U ngjita lart në dorën
e statujës së Lirisë,
dhe po vështroja kah qielli
atje ku më buzëqeshte Dielli.
Por çuditësht buzëqeshja ime
në buzë se çmë ngriu,
thellë në shpirtë e zemër
një dhimbje më mbiu.
Me vajë në buzë
po i flisja Perendisë,
qe një statujë Lirie
t’i dhurohet shqiptarisë.
Ta kemi edhe ne një të tillë
me simbolin e Lirisë
qe dorën ia zgjatë qiellit,
e rrezet ia merrë Diellit.
T’ia shpërndajë gjithë Shqipërisë
dhe gjithë trojeve tona,
sepse derdhëm shumë gjak
prandaj e kemi hak.
Zbrita nga ajo dorë
e ngritur drejt qiellit,
por mendja më mbeti
te trojet e Atdheut!
Një zë më erdhi nga qielli
po më buzëqeshte Dielli,
do ta keni edhe ju moj mike
kur ta bashkoni Shqipërinë Etnike!
Faleminderit i thashë
me buzëqeshje Diellit,
e meritojmë edhe ne
jemi gjaku i Skenderbeut!
Një statujë Lirie
do ta ketë shqiptaria,
kur të gjitha trojet
i pëqafon nënë Shqipëria!
