SAMI FRASHËRI KA THËNË….

SAMI_FRASHERI_pahind 

prof_Zymer Mehani

Shkruan: Prof. Zymer Mehani

Kur e pyetën rilindasin dhe patriotin Sami Frashëri se si mund ta flakin tej zgjedhën turke , shqiptarët , ai tha:
“Turqia me dashuri e me mirësi s’jep gjë kurrë . Prandaj edhe shqiptarëve… me hir s’u ka për të dhënë gjë. Shqiptarët duhet t’ua marrin turqve me pahir ato që duan”.

E drejta dhe fuqia

Kur shkroi veprën e tij “Shqipëria ç’ka qënë , ç’është e ç’do të bëhet”, e pyetën Sami Frashërin :
A do të jenë të zotët shqiptarët ta mbajnë e ta ruajnë veten ?
Sigurisht – u përgjigj ai ! Dy gjëra duhen në këtë jetë për të ruajtur e mbajtur me nder atë që të takon : e drejta dhe fuqia . Dhe këto populli shqiptar i ka .

Me hir e me pahir

Duke iu përgjigjur pyetjeve të disa gazetarëve të huaj në Stamboll nëse qeveria osmane do t’ia jepte Shqipërisë reformat e premtuara , Sami Frashëri u tha :
“Porta e Lartë me dashuri e me mirësi nuk të jep gjë kurrë . Ajo e do më mirë humbjen e Shqipërisë e ta ndajë në mes armiqve që na rrethojnë , se sa t’ua lërë shqiptarëve ta ndreqin e ta lulëzojnë .
Prandaj meqë sulltani me hir s’ka për të na dhënë gjë , shqiptarët duhet t’ia marrin atij me pahir . Ta kërkojmë me fjalë , por gjithmonë duke mbajtur në dorë pushkën plot”.

Armiqtë do ta kenë të vështirë të harrojnë

Kur e pyetën Sami Frashërin në vitin 1899 përse u jepte kaq rëndësi alfabetit të gjuhës shqipe , librave dhe përhapjes së tyre , kur kjo gjë mund t’u sillte rreziqe të mëdha nga ana e qeverisë osmane , ai u përgjigj :
U jap rëndësi sepse nuk mund të ketë Shqipëri pa shqiptarë , nuk mund të ketë shqiptarë pa gjuhë shqipe , pa shkronja shqipe e shkolla në të cilat të mësohet shqipja . Kur t’i kemi të gjitha këto , armiqtë do ta kenë të vështirë të harrojnë se populli shqiptar është zot i këtij vendi .

Shperndaje ne

The Author

Prof. Zymer Mehani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.