishin më shumë se 2.5 milionë. Si mund të arrihet në të tilla përfundime dhe të paraqitet identiteti kombëtar shqiptar si “identiteti i një populli islamik” pa të dhëna më të reja? “ (Alblexus: Punime dhe esse )

Qosja në shërbim të dikujt e trajtonte identitetin kombëtar sikur të ishte një bashkësi që përmbledh shumë nënbashkësi, ndërkohë që duhet të mbetet një dhe i pandashëm. Sipas tij, “ka identitet shqiptar e identitet kosovar, identitet tosk e identitet gegë, identitet islamik e identitet të krishterë“ Me pak fjalë, sipas tij identiteti mund të jetë i shumëfishtë. Por ku do të na conte një identitet kombëtar i shumëfishtë? Drejt një traume të madhe që do ta depersonalizonte bashkësinë etnike dhe do të përjashtonte homogjenitetin kombëtar.

Ky është dëmi më i madh që mund t’i bëhet një bashkësie kombëtare.

Dhe me këte ia dha zemër dreqit e fatkeqit , analfabetit dhe akdemikut , serbit dhe turkut , grekut dhe dreqit ; dhe tani na heshtë si një dash që mendonte që është dashi kopesë së deleve  të pa ngritura . Edhepse e pa  që në botën shqiptare kemi edhe luaj të kombit , ai nuk zbrapset se paku me një pëndim me shkrim .

Qosja e di fortë mirë “ “Prej fillimit të viteve 1990 shqiptarët i kanë provuar të gjitha llojet e krizave: krizën e sistemit shoqëror, krizën e qeverisjes, krizën e rrënimit ekonomik, krizën e shpërbërjes së institucioneve shtetërore, krizën e vlerave morale. U kishte mbetur pa provuar edhe kriza e identitetit. Gjatë këtyre viteve Shqipëria pësoi disa valë mërgimi masive.

Fillimisht Shqipëria dhe Perëndimi ishin të panjohur me njëri-tjetrin, sepse që në fund të mesjetës dhe fillim të sundimit osman nuk kishte patur më valë të mëdha emigrantësh. Edhe atëherë shumë shqiptarë emigruan dhe populluan Italinë e jugut duke u bërë për ta Felix Italia. Ndërsa në shekullin e 15 emigruan familjet më të pasura shqiptare duke cuar një imazh të respektuar të Gjergj Kastriotit, që kishte shpëtuar qytetërimin perëndimor nga rreziku osman, në vitet 1990 u larguan fillimisht më të paduruarit të cilët morën me vete një imazh të shëmtuar dhe të dhunshëm të shqiptarëve.”

Në vitet e pasluftës së Kosovës lindi dyshimi nëse Shqipëtarët kishin një fytyrë europiane apo jo. E Qosja e futi edhe më shumë dyshimin.

Qosja e dinte fortë mirë se, islamizmi ndër shqiptar është një dukuri e ardhur dhe e trashëguar për shkak të faktorëve historikë të kohës, prandaj shqiptarët nuk mund të karakterizohen si popull islamik. Për shkak të një “keqinformimi”, imazhi i shqiptarëve nuk është i saktë në sytë e popujve të tjerë.Dhe Qosja prapë hesht. 

“Debati rreth identitetit evropian të shqiptarëve mund të vihet në hulli të drejtë, vetëm pasi t’i përgjigjemi pyetjes: Çfarë kuptojmë me identitet? Për të kaluar tek pyetja tjetër: Çfarë kuptojmë me identitet shqiptar? Për të arritur pastaj tek pyetja e fundit: Çfarë kuptojmë me identitet evropian?”

Por nuk ka nevojë të bisedohet sepse shqiptarët e kanë identitetin e vet shqiptar, europian ,të civilizuar dhe të konsoliduar nëse jo më herët atëherë kur Skenderbeu me 28 Nëntor 1443 e ngriti flamurin në Krujë .  

Prandaj Rexhep Qosja hiqe maskën dhe thuaje troç !

Fahri_xharra_fjalimi

Fahri Xharra,07.07.16
Gjakovë

 

Shperndaje ne

The Author

Fahri Xharra

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.